Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjata fjalës së tij në parlament, Berisha tha se deklaroi se për mazhorancën nuk ka asnjë vlerë Kushtetuta.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën nuk ka fillim më armiqësor të parlamentit se, ndryshimi i njëanshëm i rregullores së Kuvendit. Gjata fjalës së tij në parlament, Berisha tha se deklaroi se për mazhorancën nuk ka asnjë vlerë Kushtetuta.
"Produkt i farsës më të shëmtuar elektorale në historinë e Shqipërisë nga viti ’90 gjer sot. Pjellë e karteleve të drogës dhe organizatave kriminale, nuk mund të kishin kurrë fillim tjetër, përveç se këtij që nisët sot, duke i shpallur armiqësi dhe luftë të plotë, mbi të gjitha Kushtetutës së vendit, librit themelor, por që për ju ka kohë që është një letër e vdekur e zëvendësuar nga neni i parë tek i fundit nga kodi i mafias, drogës, vjedhjes dhe bixhozit. Nuk ka fillim më armiqësor ndaj qytetarëve shqiptarë që presin, që kanë këtë libër, si mburojën e tyre, si mburojë të të drejtave të tyre, të dinjitetit të tyre, të lirive të tyre, dhe që ju sot në një garë të turpshme e shkelmoni atë publikisht, e përdhunoni atë publikisht në parlament me një sadizëm tipik të narkokriminelëve.
Asgjë nuk ju pengon ju të kryeni këtë krim të shëmtuar, të shkelmoni Kushtetutën e cila ka përcaktuar qartë në nenin 93 pika 2; Kuvendi me kërkesë të Këshillit të Ministrave apo 1/5 të të gjithë deputetëve mund të shqyrtojë dhe miratojë një projektligj me procedurë të përshpejtuar, por jo më parë se 1 javë nga fillimi i procedurës së shqyrtimit.
Kurse ata që kanë qenë këtu para jush, në rregulloren e funksionimit të parlamentit, kanë votuar se, për shqyrtimin e propozimeve për ndryshimin e rregulloreve ndiqet procedura e parashikuar për shqyrtimin e projektligjeve. Por ju nuk keni, as ligj, as kushtetutë, as moral. Ju silleni këtu para kamerave, para publikut si një bandë, në rregullat e mafias. Ju dëgjova të përmendni precedentin, po mashtroni publikun, po mashtroni pa turp. Precedenti ishte konsensus. Po ishte, por ishte konsensus. Sot nuk ka konsensus. Sot ka një qëndrim, kërkohet të zbatohet kushtetuta. Ne e dimë shumë mirë se këto ndryshime do të votohen, se këto ndryshime do të ndodhin, por kërkohet për të gjithë ata miliona shqiptarë që duhet të kenë Kushtetutën, librin mburojë të tyre nga një shtet, nga abuziviteti, por që për ju kjo është një prostitutë dhe nuk ka asnjë vlerë. Ju e kaloni nga një shpellë mafia në një shpellë tjetër mafie," tha Berisha.
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të Opozit&eu...
Klevis Balliu TIRANË- Deputeti i PD, Klevis Balliu ka akuzuar kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi dhe mazhorancën se po shkelin Kushtetutën. B...
Vangjel Dule TIRANË- Kryetari i PPDNJ, Vangjel Dule tha se debati i sotëm po zhvillohet në një terren jashtëzakonisht të rr&e...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja Ina Zhupa ka deklaruar ditën e sotme se PS-ja po shkel 9 nene me veprimet që duan të bëjnë. ...
Blendi Klosi TIRANË- Deputeti socialist Blendi Klosi ka deklaruar se PS-ja nuk ka kohë për të humbur me debate. Gjatë fjal&eu...
Belind Këlliçi TIRANË- Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka mbajtur fjalën e tij në seancën e sotme plenare, ...
Fatmir Mediu TIRANË- Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar maxhoranca është duke shkelur Kushtetutën me më...
Erisa Xhixho TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka deklaruar se vendimet e marra nga PS-ja janë në kund...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi mazhorancën socialiste se po shkelmon Kushtetutën, me anë...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kërkuar debat në lidhje me ndryshim...