LIVE UPDATES
Politike

"Investime në industri, arsim e shëndetësi…"/ 16 marrëveshje mes Shqipërisë e Italisë, Rama: Mbledhja praktikisht përmbylli një sërë procesesh diskutimesh dhe bashkëpunimesh

Më tej, kryeministri përmendi marrëveshjen me grupin “San Donato’ për të sjellë në QSUT ekselencën e San Raffaele di Milano për të ndërtuar një spital privat të një game shërbimesh dhe të një cilësie shumë të lartë, si dhe hapjen në Shqipëri të universitetit Vita- Salute që është universitet ndër më të mirët e mjekësisë në Europë.

13 Nëntor 2025, 20:19 Nga E. D
"Investime në industri, arsim e shëndetësi…"/ 16
pamje nga intervista

ITALI- Kryeministri Edi Rama ka specifikuar marrëveshjet e bashkëpunimit me shtetin italian.  I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Rama përmendi kompaninë “Enin” që operon në disa fusha të kërkimit të naftës dhe të gazit në Shqipëri.

Më tej, kryeministri përmendi marrëveshjen me grupin “San Donato’ për të sjellë në QSUT ekselencën e San Raffaele di Milano për të ndërtuar një spital privat të një game shërbimesh dhe të një cilësie shumë të lartë, si dhe hapjen në Shqipëri të universitetit Vita- Salute që është universitet ndër më të mirët e mjekësisë në Europë.

Pjesë nga intervista: 

Sokol Balla: Zoti kryeministër, përtej anës protokollare dhe sigurisht imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë që për herë të parë ulet më pozita të barabarta me një qeveri të një vendi të BE-së. Nga ana konkrete, marrëveshjet që u nënshkruan, çfarë janë?

Edi Rama: Kjo është një tjetër vlerë e shtuar e takimit sepse përtej fuqisë së jashtëzakonshme simbolike që ka takimi sepse patjetër që është e rëndësishme. Përtej një vulosje të lartësisë të dinjitetit që ka sot Shqipëria ndërkombëtarisht dhe që ky lloj takimi, në këtë lloj formati e konfirmon përtej thellimit të një partneriteti strategjik që është kyç për Shqipërinë në shumë aspekte.

Mbledhja praktikisht përmbylli një sërë procesesh diskutimesh dhe bashkëpunimesh për marrëveshje konkrete në fusha të ndryshme që janë marrëveshje me financime, që janë marrëveshje me programe zhvillimi, që janë marrëveshje me ngritje kapacitetesh dhe jo rastësisht përmenda marrëveshjen për krijimin e një kompanie të përbashkët mes njërës prej ekselencave më të njohura të Europës në industrinë navale siç është Fincantieri dhe kompanisë sonë të re Kajo.shpk për të ngritur kantierin e ndërtimit dhe të riparimit të anijeve në Pashaliman. Pash pak të gjithë studimin për këtë projekt dhe në vitin 2031 parashikohet që kjo kompani e përbashkët të krijojë një vlerë prej 400 milion eurosh në një vit.

Sokol Balla: Në fakt kjo është e rëndësishme pasi edhe nga kontaktet me burime diplomatike italiane ata janë të shqetësuar për faktin që pavarësisht se Italia siç e tha dhe presidentja Meloni, Italia është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë kur vjen puna tek investimet e mëdha serioze, ato që krijojnë vende të mëdha pune, apo krijojnë burime të tjera financiare siç thoni dhe ju që në vitin 2031 me 400 milion dollar vetëm nga një firmë ndërtimi  apo kantier ndërtimi anijesh, në Shqipëri praktikisht këto mungojnë.  Ndërkohë që Italia ka kompani të mëdha si Eneli apo të tjerat që mund dhe duhej të kishin investuar më herët në Shqipëri. Ndërkohë që investimet italiane në Shqipëri janë… në total ndoshta përbëjnë atë që tha Meloni por faktikisht këtu nuk ka investime të mëdha serioze, domethënë në Shqipëri.

Edi Rama: Kompanitë italiane ose më saktë industria italiane ka një profil të vetin në shtrirjen jashtë Italisë, që nuk karakterizohet nga agresiviteti po themi në kuptimin e shtrirjes. Por nga ana tjetër është e vërtetë që ne mund të kishim dhe duhet të kemi më shumë dhe për këtë duhet ndihma dhe mbështetja e qeverisë italiane dhe duhet vëmendja dhe besimi i kompanive të mëdha.

Ndërkohë që mos të harrojmë që në kemi prej disa vitesh në Shqipëri “Enin” që operon në disa fusha të kërkimit të naftës dhe të gazit në Shqipëri dhe ne ndërkohe jemi duke përmbyllur një marrëveshje shumë të rëndësishme strategjike me një grup të madh italian që është grupi “San Donato’ për të sjellë në QSUT ekselencën e San Raffaele di Milano për të ndërtuar një spital privat të një game shërbimesh dhe të një cilësie shumë të lartë dhe për të sjellë po ashtu dhe universitetin Vita- Salute që është universitet ndër më të mirët e mjekësisë në Europë. Kështu që gjërat janë duke shkuar në drejtimin e duhur dhe potenciali është i madh dhe tanimë dhe rrugët janë shumë më të qarta dhe shumë më të drejta për të parë në të ardhmen e afërt prezencë më të madhe dhe të kompanive italiane.

Sokol Balla: A nuk ka ardhur momenti, në këtë pikë ku janë raportet mes dy vendeve që qoftë Shqipëria ti ofrojë Italisë favore për të lehtësuar investimet e tyre, por nga ana tjetër që ju të shtoni presionin ndaj qeverisë Italiane me të cilën keni këto raporte që keni sot që dhe Shqipëria të marrë në një farë mënyre statusin e privilegjuar përsa i përket investimeve italianë. Pasi siç u pa dhe nga dita e sotme, kostot janë më ulëta duke filluar që nga gjuha.

Edi Rama: Ne kemi një nga investimet më të mëdha që bën vetë Italia dhe që jemi dhe ne pjesë së bashku me Emiratet e Bashkuara për të interkonjeksionin me Italinë, gjë që lidhet dhe me krijimin e kapaciteteve të reja të prodhimit të energjisë së gjelbër në Shqipëri. Fillojmë këtë proces në një kohë jo shumë të largët sepse po mbaron faza e parë e projektit dhe po ashtu jemi në diskutime dhe për të ngritur dhe një Dava Center të fjalës së fundit./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet