LIVE UPDATES
Politike

"Shqipëria sot është vendi me rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon"/ Projektbuxheti 2026, Ministrja Koçiu: Do të përqëndrohemi në teknologji, dixhitalizim dhe automatizim

Ajo deklaroi se buxheti i parashikuar për institucionin që ajo drejton do të përdoret për teknologjinë, dixhitalizimin dhe automatizimin. 

19 Nëntor 2025, 17:38 Nga E. D
"Shqipëria sot është vendi me rritjen më të
Alban Koçiu

TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme, Alban Koçiu tha nga foltorja e Kuvendit se është fakt që Shqipëria sot është vendi me rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon. Ajo deklaroi se buxheti i parashikuar për institucionin që ajo drejton do të përdoret për teknologjinë, dixhitalizimin dhe automatizimin. 

Ndër të tjera, Koçiu u shpreh se përgjatë vitit 2026 do të avancohet me projektin e vendosjes së kamerave inteligjente të sigurisë në 20 qytetet më të mëdha të vendit, si dhe pikat strategjike, akset rrugore kryesore dhe shkollat. Në fund, ajo theksoi se nuk do të lejohet më zona gri, ndërtime pa leje, shkelje të kushteve të lejes, shtesa në fshehtësi apo kapërcime të rregullave urbanistike. 

Fjala e plotë e Albana Koçiut: 

Është fakt që Shqipëria sot është vendi me rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon. Vendi ku 12 milionë turistë zgjedhin të kalojnë pushimet e tyre. Vendi ku gjithmonë edhe më shumë investitorë të huaj, por edhe vendas apo shqiptarë të diasporës vijnë për të hapur një sipërmarrje dhe investuar paratë e tyre. Vendi që falë reformave të ndërmarra vitet e fundit, nga qeveria socialiste ka dalë nga të gjitha listat e zeza të kriminalitetit, pastrimit të parave apo trafiqeve. Dhe sigurisht, vendi që sot është më pranë se kurrë derës së Bashkimit Europian! Për t’u kthyer të buxheti i vitit 2026.

Të nderuar qytetarë,

Kemi sot buxhetin më të lartë historik për MPB. Ky është një buxhet që na lejon të ngremë në një nivel të ri standardet e përgjithshme për qytetarët. Do të mbështesim fuqimisht teknologjinë, dixhitalizimin dhe automatizimin. Do të çojmë përpara projektin transformues të vendosjes së kamerave inteligjente të sigurisë në 20 qytetet më të mëdha të vendit, si dhe pikat strategjike, akset rrugore kryesore dhe shkollat.

Monitorimi automatik, jo vetëm do të zbardhë, por edhe do të parandalojë në mënyrë jashtëzakonisht efikase, të gjitha llojet e shkeljeve që lidhen me rendin, qetësinë, respektimin e rregullave, nga rregullat e qarkullimit, tek rregullat e bashkëjetesës në një lagje.Përtej projekteve të veçanta, buxheti 2026 ka shumë lajme të mira, si për qytetarin, ashtu edhe për të gjithë efektivët dhe punonjësit në varësi të MPB. Për qytetarin, ky buxhet e vendos atë në qendër të të gjitha përpjekjeve për të rritur më tej sigurinë e përgjithshme në vend, patrullimin në komunitet, numrin e shërbimeve të ofruara 24/7, e veçanërisht nivelin e sigurisë në qarkullimin rrugor.

Ndërsa për 12,432 punonjës të Policisë së Shtetit, për 1.491 punonjës të Gardës së Republikës, 1.389 punonjës të shërbimit zjarrfikës, për 181 punonjës të vetë Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe të gjithë ata punonjës të institucioneve të varësisë, lajmi i mirë është rritja e pagave që ky buxhet parashikon.

