14 Maj 2026, 20:11
Nga E.d
Eno Bozdo
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka folur për rritjen e çmimeve e cila ka ardhur si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme. Gjatë një interpelance me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në Kuvend, Bozdo tha se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë për zbutjen e krizës.
Ai tha se çmimet janë rritur në çdo sektor të jetës ekonomike, ndërsa thekosi se shtetet fqinje kanë ndërhyrë me shpejtësi. Bozdo solli rastin e Gjermanisë e cila ka miratuar një paketë prej 1.6 miliardë eurosh, duke ulur taksën e energjisë dhe TVSH-në për të mbrojtur konsumatorët.
“Interpelanca është thirrur për të marrë përgjigje nëse ka ndërmend të bëjë diçka qeveria shqiptare, në kushtet kur për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme është verifikuar rritje shumë e ndjeshme e çmimeve të karburantit, plehrave kimik dhe mallrave të shportës ushqimore. Të tria grupet që ndikojnë drejtpërdrejtë në shtrenjtimin e jetës për shqiptarët, por edhe në mundësinë e sektorit ekonomik industrial dhe agro bujqësor. Kjo interpelancë ka në themel 4 argumente. Çmimet janë rritur në çdo sektor të jetës ekonomike. Shqiptarët janë ndër popujt më të varfër, ndoshta populli më i varfër në Europë, duke bërë çdo rritje çmimi më të ndjeshme. Shqipëria nuk ka marrë asnjë masë për situatën aktuale, kur shtetet fqinje kanë ndërhyrë me shpejtësi.
Çfarë ekzaktësisht po planifikon qeveria shqiptare kur çmimet e karburantit janë rritur me 30%, çmimet e plehrave kimikë janë rritur me rreth 40% dhe çmimet e ushqimeve bazë janë rritur veçanërisht ato të fruta perimeve, të cilat e kanë kaluar 30%. Gjermania ka miratuar një paketë prej 1.6 miliardë eurosh, duke ulur taksën e energjisë dhe TVSH-në për të mbrojtur konsumatorët. Italia po shpërndan kartën e dedikuar me rreth 500 euro për familjet në nevojë dhe ka ulur akcizën e karburanteve me një kosto prej 500 milionë eurosh, etj. Të gjitha këto vende po përdorim buxhetet e tyre për mbrojtjen e qytetarëve, ndërsa Shqipëria jo”, tha Bozdo./Dosja.al
eno bozdo delina ibrahimaj kuvend
Politike
14 Maj 2026, 19:44
E. D
Albana Koçiu
TIRANË- Zv.kryeministrja Albana Koçiu, duke folur për çështjen e ndërtimit të resorti...
Politike
14 Maj 2026, 19:28
E.d
Fatmir Mediu
ITALI- Deputeti dhe kryetari i Partia Republikane, Fatmir Mediu, mbajti një fjalim në takimin e OSBE në Romë, të fok...
Politike
14 Maj 2026, 19:06
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur rezolutën e miratuar me konsensus nga Kuvendi p&eu...
Politike
14 Maj 2026, 18:58
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj zëvendësministrit të Financav...
Politike
14 Maj 2026, 18:29
E.d
Erisa Xhixho
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka folur për prcesin e intigrimit të vendit në BE. Gjat...
Politike
14 Maj 2026, 18:04
E. D
Ferit Hoxha, Tritan Shehu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka zhvilluar një interpelancë në Kuvend...
Politike
14 Maj 2026, 18:07
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka kërkuar mbështetje për përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurov...
Politike
14 Maj 2026, 17:56
E. D
Donika Gërvalla
KOSOVË- Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvall...
Politike
14 Maj 2026, 16:57
E. D
TIRANË- Genta Tafa u betua si Komisionere kundër Diskriminimit gjatë seancës së kësaj të enjteje në Kuvend. Gjat&...
Politike
14 Maj 2026, 16:27
E. D
TIRANË- Kuvendi ka votuar projektrezolutën për Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ku edhe opozita ka bashkuar v...