LIVE UPDATES
Politike

"Ka bërë progres"/ Ambasadori i Suedisë, Niklas Strom: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE! Bashkitë kyçe në këtë proces

Ambasadori u pyet edhe lidhur me ligjin për barazinë gjinore, ku tha se është e rëndësishme që çdo person që beson në të drejtat e grave dhe burrave duhet të ngrihet në mbrojtje të barazisë gjinore dhe sipas tij këtë bëjnë edhe në Suedi.

19 Nëntor 2025, 18:55 Nga E. D
"Ka bërë progres"/ Ambasadori i Suedisë, Niklas Strom:
Niklas Strom

TIRANË- Ambasadori suedez, Niklas Strom këtë të mërkurë ka vizituar qytetin e Pogradecit ku pati edhe një takim edhe me kryebashkiakun, Ilir Xhakolli. Strom theksoi se gjatë takimin me Xhakollin foli lidhur me rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së dhe hapjes së grup kapitujve. Ai gjithashtu shprehu mbështetjen e Suedisë ndaj Shqipërisë.

Duke folur për mediat, ai deklaroi se Sokholmi mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkim Europian. Sipas ambasadorit, bashkitë luajnë një rol kyç në zbatimin e reformave që lidhen me standardet evropiane, ndaj edhe bashkëpunimi mes tyre dhe institucioneve qendrore mbetet i domosdoshëm.

Strom tha se progresi ka qenë fantastik deri tani dhe vuri në dukje edhe hapjen e të gjithë kapitujt brenda një viti. Ambasadori u pyet edhe lidhur me ligjin për barazinë gjinore, ku tha se është e rëndësishme që çdo person që beson në të drejtat e grave dhe burrave duhet të ngrihet në mbrojtje të barazisë gjinore dhe sipas tij këtë bëjnë edhe në Suedi.

Niklas Strom: Jam shumë i lumtur që jam këtu në Pogradec, një rajon shumë i bukur, një pjesë e rëndësishme e Shqipërisë. Sapo jam takuar me kryetarin e bashkisë dhe kemi diskutuar për hapin e rëndësishëm të Shqipërisë, fazën në procesin e integrimit evropian. Shqipëria tani i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave të BE-së dhe për veprimet e rëndësishme që duhet të ndërmerren në nivel lokal, edhe nga bashkitë, në atë proces.

Dhe ne kemi folur gjithashtu për partneritetin që Shqipëria ka me Suedinë dhe se si Suedia po e mbështet Shqipërinë si në nivel lokal me qeverisjen vendore dhe demokracinë vendore ashtu edhe në nivel kombëtar, me mjedisin, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik. Dhe sot jemi të lumtur që jemi në gjendje të shfaqim edhe një film suedez këtu në Pogradec, sepse mendoj se është e rëndësishme të rritet njohja për vendet e njëri-tjetrit mes Suedisë dhe Shqipërisë. Dhe dua të promovoj çdo lloj kontakti mes dy vendeve tona.

-Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt e integrimit në BE dhe synon t’i mbyllë në vitin 2027 dhe në vitin 2030 të jetë anëtare e BE-së. Si e vlerësoni ritmin real të progresit dhe cilat janë vijat e kuqe mbi të cilat duhet të ecë qeveria shqiptare?

Progresi ka qenë fantastik deri tani. Ata i kanë hapur të gjithë kapitujt brenda një viti. Suedia është shumë e interesuar që Shqipëria t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe Shqipëria ka një kalendar shumë ambicioz. BE-ja, Komisioni Evropian dhe Suedia e mbështesin këtë. Por i takon Shqipërisë të bëjë të gjitha reformat që nevojiten. Ne jemi këtu për të mbështetur, dhe BE është këtu për të mbështetur.

-A shihni rrezik qe Shqipëria te behet nga ato vende qe hyjnë ne BE por me pas akuzohen si kal troje për vlerat demokratike?

Niklas Strom: Jo, unë nuk e përdor atë terminologji, nuk e di saktësisht për çfarë po i referoheni, por ne po punojmë dhe Shqipëria po punon për të përmirësuar demokracinë në këtë vend dhe mendoj se kjo është shumë e rëndësishme për vendin, që të përmirësohet dhe të përmirësohet më tej.

Dhe pyetja e fundit për barazinë gjinore, ligjin për barazinë gjinore, ligjin e fundit që u miratua?

Niklas Strom: Po, parlamenti ka miratuar ligjin për barazinë gjinore dhe mendoj se ajo që është e rëndësishme këtu është që çdo person që beson në të drejtat e grave dhe burrave duhet të ngrihet në mbrojtje të barazisë gjinore, dhe këtë bëjmë ne në Suedi./Dosja.al

niklas strom

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj