LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

S'ka bashkim në PD! Alibeaj e Bardhi mbajnë të njëjtin qëndrim: Nis procesi për zgjedhje, nuk fitohet me të korruptuar

• Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi nuk ndryshojnë mendje. Ata kanë vendosur të dalin me kandidatët e tyre në zgjedhjet e 14 majit, duke i qëndruar vendimit të publikuar një ditë më parë. Vetë Alibeaj tha se të premten do të mblidhet sërish me demokratët, në orën 15:00, për të vijuar me zhvillimin e procesit të zgjedhjeve lokale. • Alibeaj tha se kishin kërkuar që të nxirrnin kandidatë me 50% e pikëve nga Primaret, 50 nga sondazhet, por që pala e Sali Berishës i kishte kërkuar njohjen e statutit të 11 dhjetorit. Deputeti i PD-së tha se në zgjedhje fitohet me moral dhe jo me matematikë e njerëz të korruptuar, referuar kryedemokratit Sali Berisha, që është shpallur non-grata, • Ky vendim erdhi pas mbledhjes së zhvilluar sor nga Alibeaj e Gazment Bardhi me një grup demokratësh që u janë bashkuar këtë pasdite. Mbledhja nisi në orën 18:00, në degën nr.7 të Partisë Demokratike në Tiranë dhe zgjati tre orë, pavarësisht se kuorumi nuk është plotësuar, pasi deputetëve u kanë shkuar vetëm 14 anëtarë kryesie, 11 fizikë dhe 3 online. Të pranishëm duhet të ishin të paktën 18. • Në total në mbledhje kanë 13 persona: Xhemal Gjunkshi; Taulanta Jupi; Indrit Sefa; Gazment Bardhi; Taulant Zeneli; Fitim Zekthi; Orjola Pampuri; Endri Hasa; Juela Hamati; Gazment Koduzi; Enkelejd Alibeaj; Jonila Godole dhe Kreshnik Çollaku. Online morën pjesë: Flamur Hoxha; Orjela Nebiaj; Gentian Gaba dhe Agron Kapllanaj • Në mbledhje munguan: Agron Gjekmarkaj; Jorida Tabaku; Arta Sakja; Flutura Açka; Jemin Gjana; Ina Zhupa; Dhurata Çupi; Ervin Salianji; Helidon Bushati; Xhelal Mziu; Tomorr Alizoti • Bisedimet mes dy palëve morën një kthesë një natë më parë, kur grupi i Alibeajt doli me njoftimin se në zgjedhjet lokale do të futen me kandidatët e tyre. Alibeaj lajmëroi se kishte ndërprerë çdo negociatë me grupin e Berishës, pasi sipas tij, këta të fundit ishin ulur në bisedime me dy kushte: Njohjen e primareve dhe të lidershipit të Berishës. Ky njoftim u shoqërua nga reagime. Berisha i paralajmëroi kur u tha se ‘i kishin bërë llogaritë gabim’, ndërsa i mandatuari i PD-së, Edi Paloka u shpreh se pas Alibeajt sheh ‘hijen’ e kryeministrit Edi Rama.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Alibeaj: Në zgjedhje nuk fitohet me matematikë e të korruptuar, por me moral

S'ka bashkim në PD! Alibeaj e Bardhi mbajnë të njëjtin
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se në zgjedhje nuk fitohet me njerëz me të shkuar korruptive dhe as me matematikë. Gjatë fjalës për mediat, pas përfundimit të mbledhjes, Alibeaj tha se në zgjedhje fitohet me moral, ndërkohë që ka shtuar se shpreson që demokratët të gjejnë vetën te formula që ai e Gazment Bardhi kanë formuluar.

"Partia Demokratike do të futet në zgjedhje, kjo është e sigurtë. Ajo se çfarë ne dhe zoti Bardhi artikuluam është formulë e vlefshme, duhet ta gjejë me logjikë, dashamirësi. Kushdo duhet ta gjejë veten aty. Kjo është dëshira, urimi dhe shpresa ime," tha Alibeaj

Pyetje: Përse nuk shkoni ju në bazë që ta gjejnë ata kandidatin?

"Për këtë arsye, sot në këtë mbledhje të gjatë të kryesisë, të premten, synojmë këtë gjë. Kolegji i kryetarëve është i rëndësishëm, po të them që bashkë me kandidatët për deputetë morën 650 mijë vota në emër të demokratëve. Kjo është matematikë. Nuk fitohet me matematikë, por me moral, me moral do të thotë të kesh njerëz dhe kandidatë. Fitohet me njerëz që cilëve ua do të mirën atyre demokratëve, që janë ndryshe nga ky regjim, që nuk kanë të shkuar korruptive. Halli është i njerëzve dhe jo i yni lart," tha Alibeaj.

3 VITE ME PARE

Alibeaj: Të nxjerrim kandidatë me 50% e pikëve nga Primaret, 50 nga sondazhet! Kjo s'është loja 'hajde më njih mua'

S'ka bashkim në PD! Alibeaj e Bardhi mbajnë të njëjtin
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se në zgjedhjet lokale ata duhet që të shkojnë për të fituar. Gjatë fjalës për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, ai ka theksuar se qëndrimin e deputetit Gazment Bardhi, i cili tha që të shkojnë në zgjedhje me 50% e pikëve nga Primaret dhe me 50 nga sondazhet. Po ashtu ai tha se kjo nuk është një lojë për njohje por për tu shërbyer demokratëve.

"Në zgjedhjet lokale do të shlojmë për të fituar, nuk do të lejojmë që demokratët të turbullohen nga ndarja. Ajo që unë them është gjëja më e mirë, ne kemi mbajtur një qëndrm të thjeshtë, në mënyrë që të mos përsëritet ajo që ndodhi. Kemi gjithmonë të artikuluar për të dalë me një kandidat fitues. E përsëris, fitues. Për të qenë fitues, ne duhet të gjejmë kandidatë që të jenë shëmbëlltyre e publikut, edhe atyre që nuk votuan më 6 mars. Kjo nuk bëhet në mënyrë të njëanshme. Zoti Bardhi e bëri dhe publik qëndrimin, 50% e pikëve nga Primaret, 50 nga sondazhet, me një këshill unanimi. Ky ishte propozimi ynë, një mekanizëm që i kënaq të gjithë. Nëse synimi do të ishte fitorja do të kishim rënë dakort, por nëse është synimi, hajde ti më njih mua, kjo nuk shkon. Ne duhet tu shërbejmë demokratëve, tu japim atyre komoditetin të zgjedhin një kandidat. Kjo është një arsye e madhe për të kaluar çdo lloj ndasie. Ky është qëndrimi më i mirë i mundshëm," tha Alibeaj.

3 VITE ME PARE

Mbyllet mbledhja e Alibeajt, vendimi nuk ndryshon: Të ndarë më 14 maj

 

S'ka bashkim në PD! Alibeaj e Bardhi mbajnë të njëjtin
Enkelejd Alibeaj

 

TIRANË- Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka deklaruar pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së PD-së se ata do të dalin të ndarë në zgjedhjet e 14 majit. Gjatë një deklarate për mediat, pas përfundimit të mbledhjes, ai tha se ata e kanë shtrirë dorën, por tani duhet që të vazhdojnë me zgjedhjet lokale. Po ashtu ai ka deklaruar se ditën e premte do të ketë një tjetër mbledhje në orën 15:00.

"Vendimi...mbledhja sot zgjati tre orë dhe nuk mjaftonin në fakt. U bë dhe kohë që nuk është mbledhur kryesia e Partisë Demokratike. Ishte një mbledhja informuese, Kryesia e PD-së mban qëndrim unanim në lidhje me qëndrimet e grupit parlamentar, një e bëmë dhe dje. Ne kemi shtrirë dorën, kryesia jo vetëm që na mbështet, por ne do të ecim me zgjedhjet lokale. Në orën 3, të premten do të kemi një tjetër mbledhje Kryesie për zgjedhjet," tha Alibeaj.

3 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Alibeaj kërkoi Kryesinë e PD, në sallë fotografohet vetëm një person me telefon në vesh

S'ka bashkim në PD! Alibeaj e Bardhi mbajnë të njëjtin
Dega e PD nr.7

TIRANË- Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ka dështuar pas deputetëve Enkelejd Alibeaj dhe Gazmnet Bardhi u janë bashkuar vetëm 11 anëtarë nga 18 që duhet të ishin. Për rrjedhojë, kuorumi nuk është plotësuar. Në foton që ju sjell Dosja.al shihet se në degën e Partisë Demokratike nr.7 ndodhet vetëm një person, me telefon në vesh. Nuk dihet se në cilin moment është bërë fotoja, pasi në sfond nuk duken as Alibeaj dhe as Bardhi. 

Qëllimi i mbledhjes ishin diskutimet lidhur me negociatat me Berishën për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale të vitit 2023. Bisedimet mes dy palëve morën një kthesë një natë më parë, kur grupi i Alibeajt doli me njoftimin se në zgjedhjet lokale do të futen me kandidatët e tyre. Alibeaj lajmëroi se kishte ndërprerë çdo negociatë me grupin e Berishës, pasi sipas tij, këta të fundit ishin ulur në bisedime me dy kushte: Njohjen e primareve dhe të lidershipit të Berishës. Ky njoftim u shoqërua nga reagime. Berisha i paralajmëroi kur u tha se ‘i kishin bërë llogaritë gabim’, ndërsa i mandatuari i PD-së, Edi Paloka u shpreh se pas Alibeajt sheh ‘hijen’ e kryeministrit Edi Rama. Por, nuk ndalen me kaq. Sot, në orën 18:00, Bardhi do të mblidhet me deputetët që e mbështesin për të diskutuar edhe një herë rreth kësaj çështjeje.

3 VITE ME PARE

Negociatat në PD/ Alibeajt e Bardhit u bashkohen vetëm 11 anëtarë të Kryesisë

S'ka bashkim në PD! Alibeaj e Bardhi mbajnë të njëjtin
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Vetëm 11 anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike i janë bashkuar deputetit Enkelejd Alibeaj në mbledhjen që po zhvillon një ditë pas ndërprerjes së negociatave me PD-në zyrtare të drejtuar nga Sali Berisha. Në mbledhje është pranishëm dhe deputeti Gazment Bardhi e deputetët e tjerë të dalë nga selia blu si Kreshnik Kollçaku e Orjola Pampuri.

Në total në mbledhje kanë 13 persona:

Xhemal Gjunkshi
Taulanta Jupi
Indrit Sefa
Gazment Bardhi
Taulant Zeneli
Fitim Zekthi
Orjola Pampuri
Endri Hasa
Juela Hamati
Gazment Koduzi
Enkelejd Alibeaj
Jonila Godole
Kreshnik Çollaku

Qëllimi i mbledhjes janë diskutimet lidhur me negociatat me Berishën për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale të vitit 2023. Bisedimet mes dy palëve morën një kthesë një natë më parë, kur grupi i Alibeajt doli me njoftimin se në zgjedhjet lokale do të futen me kandidatët e tyre. Alibeaj lajmëroi se kishte ndërprerë çdo negociatë me grupin e Berishës, pasi sipas tij, këta të fundit ishin ulur në bisedime me dy kushte: Njohjen e primareve dhe të lidershipit të Berishës. Ky njoftim u shoqërua nga reagime. Berisha i paralajmëroi kur u tha se ‘i kishin bërë llogaritë gabim’, ndërsa i mandatuari i PD-së, Edi Paloka u shpreh se pas Alibeajt sheh ‘hijen’ e kryeministrit Edi Rama. Por, nuk ndalen me kaq. Sot, në orën 18:00, Bardhi do të mblidhet me deputetët që e mbështesin për të diskutuar edhe një herë rreth kësaj çështjeje.

gazment bardhi enkelejd alibeaj bashkimi i pd

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet