LIVE UPDATES
Politike

"Ju japim punë nëse Brukseli do t’ju lërë pas dore!" Rama-Presidentit të EESC: Ishit sindikalist i vërtetë, thyet tavanet e xhamit për ne

Rama falenderoi presidentin e EESC, duke u shprehur se ka qenë një sindikalist i vërtetë duke thyer tavanet e xhamit në Bruksel për ne.

4 Prill 2025, 10:03 Nga M.B
"Ju japim punë nëse Brukseli do t’ju lërë pas
Foto nga konferenca

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me presidentin në largim të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke. Rama falenderoi presidentin e EESC, duke u shprehur se ka qenë një sindikalist i vërtetë duke thyer tavanet e xhamit në Bruksel për ne. Kryeministri theksoi se Ropke është një prej miqve më të veçantë të Shqipërisë, dhe sipas tij fati më i mirë që na ka rënë. Ai iu drejtua Oliver Ropke duke i thënë se nuk e di cila do të jetë puna e tij e ardhshme, por Shqipëria do t'i ofrojë një punë nëse në Brukseli do të "hakmerret".

"Do të doja të isha një sindikalist, por do të isha dhimbja më e madhe e kokës së qeverisë. Ropke është një prej miqve më të veçantë të Shqipërisë, jam i sigurt, fati më i mirë që na ka rënë se ai shpejt do të zëvendësohet, por ajo që ka ndërtuar shpresoj se nuk do të shkatërrohet por do të shërbejë si themel.

E them gjithmonë që kur kthehesh në të shkuarën e Shqipërisë dhe përpiqesh të gjesh se kush ka pasur një të shkuar të krahasueshme me tonën do të duhet të dalësh jashtë Evrope për ta gjetur këtë, ka ngjashmëri me vende ku Evropa dhe bota perëndimore ka dashur të ndryshojë rrjedhën e historisë, Afganistani, Iraku, këto ndërhyrje kanë dështuar, këto vende nuk kanë bekimin të jenë në mes të Evropës dhe të jenë në BE, në derën ngjitur që u jep dijen se si ndërtohet një shtet demokratik, dihet shumë mirë, pa BE jam i sigurt se mbështetur në historinë tonë nuk do të ishim në gjendje të jemi këtu ku jemi sot.

Kemi ende shumë për të bërë, BE duhet të ngushëllojë veten dhe të tjerët për dhimbjet që duhet të përballesh kur të merresh me BE. Të duhet ta kalosh, po ia dalim me sukses në përballimin e dhimbjes. Faleminderit president Ropke që keni qenë një sindikalist i vërtetë duke thyer tavanet e xhamit të Brukselit për ne. Nuk e di se cila do të jetë puna juaj e ardhshme por të jeni të sigurt se Shqipëria do t’ju japë një punë, nëse Brukseli do të hakmerret e t’ju lërë pas dore, mund t’ju ofroj një punë përveç times", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet