Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Hysni Mehani i cili është kryetar i LVV-së në Skenderaj dhe zëvendësministër në detyrë i Financave ka denoncuar se është dhunuar nga kryetari i Komunës të Skënderajt, Sami Lushtaku, i cili është pjesë e PDK-së.
KOSOVA- Një incident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku Zv.ministri i Financave është dhunuar brutalisht nga kryetari i Komunës Skënderaj. Hysni Mehani i cili është kryetar i LVV-së në Skenderaj dhe zëvendësministër në detyrë i Financave ka denoncuar se është dhunuar nga kryetari i Komunës të Skënderajt, Sami Lushtaku, i cili është pjesë e PDK-së.
Mehani e ka bërë të ditur këtë rast përmes një postimi në rrjetin social të mikut të tij, Bahri Zabeli, pasi pretendon se personat të cilët e kanë dhunuar i kanë marrë edhe telefonin. Ai ka shkruar se është sulmuar nga Sami Lushtaku dhe banda e tij, ndërsa i bën thirrje policisë të mbrojë familjen e tij.
"Të dashur miq jam sulmuar nga Sami Lushtaku dhe banda e tij. Telefonin personal ma kanë marrë.
Lus policinë të mbroj familjen time dhe ftoj familjrët për përmbajtje," ka shkruar ai në llogarinë e mikut të e tij.
Pas kësaj ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila dënoi ashpër këtë sulm fizik. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lëvizja Vetëvendosje informon se Hysni Mehani aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor. Ata kërkuan nga organet kompetente të trajtojnë rastin me urgjencë dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore ndaj përgjegjësve. Gjithashtu kërkuan nga Partia Demokratike e Kosovës dënimin e këtij akti.
Reagimi i plotë:
Sot, në kafeterinë “Solo” në qendër të Skenderajt, është sulmuar brutalisht nga Kryetari i Komunës së Skënderajt Sami Lushtaku dhe truprojat e tij, zëvendësministri i Ministrisë së Financave, kandidati për deputet dhe Kryetari i Qendrës së LVV-së në Skënderaj, Hysni Mehani. Ky sulm fizik ndodhi në kohën kur z. Mehani ishte duke pirë kafe me deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistë të LVV-së.
Fillimisht, Hysni Mehani është goditur me grusht, ndërsa më pas edhe me gotë në kokë. Pas përpjekjes së Sekretari të Qendrës, Bahri Zabeli për të parandaluar përshkallëzimin është sulmuar dhunshëm nga shoqëruesit e Sami Lushtakut edhe ai duke pësuar goditje të rënda. Hysni Mehani aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor.
Ky sulm fizik bandistesk tregon qartë për se këta njerëz nuk e kanë vendin në udhëheqje të institucione publike qendrore e lokale. Kërkojmë nga organet kompetente të trajtojnë rastin me urgjencë dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore ndaj përgjegjësve. Po ashtu, kërkojmë nga Partia Demokratike e Kosovës dënimin e këtij akti.
Lëvizja VETËVENDOSJE! dënon ashpër këtë sulm fizik, por njëkohësisht u tregon gjithë këtyre se nuk mund ta trembin as ta frikësojnë asnjë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! e qytetar të Republikës./Dosja.al
Eno Bozdo TIRANË- Deputeti i opozitës, Eno Bozdo tha se raporti amerikan evidenton shkaqet kryesore pse Shqipëria sot nuk po zhvillohet...
KOSOVË- Bartës të rinj, lëvizje të kandidatëve nga një parti politike në tjetrën, lënie jashtë dhjet&eu...
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha TIRANË-Një incident ka ndodhur ditën e sotme gjatë seancës plenare në Kuvend. Minist...
Fatmir Xhafaj TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj ka deklaruar ditën e sotme se integrimi i vendit në BE, nuk ës...
Luçiano Boçi TIRANË- Nënkryetari i PD-së dhe deputeti Luçiano Boçi tha se qeveria paraqet sukses, por raportet n...
SHBA- Një propozim i kongresistit republikan amerikan, Keith Self, që Shtetet e Bashkuara të ushtrojnë presion ndaj Greqisë p&eu...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se ka bllokuar procesin e integrimit në B...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi mazhorancën për bllokimin e komisionit hetimor për A...
Ulsi Manja TIRANË- Një debat është zhvilluar mes deputetit socialist Ulsi Manja dhe kryeparlamentarit Niko Peleshi në seancë ...
Albana Vokshi TIRANË- Seanca parlamentare ku diskutohej rezoluta për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian u sh...