LIVE UPDATES
Politike

Ish-presidenti i Kosovës nga Haga: Demaçi distancoi shqiptarët nga Jugosllavia

Ai kujtoi edhe vështirësitë ekonomike të familjes deri në fillim të viteve ’80, kur vëllezërit dhe motra e madhe nisën punën në Perëndim. Sipas tij, kjo i krijoi mundësinë të vizitonte qytete evropiane si Vjena dhe Parisi, ku u njoh nga afër me pluralizmin, mediat e lira, shoqërinë civile dhe vlerat demokratike.

14 Maj 2026, 23:07 Nga E. D
Ish-presidenti i Kosovës nga Haga: Demaçi distancoi shqiptarët
Hashim Thaçi

HAGË- Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar nga Haga për fëmijërinë e tij, kohën e luftës dhe përjetimin në paraburgim që prej vitit 2020. Në një intervistë për ABC News, Thaçi u ndal te shkrimtari Adem Demaçi, ku sipas tij, ishte personi i cili distancoi shqiptarët nga Jugosllavia.

Ai kujtoi edhe vështirësitë ekonomike të familjes deri në fillim të viteve ’80, kur vëllezërit dhe motra e madhe nisën punën në Perëndim. Sipas tij, kjo i krijoi mundësinë të vizitonte qytete evropiane si Vjena dhe Parisi, ku u njoh nga afër me pluralizmin, mediat e lira, shoqërinë civile dhe vlerat demokratike.

Në rrëfimin e tij, ai përmendi edhe një episod nga rinia, kur kishte dashur të udhëtonte në Beograd për të ndjekur një ndeshje sportive, por babai ia kishte ndaluar për arsye sigurie.

“Fillimisht më lejo Arben, të falënderoj të gjithë qytetarët dhe juve personalisht për ngushëllimin dhe solidarizimin me familjen time. Me lejen e DHSK-së, para rreth një viti udhëtova nga Haga për në Prishtinë. E dija, brenga e izolimit tim mund t’ia ketë përshpejtuar keqësimin e gjendjes së babait, e cila i kushtoi me jetë. Prindërit kanë pasur jetë jo të lehtë deri në fillimin e viteve ’80-ta, derisa katër vëllezërit dhe motra e madhe (fëmija më i madh) filluan të punonin në Perëndim. Kjo rrethanë me krijoj mundësinë, që kah kah mesi i asaj dekade, si nxënës e më vonë edhe si student fillestar, gjatë qëndrimit në Vjenë dhe Paris fillova të mësoj për pluralizmin, mediat e lira, shoqërinë civile, të drejtën e protestës, sindikatat, ekonominë e lirë dhe kriteret e tjera demokratike. Në Vjenë, në muzeun ”Belvedere”, e pashë nga afër shpatën e Skënderbeut; m’u duk shumë e vogël për heroizmat e mëdha të tij, për pak m’u thye miti për kryeheroin kombëtar.

Në Paris, me motrën Miradije vizitova “Luvrin”, shëtita edhe përgjatë lumit Sena. Qëndrova një pasdite edhe në Versajë. Pak më tepër se një dekadë më vonë, jo larg nga Versaja, në Rambuje do të kaloja momentet më dramatike të jetës kur vendosej për Kosovën – të jetojë apo të zhduket. Këto udhëtime drejt Evropës shënojnë për mua edhe vëzhgimet dhe përjetimet e para të hapësirave të ish-Jugosllavisë. Zagrebin, Lubjanën por edhe Beogradin… kujdes shikuesit apo lexuesit – prisni pak mos u rrëmbeni me akuzë para se ta përfundoj rrëfimin… 

Një vendas i imi, shofer autobusi në linjën Mitrovicë-Beograd, kishte siguruar disa vende të lira në autobus dhe disa bileta për ndeshje. Informova babain se me disa shokë të shkollës doja të shkoja të përcjell ndeshjen, u befasua… ma preu shkurt, në Beograd nuk ka siguri – nuk do të shkosh. Disa prej shokëve shkuan. U zemërova paksa. Më vonë kuptova edhe më qartë se si Arben Demaçi  idha kuptim idesë politike për Republikën e Kosovës, e transformoi atë në vullnet dhe kërkesë gjithëpopullore . Ai ishte shndërruar jo vetë simbol vuajtje kombëtare, por edhe ide dhe kauzë lirie për shqiptarët e ish-Jugosllavisë. Përpos rrethanave dhe faktorëve të tjerë, izolimi i tij fizik ndikoi në legalizimin e flamurit kombëtar," tha Hashim Thaçi./Dosja.al

hashim thaçi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj