LIVE UPDATES
Politike

"Qytetarit i duhen vite që të marrë drejtësi"/ Boçi: Qeveria paraqet sukses, por raportet ndërkombëtare nxjerrin Shqipërinë reale

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Boçi u shpreh se raporti i Parlamentit Europian dhe ai i Departamentit Amerikan të Shtetit, përbëjnë një akt-akuzë të drejtpërdrejtë ndaj qeverisë shqiptare.

14 Maj 2026, 13:20 Nga E.d
"Qytetarit i duhen vite që të marrë drejtësi"/
Luçiano Boçi

TIRANË- Nënkryetari i PD-së dhe deputeti Luçiano Boçi tha se qeveria paraqet sukses, por raportet ndërkombëtare nxjerrin Shqipërinë reale. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Boçi u shpreh se raporti i Parlamentit Europian dhe ai i Departamentit Amerikan të Shtetit, përbëjnë një akt-akuzë të drejtpërdrejtë ndaj qeverisë shqiptare.

Ai tha se investitorët e huaj përballen me korrupsion të përhapur dhe të thellë në sektorin publik, në drejtësi dhe prokurime shtetërore, ndërsa qytetarit i duhen vite që të marrë drejtësi. Nënkryetari i PD-së tha se në Shqipëri mund të marrësh një tender shumë kollaj, por vetëm nëpërmjet lidhjeve efikase, jo nëpërmjet ofertës më të mirë.

Boçi: Të nderuar drejtuese, të nderuar deputetë. Këtu kemi dy pamje që na u paraqitën nëpërmjet tre raporteve. Raporti i parë është raporti juaj për anëtarësimin në BE, një raport propagandë enfatik nga fillimi deri në fund dhe raporti tjetër është raporti i Parlamentit Europian dhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, që na zbulon atë Shqipërinë e vërtetë, Shqipërinë reale. Nuk është fletë lavdërimi, madje raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe raporti i Parlamentit Europian janë akt-akuzë e drejtpërdrejtë ndaj qeverisë për ato që ato parashtrojnë dhe konkretisht, sipas raportit, akt-akuzë e Departamentit të Shtetit, investitorët e huaj përballen me korrupsion të përhapur dhe të thellë në sektorin publik, në drejtësi dhe prokurime shtetërore.

Dhe kjo është e vërteta, kjo është ajo Shqipëria reale, jo ajo Shqipëria enfatike dhe në këtë Shqipërinë reale ka pasiguri juridike. Në Shqipërinë reale kontratat nuk garantohen sipas raportit të Departamentit të Shtetit. Dhe sistemi gjyqësor vazhdon të perceptohet problematik. Ndërsa ekonomia informale, ajo kriminale dhe pastrimi i parave të evazionit, trafiqeve dhe krimit të organizuar deformojnë tregun dhe kanë kapur prej fyti ekonominë. PPP-të kufizojnë konkurrencën dhe mbi të gjitha Shqipëria reale, thotë raporti, po humbet kapitalin më të madh dhe më të çmuar të saj, që janë njerëzit.

Pra, qartazi dhe prerazi, ndërsa qeveria paraqet sukses, raportet, ai i Parlamentit Europian dhe amerikan i shtetit, shohin frikë, frikë të investitorëve, frikë nga arroganca, frikë nga klientelizmi, frikë nga një shtet që nuk sillet si arbitër i tregut, por si ortak i bandave dhe i një grushti klientësh. Dhe kjo është në të vërtetë drama e Shqipërisë. Dhe ky raport i shkruan qartë skenat e kësaj drame. Dhe në këtë Shqipërinë tonë dramatike ju flisni për drejtësi. Po ju e dini shumë mirë që sot është shumë e lehtë që po, mund të ndërtosh kulla brenda një muaji në Shqipëri me para të pista. Ndërsa atij qytetarit i duhen vite të tëra që të marrë drejtësi.

Dhe kur e merr drejtësinë, në fund ka një letër ku i shkruhet se drejtësia e tij ka ikur në drejtim të paditur. Në Shqipërinë tonë dramatike ka korrupsion, jo siç thonë raportet e këtyre që s'ka korrupsion. Sepse në Shqipërinë tonë dramatike mund të marrësh një tender shumë kollaj, por vetëm nëpërmjet lidhjeve efikase, jo nëpërmjet ofertës më të mirë. Dhe në këtë Shqipërinë dramatike tonën nuk mund të vish edhe të investosh edhe në qoftë se je i huaj, sepse sheh një video turistike me muzikë epike dhe me batuta humoristike të kryeministrit. Sepse e vërteta është ajo që është shkruar e zeza mbi të bardhë në raportin amerikan të shtetit.

Dhe për ta vazhduar të vërtetën dhe e vërteta bëhet akoma më e prekshme kur futesh në vetë-lavdërimet për arsimin e lartë. Kur dëgjon këtu që arsimi i lartë është pajisur me laboratorë, ka programe, projekte për IT-në, të duket sikur Shqipëria është bërë qendër botërore e zhvillimit teknologjik. Në të vërtetë, sot universiteteve shqiptare i mungon cilësia dhe i mungon një gjë fare e vogël, e vockël, do thoshte ministrja e arsimit, i mungojnë studentët. Fare e vogël. Nuk ka studentë, universitetet e rretheve nuk kanë studentë, nuk kanë burime njerëzore. Kjo është pamja e universiteteve tona. Dhe këtu flitet nga ju për kërkim shkencor. Kërkim shkencor kur standardi i BE-së duhet të ishte 3% dhe sa është standardi i BE-së sot në Shqipëri? Ju e shkruani 0.3% edhe këtu mashtroni dhe gënjeni se ju kërkimin shkencor në raport me GDP-në e keni 0.06%. Ky është investimi për kërkimin shkencor. Edhe kërkim shkencor, me kë?

Me Skënder Gjinushin që nuk i dihet ku e ka diplomën? Dhe pamja më reale në fakt e universiteteve dhe e kërkimit shkencor sot e di kush është? Është Shkodra. Për fatin tonë të keq këtu edhe deputetëve dhe ish-kryetares së kuvendit. Sepse pamja e intelektualizmit ka marrë pamjen e Mark Mollës. Mark Molla nuk është personazh që vjen nga romanet e Kadaresë. Jo, është administratori i Universitetit të Shkodrës i zgjedhur në kundërshtim me dëshirën e stafit akademik, të rektorit dhe frymës intelektuale të atij qyteti intelektual. Dhe do të doja të kisha shumë kohë për atë arsimin parauniversitar, të cilit i bëtë dhuratë atë agjencinë e famshme që ja dorëzuat një privati për interesa klienteliste dhe aspak për të rritur performancën e arsimit parauniversitar në Shqipëri. Faleminderit./Dosja.al

luçiano boçi kuvend raporte

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj