LIVE UPDATES
Politike

'Kallëzim në SPAK për Bollinon dhe Ramën", Këlliçi: Janë të paditur për 10 vepra penale

Në një konferencë shtypi bashkë me deputetin Flamur Noka, Këlliçi tregoi edhe veprat penale për të cilat janë kallëzuar Rama dhe Bolino në SPAK.

11 Janar 2024, 13:10 Nga r.ll
'Kallëzim në SPAK për Bollinon dhe Ramën",
belind kellici

TIRANË- Belind Këlliçi, në konferencën e mbajtur në selinë e PD-së sot, renditi njerën pas tjetrës, veprat penale për të cilat PD-ja ka paditur në SPAK, kryeministrin Edi Rama dhe Carlo Bollino, sipas tij përfitues bashkarisht nga grabitja e pronave në Tiranë.

Në një konferencë shtypi bashkë me deputetin Flamur Noka, Këlliçi tregoi edhe veprat penale për të cilat janë kallëzuar Rama dhe Bolino në SPAK.

DEKLARATA E KËLLIÇIT:

Fillimisht dua ta nis me sqarimin se për cilat vepra penale janë kallëzuar Carlo Bollino dhe Edi Rama me shoke:

- “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
- ”Mashtrimet”, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal;
- ”Përpilimi i deklaratave të rreme”, parashikuar nga neni 163 i Kodit Penal;
- “Dhënia e informacioneve të rreme”, parashikuar nga neni 168 i Kodit Penal;
- ”Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal;
- “Përfitimi i paligjshëm i interesave”, parashikuar nga neni 257 i Kodit Penal;
- “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenit 258 i Kodit Penal;
- “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal;
- “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal;
- “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Por te futemi pak ne detaje:
Pjesës se pare po i bie pak shkurt, pasi është ezauruar nga vete z. Berisha ne konferencat e tij te mëparshme.

Procedura nis me buletinin Nr.29 datë 22.07.2019 të Agjencisë së Prokurimit Publik, Ministria e Financave dhe Ekonomisë rezulton të ketë shpallur njoftimin për “Dhënien me qira të pasurisë 7/649 me sipërfaqe të përgjithshme 4021.5 m²”. 
Me pas Anila Denaj shpall fitues Carlo Bollinon, duke i propozuar Këshillit te Ministrave qe Carlo te mos paguante me 6,300 euro qira ne muaj, por ta përfitonte atë me vetëm 1 euro. Duhet thënë se ky ndryshim i VKM nr. 54, qe i kursente zotërisë ne fjale qiranë, është bere nga qeveria Rama. 

Momenti kryesor nga ku fillon paligjshmëria është miratimi i lejes se ndërtimit me date 13 janar, 2020. Këshilli Kombëtar i Territorit, me Kryetar Edi Ramen, miraton një leje ndërtimi per nje godine te vetme. Kontrata e qirasë përcaktonte fare qarte se Carlo Bollino do te duhej te rikonstruktonte 3 godina, e me pas t’ia kthente ato shtetit shqiptar.

 Pra, siç rezulton, kompania MTSC sh.p.k, në momentin e marrjes së Lejes së Ndërtimit në datë 13.1.2020, leje kjo e dhënë për ndërtimin e një godine unike, dhe jo rikontruksionin e tre godinave të ndryshme ekzistuese shtetërore, siç parashikohej në kontratën e qirasë, kompania nuk dispononte të drejta pronësie apo qiramarrjeje, mbi katin e dytë të godinës kryesore, e cila i është dhënë kësaj kompanie vetëm me VKM Nr. 157, datë 19.02.2020, ndërkohë që Leja e Ndërtimit ishte dhënë 30-ditë më parë në datë 13.1.2020.
 
Atëherë lind pyetja:

- Si e dinte KKT, që Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë do të propozonte shumë shpejt një vendim, dhe ky do të miratohej nga Këshilli i Ministrave, për t’i dhënë zotit Bollino një sipërfaqe shtesë në godinat shtetërore?
 
- Si e dinte KKT, që godinat shtetërore që ishin dhënë me qera nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, do të prisheshin, me propozim të kësaj të fundit, ndërkohë që KKT ka dhënë Lejen e Ndërtimit më datë 13.1.2020, ndërsa prishja e godinës do të ndodhte 4 muaj më vonë?!!!
 
- Nëse Leja e Ndërtimit jepet nga KKT, në 13 Janar 2020, a është ky akti që ka diktuar marrëdhënien e qerasë apo vet ekzistencën e godinave shtetërore dhe njëkohësisht dhe fatin truallit, dhe po ky akt me Kryetar të organit z. Edi Rama, ai që ka urdhëruar zonjën Anila Denaj, që të ndryshojë kushtet e Kontratës e më pas vetë ekzistencën e godinave në shkelje të urdhërimeve të ligjit ?!
 
Me vendim të Këshillit të Ministrave nr.368 , datë 6.5.2020, “Për shembjen e tre objekteve të dhëna me qera është vendosur:

 1. Shembjen e 3 objekteve me emërtimet “Objekti nr. 1” 2 kat, “Objekti nr. 2” 1 kat, “Objekti nr. 3” 1 kat, me sipërfaqe totale ndërtimore 2497.06 m2, të dhëna me qira me kontratën e qirasë nr. 2604 rep, nr. 727 kol, datë 14.10.2019, me tarifën 1 euro kontrata, ndryshuar me anekskontratën nr. 479 rep, nr. 189 kol, datë 28.02.2020, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës , dhe shoqërisë “MTSC” , sh.p.k, si qiramarrës.
 
Pra, vetëm dy muaj, pasi Këshilli i Ministrave me VKM Nr. 157, datë 19.02.2020, ia dha zotit Carlo Bollino të drejtën e qiramarrjes për katin e dytë të godinës, me një tjetër vendim, po Këshilli Ministrave vendosi që kjo godinë të mos ekzistojë më, por të prishet.
 
Kjo tregon, se veprimtaria publike, që po realizohej sipas këtyre akteve, ishte dhënia e gjithë pasurisë publike, me qira përpara prishjes së tyre, me qëllim që zoti Bollino të përftonte maksimalisht gjithë sipërfaqen e truallit funksional dhe nën objekt të tyre.
 
Me pas, konkretisht, në korrik të vitit 2020 miratohet vendimi i Këshillit të Ministrave, VKM 589 datë 22.07.2020.
 
Përmes kësaj VKM-je, ndryshon objekti i kontratës së qirasë, ndërkohë që asnjë godinë e qiradhënësit shtet, tashmë nuk ekzistonte, sepse vet qiradhënësi, me VKM kishte vendosur shembjen totale të tyre.
 
Atëherë lind pyetja: Cila është ajo pasuri publike, që zoti Bollino kishte të drejta qiraje dhe do të rikonstruktonte për ndërtimin e një Televizioni me kushte bashkëkohore ?!
 
Për të mbuluar sado pak, këtë injorancë/makutëri në shpërdorimin e pasurisë publike, rezulton se Këshilli i Ministrave është investuar sërish për të plotësuar, aktet rregullatore, në kushtet kur objekti i qiradhënies nuk ekzistonte më.
 
Konkretisht me propozim të zonjës Anila Denaj, Këshilli i Ministrave, miraton VKM nr. 589 datë 22.07.2020, përmes të cilës ndryshon Nenin 2 të kontratës së qerasë.
 
Pra Neni 2 “Qëllimi i Përdorimit” dhe pika 5.7 e nenit 5 “Të drejtat dhe detyrimet e qiramarrësit”, fjalët “rikonstruksion total” zëvendësohen me “rikonstruksionin minimalisht të totalit”.
 
Pra lind pyetja: Në kushtet kur objekti u shemb, kush nga objektet do të rikonstruktohej, dhe sipas Këshillit të Ministrave, në mënyrë “minimalisht të totalit” ?!
 
Kjo lloj zgjidhje tregon se Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Financave, përpiqen të mbulojnë paligjshmërinë flagrante të veprimeve të tyre, në shërbim të zotit Bollino dhe Televizionit të rij, “të pavarur”!

 Ne këtë moment ndodh dhe paligjshmëria me flagrante. Ne datën 24 korrik te vitit 2020, pas miratimit te VKM, firmoset Aneks Kontrata mes Ministrisë se Financave dhe subjektit MTSC. Por kjo kontrate nuk shërbente për zbardhjen e lejes, pasi gjithmonë flitej për rikonstruksion te godinave qe tashme ishin prishur, po me vendim te firmosur nga Edi Rama.
 
Prandaj me date 4 gusht 2020, firmoset nje Aneks Kontrate e re ku si baze ligjore është po e njëjta VKM e muajit Korrik 2020, por tashme fjala rikonstruksion total, zëvendësohet me ‘rindërtim jo me pak se sipërfaqja e godinës ekzistuese”. Kjo fjale nuk përmendet ne asnjë moment te VKM. Pas ketij falsifikimi firmoset dhe zbardhja e lejes se ndërtimit, bazuar ne po ketë Aneks Kontrate.
 
Kallëzimi ka ne brendësi dhe shume fakte te tjera ku përfshihen dhe tentativat e Bashkise Tirane, si administratore fillestare e pronës, për ta dhenë dy here me qira.

Do ti duhet SPAK te faktoje nëse dhe ne rastin e Bashkise Tirane, kjo prone do ti jepej Carlo Bollinos.
 
Një tjetër komponent i rëndësishëm i këtij kallëzimi janë dhe paratë e përfituara nëpërmjet kompanisë bije C-7 Integrated Communication Systems nga tenderat publike te AKSH-it.
 
I bëjmë serish thirrje SPAK, qe te hetoje me përparësi këtë dosje, e cila është e mbushur plot me fakte te pakontestueshme dhe e cila do te shërbeje për te hedhur drite mbi mënyrën mafioze se si kreu i qeverise Edi Rama, blen dhe përdor mediat e vendit, për te goditur opozitën dhe kundërshtaret e tij politike, me falsifikime qeveritare dhe para te Inceneratorit fantazme te Tiranes."

belind këlliçi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj