Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tritan Shehu u shpreh, se se editoriali i propozuar ka qenë vendimmarrje personale e Ramës dhe Vuçiç. Sipas tij, qëndrimi i Ramës bie ndesh me qëndrimet historike që prej vendosjes së demokracisë në vendin tonë dhe me rezolutat e miratuara më herët në Kuvend, ku shprehet qartësisht vullneti për anëtarësimin e plotë në BE.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka zhvilluar një interpelancë në Kuvend me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Interpelanca u zhvillua lidhur me artikullin e përbashkët të botuar në muajin shkurt të këtij viti nga kryeministri Edi Rama dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.
Tritan Shehu u shpreh, se se editoriali i propozuar ka qenë vendimmarrje personale e Ramës dhe Vuçiç. Sipas tij, qëndrimi i Ramës bie ndesh me qëndrimet historike që prej vendosjes së demokracisë në vendin tonë dhe me rezolutat e miratuara më herët në Kuvend, ku shprehet qartësisht vullneti për anëtarësimin e plotë në BE.
Ndërkohë, Ministri Hoxha deklaroi, se propozimi i Ramës dhe Vuçiç synon që ta bëjë më të prekshme e të besueshme rrugën e anëtarësimit për Shqipërinë, Serbinë, por edhe vetë BE-në. Hoxha tha gjithashtu, se në artikullin e botuar nga Rama e Vuçiç për median gjermane, propozohej një rrugë e përshpejtuar dhe fleksibël që lejonte afrimin gradual me strukturat kryesore të BE-së përpara anëtarësimit.
Shehu: Kam kërkuar interpelancë me kryeministrin, sepse interpelanca lidhet me një artikull të botuar nga kryeministri me bashkëautor Vuçiçin. Artikujt janë elementë personal dhe përgjigjen autorët që i kanë shkruar. Nga ana tjetër, unë mendoj se veprimi juaj zoti ministër është i gabuar, sepse ju në mënyrë të gabuar involvoni Ministrinë e Jashtme. Ministria e Jashtme s’ka pse të involvohet me një artikull të tillë që bie ndesh me parimet e integrimit europian të vendit tonë. Çështja është paraqitur në mënyrë personale nga dy drejtuesit e mazhorancave në Shqipëri dhe Serbi. Kryeministri nuk erdhi, nuk guxon të përgjigjet.
Pra në 2 shkurt 2026, kryeministri Rama me bashkëautorsi të Vuçiç kanë publikuar një editorial në median gjermane, ku kanë bërë një propozim publik drejtuar BE-së për një qasje të re në procesin e zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke hequr dorë nga një anëtarësim i plotë dhe duke u mjaftuar me një integrim të vendeve kandidate vetëm në tregun e brendshëm dhe zonën Shengen. Ky qëndrim i Ramës bie ndesh me qëndrimet historike që prej vendosjes së demokracisë në vendin tonë. Bie ndesh me rezolutat e miratuara më herët në Kuvend, ku shprehet qartësisht vullneti për anëtarësimin e plotë në BE. Ky artikull me ato që shpreh, shkel parimet e kuadrit negociator Shqipëri-BE dhe cënon interesat strategjike të Shqipërisë, të Kosovës dhe gjithë faktorit shqiptar në rajon.
Kur lexon këtë artikull, kupton krizën e thellë të regjimeve autokratike anti-europiane në rajonin tonë. Prandaj të dy bashkëautorët kërkojnë të fusin nga dritarja në atë familje qeverisjet e tyre anadollake, pasi hyrja nga porta do të ishte e pamundur pa realizuar thelbin e parimeve europiane. Kjo do të thoshte fundin e pushtetit të tyre. Prandaj kaluan në akrobaci. Ky artikull kërkon të legalizojë regjimet lindore, por kjo s’mund të ndodhë. Ajo është një tentativë ringjallje e projektit serb të Ballkanit të Hapur, i futur tashmë në arkivol. Një artikull ku aspiratat e shqiptarëve në rajon futen në një rrafsh me ato serbe. Këta kërkojnë të zhveshin BE-në nga vlerat mbi të cilat u themelua. Vërtetë mendoni se mund të hyjmë në BE në një karrocë me Serbinë? Serbia i ka sytë nga Rusia.
Hoxha: Në vitin 2013 ka qenë viti i fundit që BE u zgjerua. Zgjerimi nuk ka qenë më në qendër të agjendës europiane. Në kushtet e reja që përballet BE, zgjerimi shihet tashmë si një mjet për forcimin e stabilitetit, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Ky riorientim i pozicionit të BE-së ka nxitur një valë diskutimesh në nivel europian dhe rajonal. Nga modelet e integrimit gradual tek anëtarësimi i diferencuar apo faza e ndërmjetme e përfshirjes në politikë apo tregjeve të përbashkët, debati reflekton një përpjekje serioze për të gjetur një ekuilibër mes nevojës për zgjerim dhe kapacitetit të BE-së për të qenë eficente. Natyrshëm që situata të tilla komplekse kërkojnë kreativitet dhe vision. Ky është konteksti në të cilin duhet parë artikulli i botuar disa muaj më parë, çka zgjoi vëmendje, por që kërkon një lexim të qetë dhe racional. Thelbi është që artikulli nuk sfidon aspak objektivin e anëtarësimit të plotë të vendit në BE. Përkundrazi, ai synonte ta bënte këtë rrugë më të prekshme, më funksionale dhe më të besueshme për vendet aspirante dhe për vetë BE-në. Askund në atë artikull nuk bëhet fjalë për heqje dorë nga ky synim dhe për relativizimin e tij.
Aty propozohej një rrugë e përshpejtuar dhe fleksibël që lejon afrimin gradual me strukturat kryesore të BE-së përpara anëtarësimit, veçanërisht në fushat ekonomike të tregut të brenshëm dhe lëvizshmërisë, ndërkohë që procesi i anëtarësimit vazhdon natyrshëm në rrugën aktuale. Me shumë të drejtë vendet e Ballkani Perëndimor kanë një pritshmëri legjitime që të mos mbeten në atë zonën e pritjes pa fund. Dhe kjo krijon një nyjë që duhet adresuar. Këtu hyn ideja e asaj që është quajtur integrimi i përshpejtuar. Ajo nënkupton që vendet aspirante të përfitojnë më herët, përpara anëtarësimit, disa prej avantazheve kyçe të anëtarësimit në BE./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka kërkuar mbështetje për përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurov...
Donika Gërvalla KOSOVË- Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvall...
TIRANË- Genta Tafa u betua si Komisionere kundër Diskriminimit gjatë seancës së kësaj të enjteje në Kuvend. Gjat&...
TIRANË- Kuvendi ka votuar projektrezolutën për Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ku edhe opozita ka bashkuar v...
Igli Cara TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara ka deklaruar ditën e sotme se projekti “Durrës Marina&rdquo...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ishte pjesë e Konferencës së Energjisë të organizuar në...
Tedi Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar ditën e sotme se i...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka ngritur alarmin për ligjet e investimeve. Gjatë fjalës së saj...
Ulsi Manja TIRANË- Deputeti i PS-së dhe ish-Ministri Drejtësisë Ulsi Manja ka replikuar me Kryetarin e Kuvendit të Shqipëris&...
Edi Rama GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga takimi në Aachen të Gjermanisë. Kreu i qeverisë shprehet se kishte k&e...