LIVE UPDATES
Politike

“Je i paqëndrueshëm, je i lëvizur, ulesh në prehër!” Bardhi debat me Shabanin: Ti je sponsorizim i Edi Ramës në politikë!

Shabani tha se ka ardhur koha që shqiptarët të zgjedhin nëse duan që jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre t’ua administrojë Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama, apo duan një alternativë të re.

9 Shtator 2024, 21:56 Nga M.B
“Je i paqëndrueshëm, je i lëvizur, ulesh në
Foto nga emisioni

TIRANA- Kreu i nismës "Thurje" Endri Shabani tha se synon krijimin e një fronti të përbashkët me forcat e reja dhe përfaqësimin në parlament me një brez të ri. I ftuar në emisionin "Open" në News 24, Shabani tha se ka ardhur koha që shqiptarët të zgjedhin nëse duan që jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre t’ua administrojë Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama, apo duan një alternativë të re.

“Edi Rama u soll si baloz i pamposhtur, por nga viti 2017 nuk merr më shumë se 48 % të votave. Këtu nuk është problemi që fiton Edi Rama, por humbet Sali Berisha, i cili me qëndrimin e tij, i jep oksigjen pushtetit të Ramës”, tha Shabani.

Në replikë me të, Gazment Bardhi tha se i pëlqen fakti se Edi Rama merr 48% të votave, por ai është në qeverisje, sepse ka një opozitë të fragmentarizuar, që fragmentarizohet vota.

“Shabani bën sikur lufton Edi Ramën, le të na thotë është në opozitë ose jo”, iu drejtua Bardhi, Shabanit.

Shabani i kujtoi Bardhit deklaratën që ka bërë në janar të 2022, kur shprehej se “Berisha po i jep oksigjen Ramës. Ti ke fragmentarizuar PD-në, unë kam qenë opozitar në 2021, sikundër kam qenë edhe në 2013”.

“Votat e mia nuk i merr dot kurrë ti, sepse je i paqëndrueshëm. Ti ke lëvizur, dikur thoje për Berishën që i jep oksigjen Ramës, tani ke ndryshuar”, tha Shabani.

“Ti je sponsorizim i Edi Ramës në politikë, ty të mbështet Edi Rama, i shërben tezës kryesore të Edi Ramës. Ti edhe votat kundra Ramës i mbledh dhe i hedh në det”, tha Bardhi, duke iu drejtuar Shabanit.

Në vijim Bardhi i tha Shabanit se e përdor Edi Rama duke e futur dhe nxjerrë nga xhepi.

“Ti ulesh dhe ngrihesh nga prehri, ke qenë ministër i Edi Ramës, akuzove Sali Berishën për vrasje, ndërsa tani i shërben Berishës”, iu përgjigj Shabani.

gazment bardhi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet