Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot me zë e figurë që Irani ka sulmuar të dhënat e shtetit shqiptar. Ndaj i jep 24 orë kohë trupës diplomatike të Ambasadës së Iranit që të largohet nga vendi ynë. Sipas Ramës, Irani kishte kontraktuar 4 grupe për të kryer sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë. Mes tyre edhe një grup që ka sulmuar më parë edhe vende të tjera. Pak orë më vonë, ambasada ka nisur përgatitjet për t’u larguar. Trupi diplomatik është filmuar duke bërë lëvizje brenda ambasadës për tu bërë gati për tu larguar. Madje raportime pati se po digjen dhe dokumente brenda ambasadës. Zona është e rrethuar nga efektivë policie. iranian i janë dashur shumë pak orë për të përgatitur plaçkat për t’u larguar. Kjo shkëputje politike ka sjellë edhe reagime. Vetë Irani mohon të ketë gisht në sulmin kibernetik që i është bërë shqiprisë, por SHBA e Britania e Madhe kanë mbështetur palën shqiptare. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e konsideroi të vonuar reagimin e Ramës.
20 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Në ambientet e ambasadës që ndodhet në rrugën “Mustafa Matohiti” raportohet se shihet një dritë në formë flake. Bëhet fjalë për zonën brenda godinës. Ende nuk dihet ende se çfarë po ndodh aty, por raportohet se po digjen dokumente në fuçi që janë futur brenda ambasadës përmes një kamionçine. Gjithashtu mësohet se dy oficerë policie, një i repartit “Shqiponja” dhe tjetri i Forcave të Rendit janë paraqitur në zyrat e ambasadës.
Ambasada iraniane ka 24 orë afat për tu larguar nga vendi, ultimatum i bërë nga kryeministri Edi Rama këtë mesditë pasi shkëputi marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Ai konfirmoi sot me zë e figurë që Irani ka sulmuar të dhënat e shtetit shqiptar. Sipas Ramës, Irani kishte kontraktuar 4 grupe për të kryer sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, ngjarje e ndodhur gjatë muajit korrik, ku shërbimet online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht.
TIRANË- Sipas ekspertëve amerikanë të sigurisë, sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë ka lidhje me strehimin në Shqipëri të grupit opozitar iranian MEK. Për ta nuk ka dyshim që Irani qëndron pas sulmit të 15 korrikut. Gazetari i Zërit të Amerikës, Artan Haraqija bisedoi me ekspertët John Holtquist, që më parë ka punuar për qeverinë amerikane lidhur me sigurinë kibernetike dhe tani punon për kompaninë “Mandiant”, ku merret me ruajtjen e të dhënave të inteligjencës, si dhe me ekspertin tjetër, Amir Rashidi, nga organizata “Miaan”, specialist për censurën iraniane të internetit, sulmet kibernetike dhe prirjet e sigurisë.
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë nuk është aspak befasi, vlerësojnë ekspertët e intervistuar nga Zëri i Amerikës dhe ka të bëjë me faktin që Shqipëria ka strehuar grupin disident iranian MEK. John Holtquist, ekspert i ruajtjes të të dhënave nga kompania “Mondiant”, thotë se informacioni i konfirmuar sot nga kryeministri shqiptar, Edi Rama është ditur që nga muaji gusht, kur kompania për të cilën ai punon publikoi një raport që fajësonte Iranin.
“Në fillim të gushtit kemi nxjerrë një raport ku themi se Irani qëndronte pas sulmit ndaj Shqipërisë. Në atë kohë askush nuk e dinte se kush e bëri sulmin, ndërsa Irani ndërmori masa që sulmi të dukej sikur ishte kryer nga një grup “hakerësh” e jo nga shteti iranian” tha për Zërin e Amerikës John Holtquist nga “Mondiant”.
Sulmi kibernetik u nis më 15 korrik, ndërsa tre ditë më pas qeveria shqiptare njoftoi se për shkak të sulmit “janë mbyllur përkohësisht qasjet tek shërbimet publike që ofrohen përmes internetit dhe tek shërbimet tjera të qeverisë”.
Më 22 korrik, në ekranet e kompjuterave, që tani ishte bllokuar nga sulmi kibernetik, u paraqit ky mesazh:“Pse duhet të shpenzohen taksat tona në dobi të terroristëve të DURRËSIT?” duke lënë të kuptohet se rasti kishte të bënte me strehimin në Shqipëri të mijëra pjesëtarëve të grupit muxhahid iranian “MEK” (Mujahedeen-e-Khalq).
Disidentët iranianë ndodhen të strehuar në qytezën Manëz, në qarkun e Durrësit.
Më 23 dhe 24 korrik aty ishte planifikuar të mbahej konferenca “Samiti Botëror i Iranit të Lirë” ku pritej të merrnin pjesë kundërshtarët e udhëheqjes së Republikës Islamike të Iranit. Samiti megjithatë nuk u mbajt për shkak të një “kërcënimi të një sulmi terrorist”.
Amir Rashidi nga organizata “Miaan” ekspertiza e të cilit përfshin edhe sulmet kibernetike të Iranit, thotë se Irani në fakt u hakmorr ndaj sulmeve kibernetike që më parë u kryen ndaj Iranit dhe për të cilat përgjegjësinë jo zyrtarisht e morrën muxhahedinët e MEK-ut.
“Ka pasur sulme ndaj pompave të gazit, industrisë së çelikut të Iranit në të kaluarën, sulme këto që jo vetëm e dëmtuan sektorin financiar të atyre industrive, por edhe reputacionin e Iranit. Nuk më befasoi fare që Irani deshi të përgjigjet ndaj këtyre sulmeve kibernetike. Shumicën e kohës anëtarët e MEK-ut, jo zyrtarisht, kanë marrë përgjegjësinë” tha në intervistën për Zërin e Amerikës, zoti Rashidi.
Ai shtoi se duke i strehuar disidentët e MEK-ut, Shqipëria po u ofron përkrahje njerëzve që e kanë sulmuar Iranin.
“Kryeministri shqiptar tha se sulmi iranian tentonte të vidhte informacione dhe të shkaktonte dëme në infrastrukturë. Vjedhja e informacionit ndoshta ka të bëjë me përpjekjet e Iranit që të gjejë identitetin e anëtarëve të MEK-ut ndërsa sulmet ndaj infrastrukturës kanë të bëjnë me një lloj përgjigje iraniane ndaj Shqipërisë”
Eksperti amerikan, John Holtquist nga kompania “Mandiant” e vlerëson si “shumë të fuqishëm” reagimin e qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Teheranin.
“Ne kemi bërë shumë gjëra në këtë hapësirë që t’iu kundërvihemi vendeve si Irani, apo Rusia dhe shumë nga këto veprime nuk kanë pasur rezultat. Ne jemi në një vit zgjedhor në SHBA dhe presim që Irani dhe Rusia të veprojnë siç kanë vepruar më parë. Nuk besoj se do të ndalojnë me këto veprime. Ndoshta një veprim i tillë kaq i fuqishëm(i qeverisë shqiptare), siç bëri Shqipëria, ndoshta i nxit ata t’i ri-mendojnë veprimet e tyre” tha zoti Holtquist.
Eksperti tjetër i sigurisë kibernetike me grupin “Miaan”, Amir Rashidi, nuk beson që vendimi i sotëm i qeverisë shqiptare do e ndalojë Iranin të bëjë sulme të tilla në të ardhmen.
“Shqipëria nuk është një vend që Irani e sheh si një shtet me të cilin ka nevojë të ketë komunikim me ta, nuk është një shtet si Franca, apo Britania. Pra Irani nuk do t’ia dijë për pasojat dhe nuk besoj se këto sulme do të ndalojnë”.
Ndërsa zoti Holtquist thotë se vendet e vogla anëtare të NATO-s, duket se janë vënë në shënjestër të sulmeve kibernetike kohët e fundit.
“Ka pasur dy sulme deri tani, që janë bërë ndaj vendeve të vogla të NATO-s. Ishte sulmi ndaj Malit të Zi, ndonëse ai nuk duket se është bërë nga Irani, por kjo tregon se këto vende të vogla ndeshen me sfida për të përballuar këtë sulme”.
Sipas zotit Holtquist “duhet kuptuar se kjo luftë nuk bëhet vetëm” dhe se në këtë përballje “Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë shumë” duke përfshirë sektorin privat dhe industrinë e sigurisë kibernetike.
Marrë nga VOA
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilr Meta, ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik të Iranit ndaj vendit tonë. Me anë të një postimi në Tëitter Meta e quajti sulmin shkelje të sigurisë kombëtare si dhe u shpreh se e dënon me forcë.
Meta shtoi se ngjarja duhet të nxisë vigjilencën, përgatitjen dhe bashkëpunimin serioz të Shqipërisë me NATO dhe BE-në, në marrjen e të gjitha masave për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe vendit.
"Dënoj edhe një herë me forcë shkeljen e fundit të sigurisë kombëtare të Shqipërisë nga Republika Islamike e Iranit. Reagimi i sotëm i qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike është korrekt por shumë i vonuar. Sulmi kibernetik dhe qëllimi keqdashës nga ky vend duhet të nxisin vigjilencën, përgatitjen dhe bashkëpunimin serioz të Shqipërisë me NATO dhe BE-në, në marrjen e të gjitha masave për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe vendit", shkruan Meta.
POSTIMI I KREUT TË PL:
1/2 I once again strongly condemn the recent violation of Albania’s national security by the Islamic Republic of Iran. Today’s reaction of the Albanian government on the severance of diplomatic relations is correct but very late.
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) September 7, 2022
2/2 The cyber attack and malicious intent from this country should encourage increased vigilance, preparation and serious cooperation of #Albania ëith @NATO and the EU, in taking all measures to guarantee the safety and protection of the citizens and country.
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) September 7, 2022
TIRANË- Diplomati Idriz Konjari e cilësoi të drejtë vendimin e qeverisë “Rama” për të shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Iranin, vend i cilit sipas tij ka rezultuar përgjegjës për sulmet kibernetike të kryera ndaj AKSHI-t në korrik. Në studion e MCN TV, Konjari tha se prania e muxhahedinëve nuk përbën rrezik të shtuar për akte terroriste, nga të cilat, megjithatë, Shqipëria nuk është e përjashtuar. Sipas tij, shërbimet e inteligjencës duhet të mbështeten financiarisht që të kryejnë me efikasitet detyrën e tyre në këtë aspekt.
"Është një veprim ekstrem, shtetet e marrin në rastet kur ju cenohet integriteti territorial apo siguria kombëtare. Qeveria shqiptare ka pasur dhe ka fakte që është cenuar siguria kombëtare nëpërmjet hakërrimit kibernetik dhe ka marrë këtë vendim për të larguar ambasadën iraniane nga Shqipëria. Nuk kam numër të saktë sa shtete kanë ndërprerë marrëdhëniet me Iranin. Por ky veprim i qeverisë shqiptare është një tjetër hap dhe një tjetër element që vërteton që regjimi i Iranit vepron në mënyra të ndryshme, në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare. Vendimi i qeverisë shqiptare është i drejtë. Qeveria shqiptare u ka bërë të ditura edhe aleatëve ndërkombëtare, si NATO dhe vendet e BE. Në rast se do të kishim një ambasadë në Teheran, i njëjti veprim do të bëhej edhe nga pala tjetër. Ne nuk e kemi, kështu që nuk do ta kemi këtë problematikë. Sa u përket muxhahedinëve, do të thosha se në botën e sotme çdo vend është i rrezikuar nga aktet terroriste. Të tilla kanë ndodhur e do të ndodhin dhe Shqipëria nuk është e përjashtuar. Është një punë e përditshme e shërbimeve të inteligjencës dhe që në gjykimin tim kërkon një këndvështrim tjetër, një mbështetje financiare edhe më të mirë, që këto shërbime të kryejnë gjithnjë e më mirë detyrat e tyre,"- tha diplomati.
Marrë nga MCNTV
ANGLI- Mbretëria e Bashkuar ka dënuar sot shtetin iranian për një sulm kibernetik kundër qeverisë së Shqipërisë që shkatërroi të dhënat dhe ndërpreu shërbimet thelbësore të qeverisë, duke përfshirë pagesën e shërbimeve, rezervimin e takimeve mjekësore dhe regjistrimin e nxënësve. Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (NCSC) vlerëson se aktorët kibernetikë të lidhur me shtetin iranian janë pothuajse me siguri përgjegjës për serinë e sulmeve kibernetike kundër infrastrukturës së qeverisë shqiptare nga 15 korriku, të cilat shkaktuan ndikim të rëndësishëm në shërbimet publike online dhe faqet e tjera të internetit të qeverisë.
Njoftimi:
Uebsajtet e Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kryeministrisë, si dhe 'e-Albania', një portal që shqiptarët përdorin për të aksesuar një sërë shërbimesh publike, u sulmuan dhe u mbyllën. Sulmuesit zbuluan gjithashtu të dhëna të qeverisë shqiptare, duke përfshirë detaje të emaileve nga Kryeministri dhe Ministria e Punëve të Jashtme.
Sekretari i Jashtëm James Cleverly tha se veprimet e pamatura tw Iranit kanw treguar shpwrfillje pwr popullin shqiptar.
"Veprimet e pamatura të Iranit treguan një shpërfillje të hapur për popullin shqiptar, duke kufizuar ashpër aftësinë e tij për të aksesuar shërbimet publike thelbësore. Mbretëria e Bashkuar po mbështet partnerin tonë të vlefshëm dhe aleatin e NATO-s. Ne i bashkohemi Shqipërisë dhe aleatëve të tjerë në ekspozimin e veprimeve të papranueshme të Iranit," tha Cleverly.
Shqipëria vendosi ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Vendimi u bë me dije sot nga Kryeministri Edi Rama, i cili konfirmoi sot me zë e figurë që Irani ka sulmuar të dhënat e shtetit shqiptar. Ai i dha 24 orë kohë trupës diplomatike të Ambasadës së Iranit që të largohet nga vendi ynë. Sipas Ramës, Irani kishte kontraktuar 4 grupe për të kryer sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, ngjarje e ndodhur gjatë muajit korrik, ku shërbimet online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht.
ANGLI- Mediumi britanik BBC ka bërë një artikull në lidhje me ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike të vendit tonë me Iranin. Në shkrimin e medias britanike shkruhet se ndërprerja e marrëdhënieve ka ardhur si pasojë e sulmeve kibernetike, autorësia e së cilave, i është fatutuar Iranit. Po ashtu në këtë shkrim është cituar edhe zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Adrienne Watson, e cila ka thënë se ekspertët amerikanë kanë dalë në të njejtat përfundime se Irani është pas sulmeve kibernetike.
Artikulli i Plotë:
Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe ka urdhëruar stafin e ambasadës iraniane të largohet, duke e akuzuar atë për orkestrimin e një sulmi të madh kibernetik. Kryeministri Edi Rama tha se një hetim kishte gjetur "prova të pakundërshtueshme" se Irani "angazhoi katër grupe për të kryer sulmin ndaj Shqipërisë" më 15 korrik. Hakerët u përpoqën të paralizojnë shërbimet publike, të fshijnë dhe vjedhin të dhënat e qeverisë dhe të nxisin kaos.
Rama e përshkroi përgjigjen e Shqipërisë si ekstreme... por tërësisht të detyruar. Shtetet e Bashkuara thanë se dënonin me forcë sulmin kibernetik ndaj një aleati të NATO-s dhe u zotuan se do ta mbajnë Iranin përgjegjës për veprimet që kërcënojnë sigurinë e Shqipërisë dhe vendosin një precedent shqetësues për hapësirën kibernetike. Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga qeveria iraniane. Por marrëdhëniet mes Tiranës dhe Teheranit kanë qenë të tensionuara që kur Shqipëria ofroi azil për mijëra disidentë iranianë.
Rama tha në një deklaratë televizive se qëllimi i grupeve të hakerëve ka qenë shkatërrimi i infrastrukturës dixhitale të qeverisë së Republikës së Shqipërisë, si dhe vjedhja e të dhënave dhe komunikimeve elektronike të sistemeve qeveritare. Por ai shtoi: "Sulmi në fjalë dështoi në qëllimin e tij... Të gjitha sistemet u kthyen plotësisht në funksion dhe nuk pati asnjë fshirje të pakthyeshme të të dhënave." Megjithatë, kryeministri tha se vendimi i qeverisë shqiptare për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin ishte "në proporcion me seriozitetin dhe rrezikun që sjell sulmi kibernetik".
Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Adrienne Watson, tha se ekspertët amerikanë kishin arritur gjithashtu në përfundimin se Irani "ka kryer këtë sulm kibernetik të pamatur dhe të papërgjegjshëm" dhe se ishte "përgjegjës për operacionet e mëvonshme të hakerave dhe rrjedhjeve". Sjellja e Iranit, paralajmëroi ajo, "shpërfill normat e sjelljes së përgjegjshme të shtetit në kohë paqeje në hapësirën kibernetike", duke përfshirë atë për të përmbajtur nga dëmtimi i infrastrukturës kritike që ofron shërbime publike. Në fillim të këtij muaji, firma amerikane e sigurisë kibernetike Mandiant tha se kishte arritur në përfundimin "me besim të moderuar" se "një ose shumë aktorë kërcënimi që kanë vepruar në mbështetje të qëllimeve iraniane" ishin të përfshirë në sulm.
Mandiant vuri në dukje se ndërprerja kishte ardhur disa ditë përpara fillimit të një konference në qytetin shqiptar Manez, i cili ishte i lidhur me grupin opozitar iranian në mërgim Mujahideen-e-Khalq (MEK). Ngjarja u shty më pas pas paralajmërimeve për kërcënime "terroriste". Firma citoi gjithashtu një video që shfaq lejet shqiptare të qëndrimit të anëtarëve të supozuar të MEK-ut, e cila u postua në kanalin Telegram të përdorur nga një grup i quajtur "HomeLand Justice" për të pretenduar kreditimin për sulmin kibernetik. Ai tha se një mostër ransomëare përfshinte gjithashtu tekstin: "Pse taksat tona duhet të shpenzohen për përfitimin e terroristëve të DURRESIT?" Manez është një qytet në qarkun e Durrësit dhe është vendndodhja e një kampi ku rreth 3,000 anëtarë të MEK janë lejuar të jetojnë që nga viti 2013 me kërkesë të SHBA dhe Kombeve të Bashkuara.
"Kjo është ndoshta përgjigja më e fortë publike ndaj një sulmi kibernetik që kemi parë ndonjëherë," tha John Hultquist, zëvendëspresident i inteligjencës i Mandiant, pas njoftimit të Shqipërisë. Ai shtoi se sulmi ishte "një kujtesë se ndërsa aktiviteti kibernetik më agresiv iranian është përgjithësisht i përqendruar në rajonin e Lindjes së Mesme, ai nuk është aspak i kufizuar në të". Hultquist paralajmëroi gjithashtu se ajo tregonte se sistemet kryesore kritike të qeverisë në vendet e NATO-s ishin "të cenueshme dhe nën sulm".
Shqipëria vendosi ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Vendimi u bë me dije sot nga Kryeministri Edi Rama, i cili konfirmoi sot me zë e figurë që Irani ka sulmuar të dhënat e shtetit shqiptar. Ai i dha 24 orë kohë trupës diplomatike të Ambasadës së Iranit që të largohet nga vendi ynë. Sipas Ramës, Irani kishte kontraktuar 4 grupe për të kryer sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, ngjarje e ndodhur gjatë muajit korrik, ku shërbimet online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht.
IRAN- Ministria e Jashtme e Iranit i ka konsideruar të pabaza pretendimet e Shqipërisë se pas sulmeve kibernetike në faqet zyrtare qëndron Irani. Në një deklaratë për mediat, ministri i jashtëm iranian, Nasser Ka'nani tha se Ministria e Jashtme iraniane e konsideron vendimin e Shqipërisë për të ndërprerë marrëdhëniet politike, të bazuar në pretendime të pabaza, veprim i pamenduar dhe dritëshkurtër në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Referuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ka'nani tha se kanë luajtur një rol kyç në vendimin e gabuar të Shqipërisë. Më tej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme iraniane thuhet se deklaratat e menjëhershme të regjimit të SHBA-së dhe Izraelit pas njoftimit të Shqipërisë tregojnë një komplot dhe fushatë të re kundër Iranit.
“Si një nga vendet që ka qenë objektiv i sulmeve kibernetike në infrastrukturën e saj kritike, Republika Islamike e Iranit kundërshton dhe dënon çdo përdorim të hapësirës kibernetike si mjet për të sulmuar infrastrukturën e vendeve të tjera. vendet e treta që mbështesin terrorizmin kanë luajtur një rol kyç në vendimin e gabuar të Shqipërisë. Deklaratat e menjëhershme të regjimit të SHBA-së dhe Izraelit pas njoftimit të Shqipërisë tregojnë një komplot dhe fushatë të re kundër Iranit. Shqipëria strehohet nga një grup famëkeq terroristësh, shprehim keqardhjen që Tirana është ndikuar në vendimet e saj të papërshtatshme nga palë të treta,"- tha Nasser Ka'nani.
Shqipëria vendosi ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Vendimi u bë me dije sot nga Kryeministri Edi Rama, i cili konfirmoi sot me zë e figurë që Irani ka sulmuar të dhënat e shtetit shqiptar. Ai i dha 24 orë kohë trupës diplomatike të Ambasadës së Iranit që të largohet nga vendi ynë. Sipas Ramës, Irani kishte kontraktuar 4 grupe për të kryer sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, ngjarje e ndodhur gjatë muajit korrik, ku shërbimet online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht.
TIRANË- Ekspertë të çështjeve të sigurisë në Tiranë pohuan se ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin do të shtojë sfidat e vetë-mbrojtjes së Shqipërisë si në fushën kibernetike ashtu edhe në atë të anti-terrorit. Ata vlerësojnë se kjo masë drastike e sotme dhe prania e pjesëtarëve të MEK-ut në Shqipëri është një nxitje e madhe për Iranin, për të zgjeruar sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë si dhe veprimtarinë kriminale në terren.
Vendimi i Shqipërisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin nuk është një zhvillim i papritur, vlerësojnë ekspertët e sigurisë në Tiranë. Marrëdhëniet midis tyre janë të zhbalancuara prej vitesh, thotë për Zërin e Amerikës eksperti Arjan Dyrmishi, por ato u acarruan së tepërmi pas vendosjes së veprimtarëve të MEK-ut në Shqipëri.
Mbas ndërhyrjes në sistemin informatik shqiptar, që u verifikua se është me burim nga Irani, theksoi zoti Dyrmishi, atëherë vlerësohet si proporcional vendimi i sotëm për ndërprerjen e marrëdhënieve dhe për të hequr edhe fizikisht praninë zyrtare iraniane në Shqipëri.
“Me praninë e veprimtarëve të MEK-ut këtu mendoj që ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin nuk do ta largojë vëmendjen e Iranit nga Shqipëria. Ata do të vazhdojnë të kenë interes. MEK-u është një organizatë e shprehur qartë politikisht për ndryshimin e regjimit në Iran dhe për këtë do të vazhdojë të ngelet objet dhe target i politikës dhe i strukturave të sigurisë së Iranit” , thotë zoti Dyrmishi.
Ekspertët renditin një seri zhvillimesh si shpallja shpallur non grata e ambasadorit iranian në Shqipëri dy vjet më parë, dhe përzënia e zyrtarëve të ambasadës iraniane për arsye të përfshirjes së tyre në veprimtari spiunazhi, derisa erdhi së fundi sulmi kibernetik.
Studiuesi Fabian Zhilla thotë për Zërin Amerikës se një masë e tillë drastike dhe e shpejtë merret pas një analize të thellë mbi rreziqet dhe masat konkrete për të mbrojtur vendin, ndërkohë që Irani ka investuar prej kohësh në Shqipëri. Ai thotë se vendimi i fundit e vendos Shqipërinë në një pozitë delikate për sa i takon sigurisë kombëtare, për më tepër që është edhe strehuese e opozitës iraniane në qendër të vendit.
“Tashmë Shqipëria ka ndërmarrë një hap serioz dhe shumë të rëndësishëm në fushën diplomatike, i cili duhet shpqëruar me masa në fushën e sigurisë kombëtare. Këtu kam parasysh ndërhyrjet dhe përpjekjet e vazhdueshme të agjencive inteligjente të Iranit, ndaj duhen marrë masa patjetër ndaj sulmeve kibernetike si dhe ndaj akteve të mundshme terroriste” , thotë zoti Zhilla.
Ekspertët vlerësojnë se midis dy vendeve nuk ka ndonjë marrëdhënie të zgjeruar as ekonomike apo në fusha të tjera. Shqipëria e ka tërhequr me kohë praninë diplomatike nga Irani, por ekziston vetëm një sfond kulturor, që lidhet me traditat e bektashizmit dhe fesë shiite.
Zoti Dyrmishi thotë se Irani pas këtij vendimi ndoshta mund të përshkallëzojë sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, e cila ndërkohë ka marrë masa për të përforcuar sigurinë e rrjeteve
“Dy mund të jenë fushat: diversifikimi i përpjekjeve për të ndikuar, infiltruar dhe sabotuar veprimtarinë e MEK-ut, dhe së dyti në rrafshin diplomatik, një përshkallëzim në marrëdhëniet me institucionet për të demonstruar një lloj hakmarrje, siç mund ta quajmë” , thotë zoti Dyrmishi.
Nga ana tjetër zoti Zhilla shton se për sa kohë që është gjetur se ka një ndërhyrje në databasat e institucioneve shqiptare me burim nga Irani, pritej një reagim i rëndësishëm strategjik nga Shqipëria, që besoj se është konsultuar me partnerët ndërkombëtarë.
Por kjo duhet shoqëruar me masa mbrojtëse profilaktike në lidhje me sigurinë kombëtare.
“Në çastin që ne marrim masa të tilla drastike, ne duhet të marrim masa urgjente me hapa, të cilat lidhen me sigurinë. Nëse Irani do të ndërmarrë hapin që të na shpallë një shtet armik, politika e tyre do të na shpallë si shtet armik, atëherë ata do të na sulmojnë, do të marrin veprime të ndryshme. Pra, Shqipëria ekspozohet në një nivel tjetër rreziku, për të cilat ndoshta nuk është përgatitur. Është e lehtë të merren masa kaq drastike, por a jemi bërë gati dhe a janë marrë masat mbrojtëse? Shpresoj që po, por këtu kam shqetësimet e mia, sidomos për sigurinë kibernetike” , thotë zoti Zhilla.
Ekspertët shprehi shqetësim për sigurinë kibernetike të Shqipërisë përballë një lufte të mundshme kibernetike, e cila nuk ëhstë një sfidë e lehtë për një vend me kapacitete të kufizuara. Ata janë të mendimit se ndërhyrjet në rrjetet informatike tani e tutje do të shtohen dhe bashkë me to duhen shtuar me shpejtësi edhe masat mbrojtëse.
Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve ishin një vazhdimësi në zbehje të vazhdueshme, që pas revolucionit islamik të drejtuar nga Komeini në vitin 1979, ku qeverisë komuniste dhe antiamerikane të diktatorit Hoxha në Shqipëri i erdhi për shtat të kishte marrëdhënie me Iranin. Pas vitit 1990, raportet me Iranin mbetën tek ndonjë program ndihmash shëndetësore dhe në fushën arsimore gjatë periudhës së parë të tranzicionit, apo tek veprimtaritë e fondacionit Shiiraz, i cili bënte disa këmbime kulturore.
Marrë nga VOA
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se vendimi i qeverisë shqiptare për ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin pas sulmit kibernetik, është një akt i vonuar dhe gjysmak.
Me anë të një postimi në Facebook kreu i PD shkruan se ai në mënyrë të përsëritur ka kërkuar ndërprejen e marrëdhënieve diplomatike me regjimin e ajatollaheve të Iranit por kërkesa nuk është marrë parasysh nga autokrati i Tiranës, duke iu referuar kryeministrit Rama.
"Për këto akte, në mënyrë të përsëritur, kemi kërkuar ndërprejen e marrëdhënieve diplomatike me regjimin e ajatollaheve të Iranit. Por kërkesat tona nuk janë marrë parasysh nga autokrati i Tiranës. Kjo ka patur shkaqet e veta obskure të lidhjeve të përfolura të fshehta, Rama-Veliaj me regjimin e ajatollaheve, të denoncuara nga une mënyrë të përsëritur, në parlament dhe jashtë tij", shkruan Berisha.
POSTIMI I KREUT TË PD, SALI BERISHA
Ngrirja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin një akt i vonuar dhe gjysmak
Të dashur miq, Republika Islamike e Iranit gjatë këtyre viteve ka projektuar për të ndërmarrë ndaj Shqipërisë një seri aktesh subversive dhe armiqësore të rrezikshme. Për këto akte, në mënyrë të përsëritur, kemi kërkuar ndërprejen e marrëdhënieve diplomatike me regjimin e ajatollaheve të Iranit. Por kërkesat tona nuk janë marrë parasysh nga autokrati i Tiranës. Kjo ka patur shkaqet e veta obskure të lidhjeve të përfolura të fshehta, Rama-Veliaj me regjimin e ajatollaheve, të denoncuara nga une mënyrë të përsëritur, në parlament dhe jashtë tij. Mundet që prapa këtyre lidhjeve qëndrojnë edhe financime të fshehta të regjimit të ajatollaheve për ardhjen e PS në pushtet. Duke dënuar me forcën më të madhe të gjitha aktet subversive të Iranit ndaj Shqipërisë, sot kërkoj, jo ngrirjen por ndërprerjen e plotë të marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Republikën Islamike të Iranit. sb
Sulmi kibernetik në platformat qeveritare online ka ardhur më 17 korrik, ku u dyshua se vinte nga e njëjta dorë që ka bërë sulmet vitin e fundit në shumë vende evropiane. Pas sulmit, qeveria garantoi të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta. Hetimet nisën, ndërsa Rama pretendonte se ishin dy të dyshuar kryesorë që kishin orkestruar sulmin, por kurrë nuk përmendi emra deri më sot.
KOSOVË- Institucionet e Kosovës janë të ekspozuara ndaj sulmeve potenciale kibernetike, të cilat mund të dëmtojnë mbarëvajtjen e përgjithshme të shtetit, thonë ekspertë të sigurisë kibernetike.
Autoritetet përgjegjëse duhet t’i ngrenë kapacitetet për mbrojtje nga sulme të tilla, theksojnë ata. Më 6 shtator, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se disa ueb-faqe të institucioneve të shtetit kanë qenë cak i një sulmi kibernetik, por nuk ka specifikuar cilat.
Sulmi, megjithatë, nuk ka arritur të depërtojë brenda infrastrukturës së rrjetit kompjuterik shtetëror, pasi që, siç është thënë, “është bllokuar nga pajisjet përkatëse të sigurisë”. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se sulmi ka ardhur nga jashtë Kosovës, por nuk ka dhënë detaje se prej cilit vend.
Sulmi kibernetik nënkupton përpjekjet e hakëreve për të fituar qasje të paligjshme në një kompjuter ose sistem kompjuterik, me qëllim të shkaktimit të dëmit. Sulmi i tillë mund ta bëjë rrjetin kompjuterik të paqasshëm dhe, në këtë mënyrë, bllokon punën e institucioneve, korporatave apo bizneseve.
Me gjithë përpjekjet, REL nuk ka arritur të bjerë në kontakt me zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, për të marrë më shumë informacion rreth sulmit të fundit kibernetik, mënyrës se si është ndalur dhe kapaciteteve që ka Kosova për luftimin e sulmeve të tilla.
Butrint Komoni, drejtor i kompanisë private, VOID-International, e cila merret me çështje të sigurisë kibernetike në Kosovë dhe më gjerë, thotë se është angazhuar nga autoritetet e Kosovës për të ndihmuar në hetimin e këtij sulmi. Ai thotë se nuk mund të japë detaje për këtë proces hetimesh, por vetëm konfirmon se sulmi nuk ka arritur të depërtojë brenda sistemit kompjuterik.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Komoni thotë se pasojat e sulmeve kibernetike, në përgjithësi, mund të jenë enorme.
“... duke ndikuar në mosfunksionimin e shtetit, marrjen e informacioneve, përgjimin e informacioneve. Mund të shkaktojnë edhe shkatërrim komplet të infrastrukturës”, thotë ai.
Komoni shton se bashkëpunimi mes institucioneve shtetërore dhe kompanive private është i domosdoshëm, për të menaxhuar dhe parandaluar sulmet kibernetike.
“...sepse institucionet shtetërore nuk mund të ecin në hap me gjërat më të reja, nuk i lejon burokracia, nuk i lejon të jenë inovativë, sikurse kompanitë private”, thotë ai.
Mentor Hoxhaj, drejtues i Organizatës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi në Kosovë, thotë se vendi nuk ka kapacitete të mjaftueshme për trajtimin e sulmeve kibernetike.
“Qeveria do të duhej t’i forconte kapacitetet njerëzore dhe teknike dhe ato kapacitete të testohen. Ne, deri më tani, nuk i kemi testuar sistemet tona. Asnjëherë nuk është organizuar ndonjë sulm i simuluar, apo mënyra e mbrojtjes ndaj atij sulmi”, thotë Hoxhaj për Radion Evropa e Lirë.
Si hap pozitiv për trajtimin e sulmeve kibernetike, Driart Elshani, ekspert i sigurisë kibernetike, përmend “identifikimin e infrastrukturës kritike” nga ana e institucioneve të Kosovës.
“Infrastruktura kritike” është jetike për funksionimin e shtetit. Aty bëjnë pjesë institucione të tilla si Banka Qendrore apo agjencitë qeveritare.
Hoxhaj thotë se janë dy: financiare - mbi 90 për qind - dhe të sponsorizuara nga shtetet. Këto të fundit, sipas tij, kanë për qëllim marrjen e informatave kritike.
Kosova ka qenë cak i sulmeve kibernetike edhe më herët. Në fund të vitit 2018, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme kanë thënë se janë përballur me sulme të tilla. Sipas raportimeve të disa mediave në Kosovë, Ministria e Brendshme ka qenë cak i sulmeve të tilla edhe në shkurt të këtij viti.
Në muajin korrik, cak i sulmeve kibernetike ka qenë edhe Shqipëria, e cila ka pësuar bllokadë totale të ueb-faqeve qeveritare. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë më 7 shtator se përgjegjës për këtë sulm është Republika Islamike e Iranit.
Për pasojë, Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Teheranin.
Në fund të gushtit, Qeveria në Mal të Zi ka njoftuar, po ashtu, se ka qenë shënjestër e sulmeve kibernetike. Dyshime për përgjegjësi janë hedhur mbi Rusinë dhe Kubën. Për të hetuar këtë sulm, një ekip i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) ka shkuar tashmë në Mal të Zi. Ekspertët thonë se nuk janë vetëm qeveritë që duhet të jenë të vetëdijshme për rreziqet e sigurisë kibernetike. Sipas tyre, vetëdija duhet të rritet edhe te bizneset dhe veçanërisht te sektori i shëndetësisë.
Diskutimet në qarqet ndërkombëtare për këtë temë janë intensifikuar edhe më shumë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, i cili është përshkuar edhe me sulme të sofistikuara kibernetike.
TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me shkëputjen e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Iranin.
Kim u tregua e qartë kur tha se nëse miku dhe aleati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është nën sulm, ne veprojmë.
"Më lejoni ta përdor këtë rast për të theksuar rëndësinë e veprimit kundër sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë. Kemi parë deklaratën e kryeministrit Rama sot në mesditë, Shtëpia e Bardhë është përgjigjur menjëherë dhe me forcë. Duhet të jetë e qartë që kur miku dhe aleati është nën sulm, SHBA do të ndërmarrin veprime", tha Kim.
Sulmi kibernetik në platformat qeveritare online ka ardhur më 17 korrik, ku u dyshua se vinte nga e njëjta dorë që ka bërë sulmet vitin e fundit në shumë vende evropiane. Pas sulmit, qeveria garantoi të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta. Hetimet nisën, ndërsa Rama pretendonte se ishin dy të dyshuar kryesorë që kishin orkestruar sulmin, por kurrë nuk përmendi emra deri më sot.
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka dhënë një mesazh të rëndësishëm politik. Edhe njëherë nga Kryesia e Kuvendit, Yuri Kim tha se do të takohet me të gjithë liderët legjitimë. Që sipas saj janë ata që janë zgjedhur nga qytetarët për të mbajtur detyrat respektive. Duke dhënë sërish një mesazh për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
"U takova me Nikollën dhe Gjekmarkaj. Si pjesë e traditës si unë dhe pararendësit e mi jemi takuar në fillim të çdo sesioni. është e rëndësishme që të anagazhohemi për rregullat, ligjet dhe forcimin e institucioneve demokratike. Do takohemi me ata drejtues që janë të zgjedhur në mënyrë legjitime dhe që gjithashtu kanë rol legjitim për të luajtur në ruajtjen e demokracisë,"-tha Yuri Kim.
TIRANË- Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama deklaroi se Qeveria Shqiptare ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pasi akuzohet si shtet i cili ka sulmuar të dhënat e shtetit shqiptar.
Në pamjet e mëposhtme të siguruara nga "Balkanweb" shihet hyrja e ambasadës dhe dy policië që ruajnë tek porta. Siç duket nga jashtë është qetësi dhe nuk ka lëvizje. Qeveria shqiptare u ka lënë 24 orë afat trupit diplomatik dhe sigurimit që të largohen nga vendi ynë.
Sulmi kibernetik në platformat qeveritare online ka ardhur më 17 korrik, ku u dyshua se vinte nga e njëjta dorë që ka bërë sulmet vitin e fundit në shumë vende evropiane. Pas sulmit, qeveria garantoi të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta. Hetimet nisën, ndërsa Rama pretendonte se ishin dy të dyshuar kryesorë që kishin orkestruar sulmin, por kurrë nuk përmendi emra deri më sot.
TIRANË- Sot, Shqipëria, ka shënuar prishjen e parë të marrëdhënieve më Iranin pas rënies së komunizimit duke dëbuar edhe diplomatët e Iranit. Vendim ky, i marrë 6 vite pas strehimit të rreth 3 mijë anëtarëve të MEK, opozitës së Iranit.
Strehimi i tyre në Shqipëri është bërë në bazë të një marrëveshjeje mes qeverisë amerikane dhe asaj shqiptare, të nënshkruar në vitin 2013, me bazë motive humanitare. Irani e konsideron MEK një organizate terroriste, teksa Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka cilësuar më herët strehimin e muxhahedinëve si "një risk që i bën nder Shqipërisë, që është në vazhdën e traditës shqiptare”, duke i konsideruar miq. Edhe pse prej tyre do të rrezikohej publikimi i të gjitha të dhënave të shtetit shqiptar, të marra nga e-Albania. Por duket se regjimi i Iranit nuk i kishte harruar dhe madje kishte dërguar edhe njerëz për ta në Shqipëri.
Gjatë muajit korrik, pas sulmit kibernetik, 20 persona që aktualisht jetojnë në Shqipëri u morën nën hetim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi dyshohet se janë pjesë e një celule terroriste kundër muxhahedinëve iranianë. Të dhënat më të fundit lënë të kuptohet se ata janë kthyer në "ushtarë" të Organizatës Terroriste të Gardës Revolucionare të Iranit dhe shërbimeve sekrete atje. Mendohet se si qëllim ishte planifikimi i sulmeve terroriste ndaj anëtarëve të MEK. Por u parandaluan.
Alarmi për veprime kundër opozitës iraninane u dha që në fillim të korrikut, kur u vendos shtyrja e Samitit të Iranit të Lirë, e cila ishte planifikuar për t’u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në kampin Ashraf 3 në Manëz të Durrësit. Rekomandimin për shtyrjen e dha qeveria shqiptare për shkak të kërcënimeve terroriste. Edhe pse mesa duket aksioni ka nisur më herët.
Në Tetor të 2020 u arrestua ish-anëtari i MEK, Bijan Poolagrad si pjesë e kësaj celule. Ai u kallëzua nga nga personi që jetonte me qira. Ai ndërhynte në rrjetet sociale të personave të tjerë, i merrte nën kontroll ato dhe kontaktonte me bashkëpunëtorët e tij, të cilëve i çonte foto, video dhe informacione për kampin. Ndërsa po këtë verë, pas nisjes së hetimeve për sulmin kibernetik dhe atë të planifikuar në Manzë, një grua dhe një burrë, të lindur në Iran, me shtetësi gjermane, tentuan të futeshin nga Rinasi. Afshin Kalantarit bashkë me Soltani Batool u është refuzuar hyrja dhe kërkuar kthimi nga kishin udhëtuar për në Gjermani. Megjithatë u ndaluan në aeroport sapo zbarkuan. Tani, kryeministri Edi Rama u ka dhënë vetëm 24 orë kohë punonjësve të Ambasadës së Iranit për t'u larguar nga vendi, duke vendosur një rekord të ri në historinë e vendit. Irani, vend armik!
TIRANË- Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama deklaroi se Qeveria Shqiptare ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pasi akuzohet si shtet i cili ka sulmuar të dhënat e shtetit shqiptar. Në deklaratën publike, Rama njoftoi se personeli i ambasadës së Iranit në Tiranë, ka kohë 24 orë për t'u larguar nga territori i Shqipërisë.
Dosja.al kontaktoi me ambasadën e Iranit në Tiranë përmes via-email, duke kërkuar një koment për këtë rast.
'Fatkeqësisht, nuk kemi asnjë koment për këtë çështje'- deklaroi ambasada për Dosja.al.

Sulmi klibernetik në platformat qeveritare online ka ardhur më 17 korrik, ku u dyshua se vinte nga e njëjta dorë që ka bërë sulmet vitin e fundit në shumë vende evropiane. Pas sulmit, qeveria garantoi të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta. Hetimet nisën, ndërsa Rama pretendonte se ishin dy të dyshuar kryesorë që kishin orkestruar sulmin, por kurrë nuk përmendi emra deri më sot.
TIRANË- Ministrja Olta Xhaçka e quan sulmin e bërë nga Irani ndaj Shqipërisë si të paprovokuar. Gjatë konferencës së përbashkët me homologun holandez, Xhaçka tha se janë njoftuar NATO dhe BE për këtë sulm i cili tashmë është në nivel bilateral.
'Agresiviteti i sulmit, shkalla e sulmit dhe mbi të gjitha fakti që ky ishte një sulm krejtësisht i paprovokuar, nuk linte hapësirë për asnjë vendim tjetër. Ne jemi në komunikim të ngushtë me aleatët e partnerët, në NATO e BE, por edhe në nivel bilateral, u kemi kërkuar atyre mbështetje për vendimmarrjen e Shqipërisë e padyshim edhe mbështetje në të ardhmen për të adresuar këto lloj kërcënimesh sa më mirë.- u shpreh ministrja.
Sulmi klibernetik në platformat qeveritare online ka ardhur më 17 korrik, ku u dyshua se vinte nga e njëjta dorë që ka bërë sulmet vitin e fundit në shumë vende evropiane. Pas sulmit, qeveria garantoi të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta. Hetimet nisën, ndërsa Rama pretendonte se ishin dy të dyshuar kryesorë që kishin orkestruar sulmin, por kurrë nuk përmendi emra deri më sot.
TIRANE- Menjëherë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi me video se qeveria shqiptare ka vendosur të ngrijë çdo marrëdhënie diplomatike me Iranin, në kohë rekord ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Në një shënim në Facebook, Tabaku thotë se ky sulm është një mesazh i qartë i dobësive tona në fushën e sigurisë kombëtare dhe shton se hakerat e kanë të lehtë të sulmojnë vendin tonë.
POSTIMI I PLOTE:
Sulmi kibernetik që goditi vendin gjatë verës është një mesazh i qartë dhe tregues i vulnerabilitetit tonë dhe njëkohësisht vuri në provë sigurinë tonë kombëtare.
Miliona dollarë janë shpenzuar nga buxheti për sigurinë kibernetike nga AKSH ndërsa rezultatet lënë për të dëshiruar.
A duhet të kishim dikë përgjegjës?
Provat e reja të bëra publike duhet t’i raportohen Parlamentit dhe veçanërisht Komisionit të Sigurisë.
Për më tej masat duhet të merren nga qeveria për të rritur sigurinë kibernetike, masa serioze jo të ngjashme me prokurimet që sollën këtë situatë.
Në epokën e digjitalizimit një vend i #NATO nuk mund të tolerojë në raste të ngjashme që rrezikojnë sigurinë kombëtare.
Fatkqësisht sulme të tilla vijnë edhe si pasojë e një kulture të mbrapshtë që partia/shtet ka instaluar.
Shqiptarët janë viktima të daljes së të dhënave personale të rrogave, targave të makinës dbe preferencave politike për interesa elektorale.
Papërgjegjshmëri të tilla e lehtësojnë punën e hakerave që jo rrallë kanë dhe ndihmën e një qeverie të papërgjegjshme dhe korrupte. Duke na rrezikuar dyfish sigurinë kombëtare që ka mbetur në duart e patronazhistëve!
Reagimi vjen pak pasi Shqipëria vendosi ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Nota verbale iu dërgua vendit pas sulmit të muajit korrik, ku shërbimet online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht për shkak të një sulmi kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.
TIRANË- Qeveria shqiptare i ka dërguar note Ambasadës së Iranit në Tiranë. Në atë njoftim, Shqipëria kërkon që brenda 24 orëve të largohet i gjithë personeli diplomatik dhe tekniko-administrativ nga territori i Shqipërisë.
'Nisur nga sa më lart Këshilli i Ministrave, ka vendosur me efekt te menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike te Iranit. Ky vendim i është bere i ditur me note zyrtare Ambasadës se Republikës Islamike te Iranit, te cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës se Shqipërisë i te gjithe personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, pershfire edhe personelin e sigurise.'- deklaroi Rama në njoftimin e tij.
Kryeministri Edi Rama doli ditën e sotme në një deklaratë për mediat, aty ku njoftoi se Iranin sefshihet pas sulmit kibernetik të shërbimeve publike online.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komunikuar live nga zyra e tij, prishjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Në fjalën e tij, Rama bëri me dije se ishte pikërisht Irani, vendi që sulmoi Shqipërinë në fillim të muajit gusht, duke tentuar vjedhjen e të dhënave. Ndaj, me t'u siguruar lidhur me origjinën e sulmit, Rama bëri njoftimin sot, duke bërë me dije se vendi ynë ishte vendosur në shënjestër nga 4 grupe hackerash. Të gjithë famëkeqë që kishin sulmuar më parë edhe vende të tjera aleate.
NJOFTIMI I RAMËS:
Në 15 korrikun e shkuar vendi ynë u bë objekt i një sulmi të rëndë kibernetik, i cili kishte si objektiv shkatërrimin e infrastrukturës digjitale tëQeverisë së Republikës së Shqipërisë, paralizimin e shërbimeve publike, si edhe grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare. Sulmi nuk ia arriti qëllimit. Krahasimisht me objektivat e agresorit, dëmet mund të konsiderohen të vogla. Sistemet u rivunë të gjitha në punë dhe asgjë nuk u zhduk pa kthim.
Për javë të tëra u punua paralelisht, ditë-natë, qoftë për rivënien e të gjitha sistemeve në punë, qoftë për hetimin e thellëpër gjetjen e agresorit. Në bashkëpunim me agjenci të specializuara partnere të anti-terrorit digjital, të cilat sollën në Tiranë skuadrat e tyre, u arrit të zbulohej fillimisht, pa asnjë hije dyshimi, se sulmi i 15 korrikut mbi Shqipërinë nuk ishte një operacion individësh apo grupesh të pavarura në botën e krimit të organizuar kibernetik, por një agresion shtetëror.
Hetimi i thelluar na vuri në dispozicion prova të pakundërshtueshme, se agresioni kibernetik ndaj vendit tonë është orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar katër grupe për sulmin ndaj Shqipërisë. Ndër to edhe një ndër grupet më famëkeqe të terrorizmit kibernetik ndërkombëtar, autor apo bashkëautor i sulmeve të mëparshme kibernetike mbi Izraelin, Arabinë Saudite, Jordaninë, Emiratet e Bashkuara, Kuvajtin dhe Qipron.
Ne kemi informuar aleatët tanë strategjikë, vendet partnere të NATO-s dhe disa vende të tjera mike, me të cilat kemi ndarë edhe rezultatet e pakundërshtueshme të hetimit që provon burimin e agresionit ndaj vendit tonë.
Nisur nga sa më lart Këshilli i Ministrave, ka vendosur me efekt te menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike te Iranit. Ky vendim i është bere i ditur me note zyrtare Ambasadës se Republikës Islamike te Iranit, te cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës se Shqipërisë i te gjithe personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, pershfire edhe personelin e sigurise.
Kjo mase ekstreme, aspak e deshiruar po krejtësisht e detyruar, eshte ne proporcion te plotë me seriozitetin dhe rrezikshmërinë e sulmit kibernetik, i cili kërcënoi paralizimin e shërbimeve publike, fshirjen e sistemeve dhe grabitjen e të dhënave shtetërore, vjedhjen e komunikimeve elektronike brenda sistemit qeveritar dhe nxitjen e pasigurisë e të kaosit në vend. Dështimi i këtij sulmi masiv mbi vendin tonë, falë rezistencës së sistemeve që kemi ngritur dhe ndihmës së grupeve speciale që na u bashkuan në këtë luftë, nuk është fundi i kërcënimit kibernetik, po thjeshtë prova se tanimë edhe Shqipëria ka hyrë falë zhvillimit digjital në hartën e gjerë të luftës për sigurinë kibernetike. Por lajmi i mirë është se ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë e si duhet ta bëjmë për të mos na prekur dot askush, ashtu siç dimë edhe se do t'i bëjmë siç duhet gjërat e duhura, sepse kemi partnerët e duhur.
Sulmi klibernetik në platformat qeveritare online ka ardhur më 17 korrik, ku u dyshua se vinte nga e njëjta dorë që ka bërë sulmet vitin e fundit në shumë vende evropiane. Pas sulmit, qeveria garantoi të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta. Hetimet nisën, ndërsa Rama pretendonte se ishin dy të dyshuar kryesorë që kishin orkestruar sulmin, por kurrë nuk përmendi emra deri më sot.
TIRANË- Sulmi kibernetik, Shqipëria ngri marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dje Shqipëria i ka dërguar notë verbale ambasadës së Iranit. Vendimi pritet të bëhet i ditur sot nga kryeministri Rama, pas mbledhjes së qeverisë.
Sulmi klibernetik në platformat qeveritare online ka ardhur më 17 korrik, ku u dyshua se vinte nga e njëjta dorë që ka bërë sulmet vitin e fundit në shumë vende evropiane. Pas sulmit, qeveria garantoi të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta. Hetimet nisën, ndërsa Rama pretendonte se ishin dy të dyshuar kryesorë që kishin orkestruar sulmin, por kurrë nuk përmendi emra deri më sot.