22 Maj 2024, 12:38
Nga N.F
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit të Ligjeve ku në këtë takim është i pranishëm edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. Në këtë takim Dumani raportoi në lidhje me punën vjetore të SPAK. Pas fjalës së Dumanit deputeti i PD-së së vulës, Enkelejd Alibeaj tha se publiku ka perceptimin se gjithçka është e goditshme, përveç kryeministrit.
Alibeaj theksoi se SPAK sot është i suksesshëm për një shkak, faktin që besimi i publikut tek Struktura e Posaçme është i lartë. Ai më tej shtoi se SPAK nuk duhet të diskriminojë politikisht kur godet. Deputeti theksoi se rezultatet e drejtësisë duhet të jenë më të shpejta ndësa shtoi se SPAK duhet të japë shembullin se askush nuk është mbi ligjin. Alibeaj gjithashtu tha se ka konstatim se SPAK është produkt politik.
"Ata persona që janë ulur në ato karrige, kanë të drejtën që të hetojnë pushtetin dhe qeveritarët. SPAK sot është i suksesshëm për një shkak, faktin që besimi i publikut tek Struktura e Posaçme është i lartë. SPAK nuk duhet të diskriminojë politikisht kur godet.
A ka plan që veprimtaria e SPAK të konsiderohet jo e orientuar politikisht? Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Prandaj, rezultatet e drejtësisë duhet të jenë më të shpejta. Publiku percepton se të gjithë janë të goditshëm, përveç kryeministrit. Unë besoj se shpejtësia në procedimet penale, bazuar në prova, duhet të jetë e tillë që SPAK të japë shembullin se askush nuk është mbi ligjin. Ka konstatim se SPAK është produkt politik," tha ai.
enkelejd alibeaj komisioni i ligjeve
Politike
22 Maj 2024, 12:45
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se lufta kundër emigracionit të paligjshëm po vazhdon. Gjatë fjal&eu...
Politike
22 Maj 2024, 12:42
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Anglia është gjithnjë e më e pranishme në Ballkanin Perëndim...
Politike
22 Maj 2024, 12:35
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën për media së bashku me Sekretarin e Jashtëm britanik David Camero...
Politike
22 Maj 2024, 12:22
I.A
David Cameron dhe Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur në takim zyrtar Sekretarin e Jashtëm britanik David Cameron. Me...
Politike
22 Maj 2024, 12:05
N.F
Michel Tarran
TIRANË- Kryetari i ri i Prezenës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka mbërritur ditën e sotme n&e...
Politike
22 Maj 2024, 11:48
S.B
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani duke folur në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve iu p&e...
Politike
22 Maj 2024, 11:32
N.F
Hasani dhe Cameron
TIRANË- Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë...
Politike
22 Maj 2024, 11:20
r.ll
ervin salianji
TIRANË- Është shtyrë sërish seanca që pritej të mbahej sot në Gjykatën e Apelit për at&eu...
Politike
22 Maj 2024, 11:04
r.ll
leonard hide
TIRANË- Kryetari i bashkisë së Libohovës, Leonard Hide është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë...
Politike
22 Maj 2024, 10:44
N.F
Meta dhe Pahor
LUBJANË- Presidenti i PL-së, Ilir Meta është takuar me ish-presidentin slloven në Lubjanë, Borut Pah...