18 Shkurt 2024, 19:42
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha tha sonte se çdo qytetar duhet të votojë i lirë dhe duhet të vendosin me vullnetin e tyre qeverinë që duan
Ai u shpreh se çdokush që prek votën duhet të marrë atë që meriton. Berisha nuk kurseu sërish akuzat për drejtësinë në Shqipëri ku tha se kontrollohet dhe merr porosi nga kryeministri Edi Rama.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Një lloj si në diktaturë ka vendosur nën kontroll të plotë dhe total, atë që e quajtën drejtësi të re, drejtësinë e krimit, drejtësinë e turpit, shëmtimë më të madhe, monstrën më të madhe pas rilindjes, që ka krijuar rilindja. Drejtësinë që e kontrollon në çdo qelizë, Edi Rama. Ka vetëm një rrugë, revolta popullore, revolta qytetare.
Të ju pyes unë ju? A nuk i kapëm hajdutët me presh në dorë, duke vjedhur vota në dosjen 339-184. A nuk po flisnin banditët për vjedhje votash, a nuk po jepnin urdhër për vjedhje votash, nga Edi Rama tek Vangjush Dako. Më thoni, a ekziston një akuzë nga skapi i partisë për këta kriminelë elektoralë?
Atëherë çfarë mbetet për ne? Mbetet revolta, revolta, revolta dhe vetëm revolta. Ose ne duhet të votojmë të lirë dhe qytetarët të vendosin me vullnetin e tyre për qeverinë që duan, ose duhet të jemi të gatshëm për çdo sakrificë. Ai që prek votën duhet të marrë atë që meriton.
Çdo qytetar që varfërohet, që i shkatërrohet vendi i punës, që i ikin fëmijët nga vendi për shkak të pamundësisë ekonomike, varfërisë, skamjes, sepse vidhet, vidhet dhe vetëm vidhet nga qeveritarët, pret që drejtësia ta mbrojë.
Po çfarë ndodh? Drejtësia e kontrolluar nga Edi Rama, merr llokmat dhe bën drejtësi me porosi, për atë që i thotë dhe atë që don.
sali berisha
Politike
18 Shkurt 2024, 19:34
r.ll
sali berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot se shqiptarët janë një komb pothuajse në zhdukje, pasi sipas tij në...
Politike
18 Shkurt 2024, 19:24
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij mbrëmjen e sotme para qytetarëve të mbledh...
Politike
18 Shkurt 2024, 16:08
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Udhëheqësit e tre shteteve të Ballkanit Perëndimor, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe ...
Politike
18 Shkurt 2024, 14:08
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike nga Korça foli për protestën e opo...
Politike
18 Shkurt 2024, 13:37
h.k
Foto ilustruese
DEVOLL-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka marrë fjalën sot në aktivin e zgjeruar të PD-së n...
Politike
18 Shkurt 2024, 11:53
h.k
Foto ilustruese
DEVOLL-"Me përçarjen tonë u shtuna vështirësitë"/ Bardhi nga Devolli: Opozita tani është bashkua...
Politike
17 Shkurt 2024, 19:43
M.B
Edi Rama
MYNIH- Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mynih në kuadër të Konferenës ë Sigurisë, ka folur në...
Politike
17 Shkurt 2024, 19:39
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur para mbështësve të tij...
Politike
17 Shkurt 2024, 19:11
N.F
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur para mbështësve të...
Politike
17 Shkurt 2024, 19:11
M.B
Edi Rama
MYNIH- Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mynih në kuadër të Konferenës ë Sigurisë, ka thën&eum...