5 Maj 2025, 19:28
Nga DOSJA
Edi Rama
KORÇË- Kreyministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në Korçë u bëri thirrje të gjithë emigrantëve që të votojnë. Rama gjithashtu theksoi se ky është një takim me historinë dhe nuk duhet që kurrsesi të mungojnë. Kryeministri tha gjithashtu se problemi i pensioneve që prej vitesh mundon dhe stërmundon shqiptarët nëpër botë me marrjen e pasaportën europiane do të marrë fund.
“Ka pasur një problematikë me shpërndarjen e zarfeve në ditët e para. Tani zarfet janë shpërndarë dhe ju bëj thirrje ju shqiptarët e Greqisë që të mungoni në këtë takim me historinë dhe për një arsye më shumë. Shqipëria në BE dhe ajo pasaporta aty u jep fund një herë e përgjithmonë pritjeve dhe burokracive.
Mbi të gjitha u jep fund atij ankthi që ka filluar të shtrohet në zonat e shumë prindërve që kur ishin të rinj morën në krah me rrobat e trupit dhe e lanë me lot dhe djersë rrugën drejt Greqisë dhe sot kanë frikë a do të arrin pensionin dhe të gjithë kontributin që kanë dhënë atje. Pa shqiptarët Greqia nuk do të mbyllte dot krizat e veta. Për ta zgjidhur këtë problem me pensionet ne duhet të bëjmë një marrëveshjen me Greqinë, por kjo mund të dojë vite.
E bëmë marrëveshjen me Italinë pas shumë vitesh, sepse ja që mua më doli një motër e mirë atje në Romë. Por, në Greqi është shumë e vështirë dhe për qeverinë greke sepse ka shumë njerëz dhe kushton. Ama fati që na ka ardhur në dorë u jep mundësinë atyre dhe ne. Kjo është një pasaportë qytetarie dhe statusi të barabartë. Kjo pasaportë ka dhe njohjen automatike të njohjes të pensioneve”, tha Rama.
edi rama
Politike
5 Maj 2025, 19:16
M.B
Edi Rama
KORÇA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Korçë. Rama tha se në fillim të v...
Politike
5 Maj 2025, 18:50
M.B
Edi Rama
KORÇA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Korçë. Rama tha se u kërkon falje kor&...
Politike
5 Maj 2025, 18:39
M.B
Genc Gjokutaj
TIRANA- Avokati Genc Gjokutaj ka vijuar me akuzat ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila sipas tij, ka mbajtur të fshehura dy ç&...
Politike
5 Maj 2025, 18:01
E. D
Gjin Gjoni
TIRANË- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni, ka theksuar se PD do të jet&eu...
Politike
5 Maj 2025, 17:20
M.B
Edi Rama
POGRADEC- Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim elektoral sot në Pogradec. Rama është shprehur se kryedemokrati S...
Politike
5 Maj 2025, 17:11
E. D
Edi Rama
POGRADEC- Kryeministri Edi Rama në takimin e tij përmbyllës të fushatës elektorale në Pogradec, theksoi se fal...
Politike
5 Maj 2025, 17:08
M.B
Edi Rama
POGRADEC- Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim elektoral sot në Pogradec. Rama foli edhe për votën e diaspor&eum...
Politike
5 Maj 2025, 17:05
M.B
Edi Rama
POGRADEC- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim elektoral sot në Pogradec. Rama foli ndër të tjera dhe p...
Politike
5 Maj 2025, 17:02
E. D
Sali Berisha
MEQALLARË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të hënë një takim me bano...
Politike
5 Maj 2025, 16:58
M.B
Edi Rama
POGRADEC- Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim elektoral sot në Pogradec. Rama foli ndër të tjera dhe për s...