LIVE UPDATES
Politike

VIDEO/ Shehaj fut banorët e Rrjollit në Kuvend, i kërkon llogari Koçiut: Jepi përgjigje për pronat

Shehaj tha se banorët e fshatit Rrjoll në Shkodër, në protestë prej më shumë se 100 ditësh, pretendojnë se u janë vjedhur pronat e trashëguara nga të parët, tokat ku kanë jetuar, nga përfshirja e zyrtarëve të Hipotekës dhe Qeverisë që ka dhënë lejen e ndërtimit për një resort turistik në atë zonë.

14 Maj 2026, 23:00 Nga E. D

VIDEO/ Shehaj fut banorët e Rrjollit në Kuvend, i kërkon llogari
TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj gjatë një interpelance me zv. kryeministren Albana Koçiu në Parlament ka kërkuar llogari për përgjegjësinë që ka Qeveria në lidhje me situatën ku ndodhen banorët e Rrjollit, për tokat e tyre që pretendojnë se u janë grabitur dhe në to po ndërtohet resort.

Shehaj tha se banorët e fshatit Rrjoll në Shkodër, në protestë prej më shumë se 100 ditësh, pretendojnë se u janë vjedhur pronat e trashëguara nga të parët, tokat ku kanë jetuar, nga përfshirja e zyrtarëve të Hipotekës dhe Qeverisë që ka dhënë lejen e ndërtimit për një resort turistik në atë zonë.

"Zonja zëvendëskryeministre, këtu banorët e Rrjollit kanë mbi 100 ditë që protestojnë. Banorët pretendojnë që një oligark bashkë me ish kryetarin e hipotekës kanë vjedhur pronën e tyre. Ky është pretendimi i tyre zonja ministre. Dhe detyra jonë është të dëgjojmë zërin e tyre. Dhe këtë interpelancë në fakt unë e kam kërkuar por e kam kërkuar për llogari të tyre dhe pyetjes së cilës ti do i përgjigjesh në emër të qeverisë", u shpreh kreu i Mundësia.

Gjatë fjalës së Shehajt në interpelancë, në llozhat e Kuvendit ishin të pranishëm edhe përfaqësues të banorëve të Rrjollit, të cilët ndoqën diskutimin e kreut të Mundësia dhe përgjigjet e zv.kryeministres Koçiu.

"Banorët janë këtu shikojeni, shikojeni, ata për të cilët ju nuk flisni, ju i injoroni, kanë ardhur këtu në sallën tuaj. Këtu ku mbroni korrupsionin, këtu ku votoni ligjet për të vjedhur pronat e qytetarëve shqiptarë, i ke këtu", tha Shehaj.

Në foltoren e Kuvendit, Shehaj solli zërin e një të moshuare e cila prej shumë vitesh ka jetuar në Rrjoll, është martuar e ka lindur e rritur fëmijët në tokat që sot thonë se ua kanë grabitur, e cila kishte një kërkesë për kryeministrin Edi Rama dhe një pyetje për ish.zv. kryeministren Belinda Balluku.

"Familja e Malajve, kështu na keni bërë. Vër dorën në zemër e shpirtin. Pyetja është shumë e thjeshtë. Po t’i lëmë, tani t’i lëmë, ça të bëjmë, t’i lëmë vetëm, të pambrojtur, t’i lëmë ndërkohë që kjo qeveri iu vjedh pronat. Tani, znj. zv.kryeministre, nuk kërkon shumë kjo zonja, kjo e moshuara, nuk kërkon shumë. Kërkon thjesht që të vini dorën në zemër dhe t’i garantoni pronën, mos t’ia vidhni pronën. Ju pyet: keni prindër a s’keni prindër, keni fëmijë a s’keni fëmijë? Si mundeni, thotë, si mundeni të na nxirrni, të na merrni pronën në këtë fare mënyre? Nuk ju kërkon shumë, nuk ju kërkon as rritje pensioni, nuk ju kërkon as ujë, as drita. As të krijoni kushte që fëmijët e saj të jetojnë në Shqipëri, ju kërkon thjesht mos t’i merrni pronën. Mos t’ia vidhni pronën. Kaq. Shumë e thjeshtë", u shpreh Shehaj.

Shehaj i bëri thirrje zv.kryeministres Koçiu duke e ftuar për një moment të mendonte nëse do të ishte ajo në vend të banorëve të Rrjollit dhe të zbulonte se në tokën pronë të saj, të ndërtonte një oligark.

"Tani, znj. ministre ose zv.kryeministre se jeni rritur në detyrë, unë ju ftoj për një moment, jo vetëm juve por dhe të gjithë, bëjeni njëherë, mundohuni se dhe mund t’ia dilni. Ore imagjinoni të jeni në një moment në vend të tyre, imagjinoni një moment. Një ditë të bukur pasi ju kanë mohuar të drejtën e pronës, dhjetëra vite nëpër gjykata duke ju mohuar të drejtën e pronës, duke kërkuar një certifikatë pronësie, vini dhe shikoni që po ndërtojnë në pronën tuaj. Ti je pronar dhe shkon dhe shikon që në pronën tënde, dikush tjetër po ndërton. Dhe ti s’di ça të bësh dhe e vetmja gjë që të ka mbetur është të protestosh. Se çfarë mund të bësh, çfarë mund të bësh?

Pastaj merr vesh që kush po ndërton, po ndërton një oligark bashkë me ish-drejtorin e hipotekës. Ti çfarë do mendoje znj. zv.kryeministre, çfarë do mendoje ti? “Ahh duhet të mendojmë për Shqipërinë.” Nuk do të të vinte pak inat, nuk do thoje: “Prit se është prona ime.” Nuk do të protestoje?", tha Shehaj.

Lidhur me deklaratat e zv.kryeministres për ndërhyrjet e policisë në përplasjet e banorëve të Rrjollit me policinë private të kompanisë që po ndërton resortin, Shehaj tha se nuk është e vërtetë që efektivët kanë parandaluar përshkallëzimin e përplasjeve.

"Ishte policia aty tha dhe u kujdes që këta mos të rriheshin. Ata i rahën me grushta, ishte një zotëri i kishin çarë këmbën. Si mund të thoni? Policia ishte aty dhe bënte sehir. Policia mbante anën e policisë private. Nuk ishte aty për të mbrojtur qytetarët" tha Shehaj.

Shehaj theksoi në fjalën e tij se Partia Mundësia do të vazhdojë të qëndrojë në krah të banorëve të Rrjollit.

"Zonjë e nderuar, ne do vazhdojmë të qëndrojmë në krahë të qytetarëve! Në krahë të të pambrojturëve, në krahë të pronarëve të cilëve po u grabitet prona! E dimë që ju bezdisim, e dimë që ju nuk jeni mësuar por ne nuk dorëzohemi. Nuk dorëzohemi! Do vazhdojmë do vijmë këtu, do flasim, do ju kërkojmë llogari, që të vini këtu të flisni e të thoni se si i keni marrë pronat, se si po i dhunoni me polici private"./Dosja.al

agron shehaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj