Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ish-presidenti, pretendon se masa është e pajustifikuar dhe joproporcionale në raport me rrethanat e çështjes.
TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka bërë sërish rekurs në Gjykatën e Lartë. Përmes kësaj, ai kërkon pezullimin e afateve të paraburgimit. Ai ka kundërshtuar vendimin e Apelit të Posaçëm, i cili ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.
Përmes kësaj kërkese, Meta kërkon zbutjen e masës së sigurisë. Kjo duke argumentuar se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për ta mbajtur në paraburgim. Ish-presidenti, pretendon se masa është e pajustifikuar dhe joproporcionale në raport me rrethanat e çështjes.
Por, SPAK ka kundërshtuar deri më tani pretendimet e tij, dhe ka thënë se masa e sigurisë është e bazuar në prova dhe në rrezikun procedural. Meta është marrë i pandehur për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Në të njëjtën dosje janë të pandehur edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, si dhe tre persona të tjerë.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe ish-deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, ish-deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Sot, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, u zhvillua Takimi i 17-të i Nënkomitetit BE–Shqipë...
Foto ilustruse TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku ka nënvizuar edhe nj&e...
Foto ilustruse SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se është takuar në Beograd me përfaqësues...
Foto ilustruse TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se protesta e 28 shkurtit do jetë ndryshe. Gjat&e...
Foto ilustruse TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar organizata kriminale nuk mund të mbrojë parlament...
Foto ilustruse TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar pas takimit që zhvilloi me misionin faktmbledhës ...
Foto ilustruse TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar pas takimit që zhvilloi me misionin faktmbledhës ...
Elisa Spiropali TIRANË- Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, tha se Kosova mbet...
Irena Gjoka TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin për gjyqtaren Irena Gjoka. Gjatë një kthim p&e...
Glauk Konjufca KOSOVË- Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca tha se ka konsensus në shoqëri që pr...