LIVE UPDATES
Politike

Ivi Kaso: Anëtarët KPK-së kërkojnë shpërblimin për spastrimin politik, sistemi i drejtësisë në dorë të PS-së

Kaso ka shtuar se në një kërkesë drejtuar Ramës, Nikollës, Manjës, dhe ambasadave të SHBA dhe BE, anëtarët e KPK kërkojnë që të sistemohen si gjyqtarë. 

19 Shkurt 2024, 14:26 Nga M.B
Ivi Kaso: Anëtarët KPK-së kërkojnë shpërblimin
Ivi Kaso

TIRANA- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Ivi Kaso me anë të një deklarate ditën e sotme ka thënë se anëtarët e KPK, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, 9 muaj para mbarimit të mandatit i kërkojnë qeverisë që t'i 'sajdisë' në punë të mira. Kaso ka shtuar se në një kërkesë drejtuar Ramës, Nikollës, Manjës, dhe ambasadave të SHBA dhe BE, anëtarët e KPK kërkojnë që të sistemohen si gjyqtarë. 

Ai shton se synimi i kërkesës është sigurimi i jetëgjatësisë në sistem.

DEKALRATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, IVI KASO:

Anëtarët e KPK -Komisionit të Pavarur të Kualifikimit – 9 muaj para mbarimit të mandatit i kërkojnë qeverisë që ti sajdisë në punë të mira. Dëshmojnë kështu se nuk ka rëndësi detyra, por karrigia. Dëshmojnë se, për të mbajtur karrigen, për të zënë një tjetër vend pëllumbash në sistem ata janë gati t’i dorëzohen padronit në qeveri, duke shkelmuar çdo parim pavarësie siç lajmëron targa e tyre e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në një kërkesë drejtuar Edi Ramës, Lindita Nikollës, Ulsi Manjës, dhe ambasadave të ShBA dhe BE, anëtarët e KPK kërkojnë që, meqë po u afron fundi i mandatit, të sistemohen si gjyqtarë. Kërkojnë pra, që tu kthehet favori që i kanë bërë pushtetit duke skualifikuar të padashurit dhe kualifikuar kandidatët e preferuar të qeverisë. Kjo është një shkelje flagrante dhe e turpshme e parimit të pavarësisë dhe të ndarjes së pushteteve në republikën e Shqipërisë. Partia Demokratike e dënon me forcë këtë farsë dhe u kërkon ambasadave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian që ta refuzojnë dhe të distancohen nga ky shtrembërim i parimeve të shtet bërjes dhe drejtësisë. Edi Rama, Lindita Nikolla dhe Ulsi Manja do të bëjnë atë që kanë bërë prej një dekade me institucionet e drejtësisë, por përfaqësuesit e aleatëve të Shqipërisë nuk mund t’ia lejojnë vetes këtë turpërim publik.

Synimi i kërkesës është i qartë: na siguroni jetëgjatësinë në sistem dhe ne do t’ju shërbejmë siç edhe e kemi bërë. Nuk duhet shumë mund për të kuptuar se, në favor të kujt do të jenë vendimet e këtyre gjyqtarëve nesër, nëse Edi Rama, Ulsi Manja dhe Lindita Nikolla do të jenë palë. Ata do ti shërbejnë dorës që i daroviti, por jo drejtësisë, jo Republikës së Shqipërisë, jo interesit publik. Konflikti i parë i interesit është se anëtarët e KPK kërkojnë të mbushin pikërisht ato vende në sistem që vetë i kanë zbrazur, duke skualifikuar gjyqtarë e prokurorë të tjerë. Kjo i bën të dyshimta vendimet e tyre. Së dyti ata kërkojnë vende në sistem edhe për ndihmësit e tyre, duke e kthyer në oligarki sistemin e drejtësisë. Sipas kërkesës që i drejtojnë qeverisë, ata duan që këshilltarët në KPK, të futen në shkollën e Magjistraturës pa konkurs, pra të bëhen gjyqtarë dhe prokurorë, ose të bëhen hetues të BKH apo zyrtarë në institucione të tjera të drejtësisë së re. Me pak fjalë, ata kërkojnë shpërblimin për spastrimin politik që i kanë bërë sistemit të drejtësisë. Kjo do të thotë që gjithë infrastruktura e drejtësisë së re të jetë në dorë të Partisë Socialiste. Nuk mund të ndodhë ndryshe kur emërimet në drejtësi i bën Edi Rama, Ulsi Manja dhe Lindita Nikolla. Partia Demokratike e ka përsëritur këtë alarm prej vitesh. Kjo është një nga provat e shumta se provat tona kanë qenë të pakundërshtueshme. Kjo është prova se me Edi Ramën nuk ka drejtësi të pavarur, por drejtësi të kapur. Kundër kësaj drejtësie që dënon popullin dhe favorizon patronazhistët të ngrihemi nesër. O sot, o kurrë!

ivi kaso drejtesia pd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj