Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe tha se zjarrfikësit përballen me vështirësi gjatë orarit të punës, ndërsa shtoi se bëjnë një punë të rrezikshme dhe duhet të jenë të përgatitur e stërvitur.
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka zhvilluar ditën e sotme në Kuvend një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari. Kjo interpelancë është zhvilluar lidhur me kushtet e punës dhe të ardhurat e punonjësve të shërbimit zjarrfikës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe tha se zjarrfikësit përballen me vështirësi gjatë orarit të punës, ndërsa shtoi se bëjnë një punë të rrezikshme dhe duhet të jenë të përgatitur e stërvitur.
Nga ana tjetër, ministri Lamallari është shprehur se Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Zjarrfikës, sipas ligjit, ka një rol koordinues she të garantimit të standardeve dhe unifikimit të procedurave. Përsa i përket trajtimit financiar, Lamallari tha se në VKM-në e fundit pati një rritje të pagave dhe shtesave mbi pagë për të gjithë nivelet e gradave për zjarrfikësit. Sipas tij, sot një zjarrfikës përfiton pagë dhe shtesa dukshëm më të larta në krahasim me vitet më parë.
Braçe: Është fakt, zjarret, ato për arsye natyrore, siç është klima, rritja e temperaturave, thatësira e zgjatur, mungesa e burimeve ujore, të cilat i favorizojnë. Zjarret për arsye njerëzore, kriminale, të qëllimta. Të tjera arsye që lidhen me menaxhimin e burimeve natyrore. Te ne zjarrëfikësit kanë shmangur pasojat për jetën. Mbrojtja nga zjarri në të tilla kushte po bëhet jetike. Zjarrëfikësit po marrin një rol gjithnjë e më të madh. Sistemi i mbrojtjes nga zjarri është shumë më i madh edhe nga zjarrëfikësit. Ka të bëjë me parandalimin dhe minimizimin e dëmeve. Ky sistem lidhet me menaxhimin dhe krijimin e hapësirave ndarëse mes parcelave, në një apo disa pyje, në ndaljen e zjarrit dhe mbrojtjen e pyllit. Në ndërtim të njësive të banimit apo shërbimit, gjithçka nis me kodet e sigurisë nga zjarri, Eurokodet, që përfshin gjithçka, që nga mënyra e ndërtimit, te sistemet e sigurisë.
Qëllimi i kësaj interpelance janë zjarrfikësit. Janë njerëz ata, nuk janë robotë. Janë njerëz, bijë, baballarë, djem të rinj, përgjegjës për familjet e tyre. Bëjnë një punë të rrezikshme dhe duhet të jenë të përgatitur e stërvitur. Koha kufizohet nga mundësitë fizike të tyre. Nuk mund ta bëjnë gjithë jetën këtë punë. Mbi të gjitha, duhet të jenë të ushqyer. Ata duhet të jenë edhe të hidratuar. Unë isha prezentë te kryqëzimi te Farmacia 10 ku ra zjarri. Një ditë më pas kam mbetur shumë keq. Bisedova me zjarrfikës të raskapitur dhe të dërrmuar nga puna, prej orës 16:00 të pasdites deri në orën 04:00 të mëngjesit. Zjarri u shua, pa patur mundësi që zjarrfikësit të ushqeheshin dhe hidratoheshin aty. Po e sqaroj, pa normë ushqimore të ushqimeve dhe ujë për të pirë aty. ‘Me paratë e rrogës’ iu përgjigjën pyetjes sime ‘si ja bëni për t’u ushqyer dhe hidratuar’. Gjetja e një zgjidhje për këtë gjë, sidomos kur ata janë në operacione, është arsyeja pse ju ftova në diskutim për këtë çështje.
Lamallari: Prioriteti ynë për zjarrin te Farmacia 10 ishte sigurimi i jetëve të njerëzve dhe shuarja e flakëve. Ekipet e zjarrfikësve kishin një prezencë në zonat e afektuara. Duke parë natyrën fisnike të misionit të zjarrfikësve, për mua është krenari të kem si pjesë të strukturës së përgjegjësisë. Ligji e përcakton qartë, që Drejtoria e Përgjithshme ka një rol më tepër kordinues, një rol më tepër të garantimit të standardeve dhe unifikimit të procedurave, qoftë edhe në rekrutim. Patjetër edhe në kuptimin e lobimit, qoftë për mbështetje të shtuar financiare me investime, qoftë për ato që janë buxhetore, po ashtu edhe në drejtim të të gjitha tratativave që unë po realizoj momentalisht edhe me partnerët ndërkombëtarë. Kemi pasur një donacion sëfundmi nga Kanadaja, do të kemi edhe nga vende të tjera, ku teknologjitë më të fundit, përfshi edhe automjete për fikjen e zjarrit që do të vihen në dispozicion. Në bashkëpunim me homologët polakë, ne kemi bërë të mundur jo vetëm ngritjen e disa stacioneve të reja të zjarrfikëseve në vend, por edhe sigurimin e pajimeve më të fundit në mbrojtje të jetës së zjarrfikësve. Përsa i përket trajtimit financiar, në VKM-në e fundit pati një rritje të pagave dhe shtesave mbi pagë për të gjithë nivelet e gradave për zjarrfikësit. Sot që flasim një zjarrfikës përfiton pagë dhe shtesa dukshëm më të larta në krahasim me vitet më parë. Ne po çojmë për miratim edhe VKM-në që lidhet me orët shtesë, me mbulimin e orëve shtesë, si dhe me trajtimin më të mirë të zjarrfikësve në të gjithë vendin./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka folur për keqtrajtimin e kafshëve në Tiranë. Gjatë fjal&e...
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka denoncuar mënyrën se si trajtohen kafshët në Tiranë, ndër...
Eno Bozdo TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka folur për rritjen e çmimeve e cila ka ardhur si pasojë e luft&eum...
Albana Koçiu TIRANË- Zv.kryeministrja Albana Koçiu, duke folur për çështjen e ndërtimit të resorti...
Fatmir Mediu ITALI- Deputeti dhe kryetari i Partia Republikane, Fatmir Mediu, mbajti një fjalim në takimin e OSBE në Romë, të fok...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur rezolutën e miratuar me konsensus nga Kuvendi p&eu...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj zëvendësministrit të Financav...
Erisa Xhixho TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka folur për prcesin e intigrimit të vendit në BE. Gjat...
Ferit Hoxha, Tritan Shehu TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka zhvilluar një interpelancë në Kuvend...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka kërkuar mbështetje për përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurov...