LIVE UPDATES
Politike

"Ministrat në luks ndërsa populli vuan për bukën e gojës"/ Blushi në Kuvend: Qeveri narko-shtet po bllokon integrimin europian

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Blushi u shpreh se Europa nuk refuzon shqiptarët, por korrupsionin që sheh në çdo hallkë dhe në çdo zyrë të shtetit.

14 Maj 2026, 15:55 Nga E.d
"Ministrat në luks ndërsa populli vuan për bukën e
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar ditën e sotme se  integrimi europian i vendit nuk është bllokuar nga opozita, por nga ajo të cilën ai e quajti 'narko-qeveri' dhe modeli i saj i korruptuar. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Blushi u shpreh se Europa nuk refuzon shqiptarët, por korrupsionin që sheh në çdo hallkë dhe në çdo zyrë të shtetit.

Blushi theksoi se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve e tha se korrupsioni, mungesa e transparencës dhe kapja e institucioneve janë pengesë serioze për ekonominë dhe investimet në Shqipëri. Në fund, ai tha se ai që po pengon integrimin është Edi Rama, ndaj sipas tij sot Shqipëria ka më shumë nevojë se kurrë për një ndryshim të madh moral dhe politik, për institucione që garantojnë votën e lirë dhe barazinë para ligjit.

Tedi Blushi: Forca e Partia e Lirisë, me kontribut të veçantë ndër vite në procesin e integrimit europian, ka qenë dhe mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për përshpejtimin e pandarshëm të këtij procesi dhe, veçanërisht, së fundmi, për rikthimin e vendit në shinat e standarteve demokratike euroatlantike. Diella nuk i mbulon dot të vërtetat që shohin sot të gjithë shqiptarët, dhe as propaganda e diellës se Shqipëria është sot më pranë Europës se kurrë. E vërteta është krejt ndryshe; është kjo e vërtetë që shohin sot të gjithë shqiptarët, të cilët e kuptojnë qartësisht se integrimi europian i vendit nuk është bllokuar prej tyre, nuk është bllokuar nga opozita, por nga kjo narko-qeveri dhe modeli i saj i korruptuar dhe kriminal i sundimit.

Europa nuk na refuzon pse jemi shqiptarë. Europa na refuzon kur sheh korrupsionin në çdo hallkë dhe në çdo zyrë të shtetit; kur nuk garanton dot, si shtet, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut; kur e shkrin partinë me shtetin për të ndërtuar narko-shtetin; dhe kur sheh se ministrat e vendit më të varfër të kontinentit jetojnë në luks, ndërsa populli numëron lekët për bukën e gojës. Europa të refuzon kur sheh përshkallëzim me 11 vende në raportin e Transparency International sa i përket indeksit kundër korrupsionit; kur konstaton kthimin e Kuvendit në një rrobaqepësi të ligjeve me porosi për oligarkë dhe klientë të qeverisë; kur konstaton se tenderat paracaktohen; kur konstaton koncesionet klienteliste; dhe kur konstaton qindra e qindra miliona euro që nuk përfundojnë në shërbime, por në xhepin e kryeministrit, ministrave dhe klientëve të tyre.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve e tha shqip, troç dhe saktë: korrupsioni, mungesa e transparencës dhe kapja e institucioneve janë pengesë serioze për ekonominë dhe investimet në Shqipëri. Kur partnerët strategjikë flasin qartë, atëherë nuk kemi të bëjmë me perceptim, por me një alarm ndërkombëtar për mënyrën se si sot po qeveriset vendi.

Edi Rama e ka kthyer shtetin në pronë private. Ministritë janë kthyer në zyra tenderash dhe qokash klienteliste. Paratë e qytetarëve më të varfër të kontinentit janë kthyer në luks për pushtetarët. Simboli më i qartë i kësaj arrogance është pikërisht mënyra se si menaxhohen sot sektorët strategjikë të vendit. Kur partnerët tanë shohin se si zyrtarë të lartë të qeverisë, si Belinda Balluku, nuk përmenden më vetëm në debatin e përditshëm politik, por janë kthyer sot në simbole të një pushteti që është mbi ligjin, mbi drejtësinë dhe mbi qytetarët, kuptohet qartësisht problemi.

Europa nuk po na pengon. Është Edi Rama ai që po pengon Europën në Shqipëri. Integrimi nuk bllokohet nga fjalët. Integrimin e bllokon korrupsioni. Ndaj sot Shqipëria ka më shumë nevojë se kurrë për një ndryshim të madh moral dhe politik, për institucione që garantojnë votën e lirë dhe barazinë para ligjit, dhe ka nevojë për shpresë./Dosja.al

tedi blushi pl kuvend

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës