Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Minstria theksoi se ngjarjet që Xhixho i përmendi i dënojnë dhe se kanë marrë masat konkrete. Sipas saj mund të ketë drurë të shtrembër por kjo i bën ata të reflektojnë, për të kaluar në një filtër tjetër çdo përgjegjës në sistemin arsimor. Manastirliu shtoi se ata jo vetëm që kanë marrë masë, por kanë ngritur edhe një sistem të verifikimit të çdo punonjësi.
TIRANË- Deputetja Erisa Xhixho në seancën plenare të ditës së sotme ka thirrur në interpelancë ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu. Gjatë kësaj interpelance ajo i listuar disa nga problemet që sipas saj, ka sot sistemi shëndetësor. Pas fjalës së Xhixhos Manastirliu i është përgjigjur asaj duke u shprehur se të gjitha çështjet qe ajo preku janë duke u bërë në rritjen e cilësisë.
Ministria Manastirliu shtoi se ata premtuan se do rrisnin rrogat e mësueve dhe këtë e bën realitet në këtë mandat. Ajo më tej u shpreh se ata kanë ndërtuar një sistem të ri dhe kjo skemë parashikon shpërblime për mësuesit e kualifikuar dhe mësuesit mjeshtër.
Minstria theksoi se ngjarjet që Xhixho i përmendi i dënojnë dhe se kanë marrë masat konkrete. Sipas saj mund të ketë drurë të shtrembër por kjo i bën ata të reflektojnë, për të kaluar në një filtër tjetër çdo përgjegjës në sistemin arsimor. Manastirliu shtoi se ata jo vetëm që kanë marrë masë, por kanë ngritur edhe një sistem të verifikimit të çdo punonjësi. Ajo theksoi se këtë vit janë regjistruar në portal 1969 mësues, lista e pritjes së mësuesve në portal është rreth 9000.
Fjala e Manastirliut:
Të gjitha çështjet që ju parashtruat doja t’i prekja dhe të përmendja atë që ne jemi duke bërë për rritjen e cilësisë, mbështetjen e mësuesve, gjithëpërfshirjen e nxënësve në çdo skaj të vendit dhe masat që jemi duke marrë në reflektim të vlerësimeve ndërkombëtare. Një ndër çështjet që ju më ftuat nuk e cekët, se nuk ju pëlqejnë të vërtetat, sepse ajo që bëni është kapja e një rasti dhe përgjithësimi i tij, por dua të ndalem te trajtimi financiar i mësuesve që kulmoi këtë muaj me pagën mesatare të mësuesve që arriti 950 euro.
Premtuam se do t’i rrisnim pagat e mësuesve me 40 për qind dhe këtë mandat e kemi bërë realitet. Do të vazhdojmë me mbështetjen. Përfitojnë mësuesit dhe edukatorët. Rritja e mësuesve do të jetë mesatarisht 18 mijë lekë në muaj. Kemi ndërtuar një sistem të ri. Kjo skemë e re parashikon shpërblime për mësuesit e kualifikuar dhe mësuesit mjeshtër. Kjo skemë e re, që vjen në kuadër të zhvillimit profesional, krijon mbështetje në karrierën e tyre, që bën të mundur një përmirësim cilësor dhe realizon rritje në shkallët e kualifikimit, duke nxitur dhe zhvillimin profesional të mësuesve.
Kjo do të ndikojë në orientimin efikas të nxënësve drejt karrierës. Skema ka bërë të mundur përfshirjen e universiteteve. Ndërtuam si një reagim ndaj vlerësimi i Pisa-s një plan për t’iu përgjigjur këtyre sfidave. Të mos harrojmë që Shqipëria u prek nga tërmeti në 2019 që shkaktoi dëme të mëdha në disa shkolla dhe 50 për qind e nxënësve që morën pjesë në Pisa vijnë pikërisht nga këto zona të prekura. Në uljen e performancës ndikoi edhe pandemia, duke dhënë rezultatet për të gjitha vendet. Pisa është pasqyruese momentale, ndaj ne reaguam menjëherë përmes masave konkrete.
Folët edhe për disa tekste, ne po vlerësojmë efektet e kurrikulave të reja, po bëjmë modernizimin e kurrikulës, me qëllim nxitjen e mendimit kritik. Integrimi i teknologjisë dhe informacionit po ashtu është prioritet yni, kemi mundësuar që 300 shkolla të sigurojnë marrjen e njohurive digjitale për fëmijët që në klasë të parë.
Fakt që sot pagat e mësuesve janë më të larta, kushtet e punës po ashtu, mësuesit futen në punë nëpërmjet një portali, ku mësuesit aplikojnë direkt. Përmendët edhe disa ngjarje që ne i dënojnë. Ndaj, kemi përcaktuar masa konkrete, ku është vendosur që asnjë i dënuar nuk mund të rivendoset në arsim. Por, që mund të ketë drurë të shtrembër, na bën jo vetëm të reflektojmë, por për të kaluar në një filtër tjetër çdo përgjegjës në sistemin arsimor. Jo vetëm kemi marrë masë, por kemi ngritur edhe një sistem të verifikimit të çdo punonjësi. Këtë vit janë regjistruar në portal 1969 mësues, lista e pritjes së mësuesve në portal është rreth 9000. Nuk mund të flasim për braktisje.
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka renditur disa nga skandalet që kanë ndodhur me arsimin në vend. ...
Fotot ANGLI- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka publikuar fotot nga samiti i Komunitetit ...
Kuvendi TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projekt-deklaratën për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë. ...
agron gjekmarkaj TIRANË- Në diskutimet e zhvilluara sot në Kuvend, për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë, deputeti i ...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kërkuar 15 minuta pushim në Kuvend. Pas diskutimeve n...
mesila doda TIRANË- Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka mbajtur fjalën e saj në Kuvend gjatë diskutimeve që po zhvillohen p&e...
Bledi Cuci TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Bledi Çuçi ka deklaruar se mazhoranca është ...
dashamir shehi TIRANË- Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, përshëndeti nismën p&eum...
kuvendi TIRANË- Në kuvend po diskutohet projektdeklarata “Për forcimin e bashkëpunimit me Republikën e Greqisë dh...
Kalaja TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme n&...