LIVE UPDATES
Politike

Iu mbyll biznesi, deputeti Agron Shehaj: Presion politik, përgjigjen që prisja nga autoritetet e mora nga Rama

Ai tha se përgjigjen që priste nga autoritetet, e ka marrë sot nga kryeministri Edi Rama që me një status në rrjetet sociale deklaroi se ndërtesa ku kishte hapur biznesin ishte pa leje. 

20 Tetor 2022, 23:18 Nga F.M
Iu mbyll biznesi, deputeti Agron Shehaj: Presion politik, përgjigjen
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj u shpreh se mbyllja e biznesit të tij është një sulm politik. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Shehaj akuzoi Policinë e Shtetit se për 20 ditë nuk dha asnjë shpjegim për mbylljen e biznesit me 200 punëtorë në qendër të Tiranës. Ai tha se përgjigjen që priste nga autoritetet, e ka marrë sot nga kryeministri Edi Rama që me një status në rrjetet sociale deklaroi se ndërtesa ku kishte hapur biznesin ishte pa leje. Shehaj tha se efektivët kërkonin pazarin, marrëveshjen dhe heshtjen.

“Për të kuptuar se ky është një sulm politik mjafton që të lexosh tëitterin e Ramës që paska qenë në dijeni për gjithçka. Policia e Shtetit për 20 ditë rresht, pavarësisht se kompania ime u ka shkruar, ata me kojën e tyre, kanë shkelur ligjin, pa e pyetur fare Ramën. Në shtetin shqiptar policia bllokon një biznes për 20 ditë dhe nuk jep asnjë shpjegim, por duhet të dalë kryeministri. Është e qartë se kemi të bëjmë me një sulm politik. Shikoni reagimin e Ministrisë së Brendshme. Në momentin që unë u futa në politikë vendosa që ta bëj ashtu siç di ta bëj. Është një rrezik dhe risk që unë kam marrë përsipër dhe nuk tërhiqem. Doni të dini pse për 20 ditë askush nuk u përgjigj nga policia? Shumë e thjeshtë. Kërkonin pazarin, kërkonin marrëveshjen, kërkonin heshtjen. Donin që unë të shkoja, t’u lutesha, t’u thosha jo po merremi vesh, lirojeni biznesin. Kjo është arsyeja pse është vepruar në këtë mënyrë,”- tha Shehaj.

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj me anë të një postimi në Facebook deklaroi se sipas tij me urdhër të kryeministrit, Edi Rama i ishte bllokuar biznesi. Këtë çështje deputeti demokrat e ngriti dhe në foltoren e Kuvendit ku shkaktoi dhe replika mes tij dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe drejtueses së seancës, Ermonela Felaj. Sipas deputetit demokrat bllokimi i biznesit të tij vjen pas akuzave që ai ka bërë ndaj ministres së Jashtme, Olta Xhaçka dhe numrit dy të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri. Shehaj ka akuzuar Xhaçkan se ka përfituar tokë në bregdet në emër të kompanisë së bashkëshortit të saj, ish-deputetit të PS, Artan Gaçi. Ndërsa Gjiknurin, Shehaj e akuzon pasi sipas tij i ka dhënë tendera kompanisë së kushëririt.

agron shehaj edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet