Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Deputeti i opozitës theksoi se raporti ekspozon çështje, të cilat lidhen ngushtësisht edhe me procesin e integrimit evropian, sepse prekin shtetin ligjor, rendin, sigurinë, funksionimin e gjyqësorit dhe aspekte shumë të rëndësishme të funksionimit të demokracisë në Shqipëri.
TIRANË- Deputeti i opozitës, Eno Bozdo tha se raporti amerikan evidenton shkaqet kryesore pse Shqipëria sot nuk po zhvillohet. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bozdo u shpreh se korrupsioni dhe krimi i organizuar po dëmtojnë ekonominë e vendit.
Deputeti i opozitës theksoi se raporti ekspozon çështje, të cilat lidhen ngushtësisht edhe me procesin e integrimit evropian, sepse prekin shtetin ligjor, rendin, sigurinë, funksionimin e gjyqësorit dhe aspekte shumë të rëndësishme të funksionimit të demokracisë në Shqipëri.
Sipas tij, ligji për investimet e huaja, i reklamuar si revolucion, ka dështuar plotësisht, ndërsa shtoi se ka miratuar më shumë se 60 projekte klienteliste pra të ndërtimit duke kontribuar në betonizimin e bregdetit shqiptar.
Eno Bozdo: Faleminderit zoti kryetar. Të nderuar kolegë. Ky debat i sotëm me pesë muaj vonesë, në fakt për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, është absolutisht i vonuar nga ana e kalendarit të kuvendit, po pavarësisht saj dhe për fat të keq për Shqipërinë, mbetet tema më e nxehtë, sepse raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit jo vetëm i vë pikat mbi i, po ekspozon përpara shqiptarëve disa të vërteta tronditëse.
Raporti ekspozon çështje, të cilat lidhen ngushtësisht edhe me procesin e integrimit evropian, sepse prekin shtetin ligjor, rendin, sigurinë, funksionimin e gjyqësorit dhe aspekte shumë të rëndësishme të funksionimit të demokracisë në Shqipëri.
Së pari, raporti thotë qartë se ekonomia shqiptare mbetet ekstremisht e ndjeshme ndaj korrupsionit të përhapur, krimit të organizuar, konkurrencës së shtrembëruar, sektorit informal gjigand, mungesës së fuqisë punëtore për shkak të emigracionit masiv dhe produktivitetit të ulët të punës. E këto nuk janë sfida, të nderuar zotërinj, po janë shkaqe kryesore pse Shqipëria sot nuk zhvillohet.
PBB-ja për frymë, prodhimi i brendshëm për frymë në Shqipëri, është vetëm 1/4 e mesatares së vendeve të Bashkimit Evropian. Pas më shumë se 12 vitesh qeverisje, ajo që na thuhet nga ana juaj është që është trashëgimi e të kaluarës. Po në fakt nuk është kështu. Shqipëria ka qenë shumë herë më mirë në raport me fqinjët dhe me Bashkimin Evropian 13 vite më parë. Raporti amerikan thotë diçka tjetër, që këtu është dështuar në mënyrë sistematike për reforma të thella strukturore, për të cilat vendi ka nevojë në mënyrë urgjente.
Ligji për investimet e huaja, i reklamuar si revolucion, ka dështuar plotësisht. I zgjatur disa herë, për herë të fundit tani deri në fund të vitit 2026. Por ndërkaq, ka miratuar më shumë se 60 projekte klienteliste, përgjithësisht në sektorin e real estate, pra të ndërtimit, përgjithësisht duke kontribuar mjaftueshmërisht betonizimin e bregdetit shqiptar, të cilat nuk kalojnë nëpërmjet ligjit të koncesioneve, por kalojnë nëpërmjet konceptit dhe rrugës së shtruar të investitorëve strategjikë, njerëz shumë të afërt e të ngushtë me partinë në pushtet dhe me kryeministrin./Dosja.al
KOSOVË- Bartës të rinj, lëvizje të kandidatëve nga një parti politike në tjetrën, lënie jashtë dhjet&eu...
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha TIRANË-Një incident ka ndodhur ditën e sotme gjatë seancës plenare në Kuvend. Minist...
Fatmir Xhafaj TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj ka deklaruar ditën e sotme se integrimi i vendit në BE, nuk ës...
Luçiano Boçi TIRANË- Nënkryetari i PD-së dhe deputeti Luçiano Boçi tha se qeveria paraqet sukses, por raportet n...
SHBA- Një propozim i kongresistit republikan amerikan, Keith Self, që Shtetet e Bashkuara të ushtrojnë presion ndaj Greqisë p&eu...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se ka bllokuar procesin e integrimit në B...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi mazhorancën për bllokimin e komisionit hetimor për A...
Ulsi Manja TIRANË- Një debat është zhvilluar mes deputetit socialist Ulsi Manja dhe kryeparlamentarit Niko Peleshi në seancë ...
Albana Vokshi TIRANË- Seanca parlamentare ku diskutohej rezoluta për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian u sh...
Igli Hasani TIRANË- Kryetari i Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka lexuar projektrezolutën për int...