Punonjësit e Policisë së Shtetit, përpos njehsimit të inflacionit, përfitojnë gjithashtu ndryshimi e formulës së vjetërsisë e cila jep mundësinë të kemi një rritje të pagës së tyre lidhur me eksperiencën në punë. Dhe për herë të parë, jepet edhe bonusi i ushqimit si pjesë integrale e pagës dhe jo më një kupon. Si rezultat, një Inspektor i thjeshtë, nga 80.500 Lekë që paguhet sot, me të gjithë shtesat, paga do t’i shkojë në 100.000 lekë ose 20 % më shumë. Pa llogaritur bonuset dhe shpërblimet e tjera të lidhura me orët e punës apo performancën, që e çojnë lehtësisht pagën nga 1.2 në 1.3 milionë. Për rikujtesë, 12 vjet më parë, e gjetëm inspektorin me një pagë 300 euro!

Për një nënkomisar, paga nga 95.500 Lekë do të shkojë në 116.000 Lekë.

Për një Komisar, me të gjitha shtesat, rritja nga 105.000 Lekë shkon në 125.600 Lekë.

Për një kryekomisar, nga 115.500 në 136.000 Lekë.

Për një Drejtues, nga 130.000 Lekë në 157.000 Lekë.

Por, përpos kapaciteteve njerëzore, si dhe përpos mirënjohjes, statusit dhe dinjitetit që kjo rritje e pagës sjell për të gjithë trupën e veshur me uniformë, buxheti do të mbështesë direkt edhe kapacitetet teknike të Policisë. E thënë ndryshe, do të vendosim në duart e efektivëve tanë pajisje më të avancuara dhe kapacitete më të sofistikuara në dispozicion. Investimet që ky buxhet mundëson do të shkurtojnë më tej kohën e ndërhyrjes së Policisë së Shtetit, duke rritur fuqinë tonë goditëse si dhe aftësitë tona parandaluese. Gjithashtu, ky buxhet, do të mbështesë pa kushte avancimin e shpejtë të negociatave të anëtarësimit, sidomos për kapitujt kyç që MPB mbulon, kapitujt 23 dhe 24.

Objektivat specifikë që buxheti i MPB në vitin 2026 do të realizojë, përpos sa theksova më lart, janë:

– Në rritjen e sigurisë rrugore, përmes rritjes së patrullimeve në rrugë dhe përforcimit të shtuar të kontrollit mbi territorin.

– Reduktimin e kohës së reagimit ndaj krimit në përgjithësi, me një fokus të posaçëm te krimi brenda familjes.

– Rritjen e hetimeve proaktive, në bashkëpunim me agjencitë hetimore, për krimet e rënda, korrupsionin, me një fokus të posaçëm tek identifikimi, konfiskimi dhe sekuestrimi i aseteve kriminale.

– Rritja e numrit të punonjësve të policisë të pajisur me shërbimet dhe pajisje IT sipas standardeve teknologjike, duke synuar në 100% në vitin 2028.

– Fuqizimi i të gjithë kapaciteteve tona ndaj krimit kibernetik, përfshi mashtrimin financiar. Do të krijojmë një kuadër të plotë, të qartë për luftën ndaj krimit kibernetik, si dhe do të rrisim eksponencialisht kapacitetet tona.

– Përmirësimi i Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, çka hap rrugën për edhe më shumë shërbime të dixhitalizuara 24/7 me vulë elektronike për të gjithë qytetarët shqiptarë, brenda apo jashtë vendit, etj.

– Mbështetja e operacionit për vendosjen e plotë të ligjshmërisë në territor, operacion, i cili nuk është thjesht një kontroll ndërtimesh, por një rikthim i rendit ligjor në çdo metër të territorit.

Nuk do të lejojmë më zona gri, ndërtime pa leje, shkelje të kushteve të lejes, shtesa në fshehtësi apo kapërcime të rregullave urbanistike. Për të gjitha këto arsye, buxheti 2026, nuk është vetëm më i madhi në sasinë e vlerës së vendosur në dispozicion, por edhe më i madhi në ambiciet tona. Ai, rrit standardet e rendit të sigurisë, dhe njëherazi, mbështet listën e detyrave për mbylljen e negociatave brenda 2027-s. Prandaj, për të gjitha këto, të nderuar deputetë, ju ftoj ta votojmë buxhetin e vitit 2026. Shumë faleminderit./Dosja.al

alban koçiu kuvend

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj