LIVE UPDATES
Politike

Zhupa për koncensionin e Butrintit: Raporti i UNESCO është përgjigjia më e mirë ndaj mashtrimeve

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa sipas saj ka rreshtuar të pavërtetat e intervistës së Martin Matës, nënkryetar i Bordit të Drejtorëve të koncensionarit të Butrintit.

19 Shkurt 2024, 11:33 Nga r.ll
Zhupa për koncensionin e Butrintit: Raporti i UNESCO është
butrinti

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar sërish për raportin e UNESCO-s për çështjen e Butrintit, ku thotë se ishte përgjigja më e mirë ndaj mashtrimeve. 

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa sipas saj ka rreshtuar të pavërtetat e intervistës së Martin Matës, nënkryetar i Bordit të Drejtorëve të koncensionarit të Butrintit.

POSTIMI I PLOTË:

Të pavërtetat e intervistës së Martin Matës, nënkryetar i Bordit të Drejtorëve të koncensionarit të Butrintit janë të shumta, janë aq shumë sa nuk e kuptoj si i doli koha në 4 minuta sinkron.

1- Mashtroi publikisht në intervistë me Zërin e Amerikës se “raporti i UNESCO-s nuk sulmon dhe nuk bën kritika” Jo vetëm bën kritika, por e kundërshton dhe përmend AADF specifikisht ku Mata është CEO, si të papërshtatshme, që nuk ofrojnë zgjidhjet që duhet për mbrojtjen e Vlerave të Jashtëzakonshme Universale të Butrintit.

Citoj një pjesë raporti nga dhjetra: “Marrëveshjet mes Ministrisë se Kulturës, AADF-se dhe Fondacioni i ri nuk japin një zgjidhje të përshtatshme, pasi nuk janë përgjegjëse për menaxhimin e pasurisë së Trashëgimisë Botërore si të tillë” (foto 1)

2- Së dyti vetë Martin Mata është goditur nga raporti dy herë, një herë si koncensionar AADF, si të papërshtatshëm, që nuk ofrojnë zgjidhje dhe një herë tjetër si individ, anëtar i bordit të fondacionit që e merr Butrintit.

Citoj raportin: “ Sipas misionit Bordi
i Drejtoreve te Fondacionit nuk kishte kuptuar si duhej kufijte e pasurise se Trashegimise Boterore dhe funksionin e zones se saj buferike te miratuar nga Komiteti i Trashëgimise Boterore ne vitin 2007. Kjo situate tregon që nuk jane kuptuar potencialisht mjaftueshem kerkesat per menaxhimin dhe mbrojtjen ne kontekstin e Trashegimise Botërore” (foto 2)

Pra Bordi i Drejtorëve në tetor 2022 kur erdhi misioni, Elva Margariti, Martin Mata, Aleksandër Sarapuli, Fjona Borici dhe Richard Hodges nuk kanë kuptuar sic duhet kërkesat për menaxhimin dhe mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore”.

Me kaq Mata duhet të jepte dorëheqjen dhe jo të jepte intervistë sepse ka marr përsipër të bëj një punë që nuk e kupton dhe kështu na dëmton pasurinë tonë të mbrojtur UNESCO.

3- Mata tha se “ AADF ka mandat për tu përfshirë në trashëgiminë kulturore të vendit, medemek me mision filantropik” Kjo është e pavërtetë, AADF ka mandat vetëm për turizëm kulturor . Le të na tregojë Martin Mata se ku e bazon AADF përfshirjen në trashëgimi kulturore?! Lerë pastaj misionin filantropik, i cili sigurisht nuk bëhet duke marr në posedim pasurinë publike, duke marr në koncension Butrintin por duke dhënë në posedim paratë dhe duke i mbikqyr ato!!!

4- Mata fshehu të vertetën se kur AADF përfshihet në trashëgiminë kulturore ka berë dëme dhe nuk është hera e parë që UNESCO e kundërshton. Komiteti i Trashëgimisë Botërore [KTB] e shkatërroi imazhin e AADF-së në këtë drejtim me Vendimin e vet 45 COM 7B.104 8 të 14 shtatorit 2023 në Sesionin e 45 të Riadit, ku shprehu shqetësimin më të thellë për Projektin e Parkut Ujor Drilon Tushemisht - projekt ku AADF-ja ka investuar në 7 prej 15 nënprojekteve - dhe deklaroi se Liqeni i Ohrit mund të futet në të ardhmen në Listën e Pasurive Botërore në Rrezik;

5- Ai shprehet “ Nuk ka prezantuar AADF një Plan Menaxhimi” për Butrintin. Kësaj i përgjigjet vetë me deklaratat e AADF, ku e ka paguar planin me 250.000 dollar, e prezantuar dhe e ka marr vetë Butrintin… (Foto 3 dhe 4)

6- Martin Mata tha presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, gënjeshtër e madhe nga ana e FMB nuk është pritur asgjë përkundrazi janë hapur tendera dhe prokurime me shumicë, janë bërë konkurse për Qëndren e Vizitorëve etj. (Foto 5) E vërteta është që pas thirrjes publike me publikimin e raportit UNESCO tërësisht kundra jush, ministri i ri Gonxhe nuk ja u firmosi transferimin sic prisnit ju dhe tani jeni të detyruar të prisni Gjykatën jo se jeni të ndërgjegjshëm por nga halli!

Gjej rastin të them se ministri i ri ka vepruar kundrejt rregullave ligjore për të stopuar transferimin kur ka një proces në Gjykatë Kushtetuese, jo si parardhësja e tij Margariti që njihte autoritet të vetëm Martinin dhe Sandrin e AADF. Të cilët me shumë mundësi do e mbajnë të angazhuar me projektet e AADF.

7- Mata tha se ata nuk i pushojnë dot punonjësit e shtetit, këtu në fakt shprehet për një akuzë imagjinare, nuk i ka akuzuar njeri që i pushojnë por sic e kam deklaruar po i bëjnë presion të japin dorëheqjen se akoma se kanë marr koncesionit. Pra u përpoq të fshihej pas gishtit për një sjellje aspak dinjitoze që kanë berë vartësit e tij në AADF

Si përfundim dua ti theksoj zotit Mata që nuk do e bësh dot Butrintin si Davosi me hotele, me qendra biznesi, e me restorante e salla konferencash.

“Ne, populli shqiptar jemi krenar dhe të vetëdijshëm për historinë tonë” siç citon Kushtetuta e vendit tonë, të cilën do e mbrojmë dhe nuk do lejojmë që trashëgimia jonë, identiteti, historia për të cilën jemi krenar të jepet me koncesion! As për Ju, edhe as për askënd tjetër në këtë tokë!

ina zhupa martin mata

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj