Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetimet për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Pas kallëzimit të depozituar nga ish-deputeti Halit Valteri, SPAK i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një kopje të formularit të vetëdeklarimit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funskione publike”. • Kallëzimin e ka depozituar në SPAK ish-deputeti Halit Valteri, pas një artikulli të botuar në gazetën austriake, "Kronen Zeitung", e cila akuzonte ish-Presidentin Ilir Meta se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të ish-Presidentit Amerikan Donald Trump. • Sipas dokumenteve gjyqësore amerikane, të botuara nga media austriake, 700,000 dollarë kanë kaluar përmes kompanisë offshore Dorelita Limited. Por në atë kohë, Meta mohoi gjithçka duke u shprehur se ai dhe Vasili kanë pasur ftesë zyrtare. Po ashtu, edhe Kryemadhi ka mohuar çdo akuzë për fshehje pasurie. • Sot në një tjetër reagim, vetë ish-Presidenti Meta, aktualisht kreu i Partisë së Lirisë shkruan se drejtësia e popullit nuk ndalet, duke paralajmëruar ‘betejë’ në shtator. • Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim është rreshtuar krah drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, i cili u sulmua më herët nga kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, që e quajti "një spurdhjak partie që i shërben mafies". • Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka mbështetur thirrjen e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim për të dënuar të gjitha sulmet dhe presionet banale ndaj drejtësisë. Referuar sulmeve të bëra nga kryeministri Edi Rama (për të cilat ka bashkëngjitur dhe disa foto), Blushi shton se i mbështet thirrjet e Kim dhe pret me durim që SPAK të veprojë pa vonesë ndaj kallëzimeve penale dhe që abuzuesit me taksat e shqiptarëve të marrin menjëherë ndëshkimin e merituar.
7 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka mbështetur thirrjen e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim për të dënuar të gjitha sulmet dhe presionet banale ndaj drejtësisë. Referuar sulmeve të bëra nga kryeministri Edi Rama (për të cilat ka bashkëngjitur dhe disa foto), Blushi shton se i mbështet thirrjet e Kim dhe pret me durim që SPAK të veprojë pa vonesë ndaj kallëzimeve penale dhe që abuzuesit me taksat e shqiptarëve të marrin menjëherë ndëshkimin e merituar.
“Mbështetim të gjitha thirrjet që dënojnë sulmet dhe presionet banale politike të Edi Ramës ndaj SPAK dhe Drejtësisë. Partia e Lirisë është e vendosur për të ndihmuar dhe inkurajuar çdo ditë SPAK, siç po vepron, duke e furnizuar me prova të pakundërshtueshme dhe dokumenta origjinalë që provojnë botërisht vjedhjet e tmerrshme të Edi Ramës dhe bandës së tij, kryesisht nëpërmjet aferës së inceneratorëve. Partia e Lirisë pret me durim që SPAK të veprojë pa vonesë ndaj kallëzimeve penale dhe që abuzuesit me taksat e shqiptarëve të marrin menjëherë ndëshkimin e merituar dhe të shumëpritur nga populli shqiptar. I bëjmë thirrje Edi Ramës të heqë dorë nga cilësimet e SPAK, si krijesë të PS, siç bëri në Kongresin e Partisë së 9 majit kur tha ndër të tjera se: "SPAK-u nuk do ekzistonte po të mos ekzistonte kjo parti", sepse të tilla kërcënime dhe shantazhe nga partia-shtet kompromentojnë rëndë funksionimin e drejtësisë së pavarur dhe të bazuar vetëm në ligj,”- shkruan Blushi në reagimin e tij.
Çfarë tha ambasadorja Kim?
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim është rreshtuar krah drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, i cili u sulmua më herët nga kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, që e quajti "një spurdhjak partie që i shërben mafies". Kim thotë se kërcënimet për të prishur reformën nuk duhet të pranohen, ndërsa flet për të "paprekshëm që sot janë të shqetësuar", duke nënkuptuar Metën që u mor nën hetim.
Çfarë ndodhi sot?
Prokuroria e Posaçme SPAK njoftoi se ka nisur hetimin për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta, sot kryetar i ish-LSI, e ndryshuar në emrin Partia e Lirisë pas kallëzimit të disa muajve më parë që iu bë nga Valteri. SPAK kërkon informacion nga disa institucione përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilit i kërkoi formularin e dekriminalizimit. Disa javë më parë, Meta u akuzua nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit, por hetimi i sotëm lidhet me një tjetër çështje. Kallëzimi i Valterit lidhet me një artikull të gazetës austriake, "Kronen Zeitung", e cila e akuzonte Metën se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore qipriote. Lobimi lidhej me një foto që Meta bëri në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump.
TIRANË- Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka ka publikuar një dokument të vjetër ku kreu i SPAK Arben Kraja ka firmosur si hetues. Caka, përmes një postimi të bërë në rrjetin social 'Facebook', pyet se: ky hetuesi i komunizmit, i ka verifikuar gjeneralitetet e tij?”. Ajo thekson më tej se Meta, duke iu referuar si Ilir Rexhep Metaj e ka kaluar Vetting-un e njerëzve që e kanë vlerësuar në 30 vitet e tij në politikën më aktive.
“Ky hetuesi i komunizmit, i ka verifikuar gjeneralitetet e tij? Ilir Rexhep Metaj ka kaluar Vetting-un e njerëzve që e kanë vlerësuar në 30 vitet e tij në politikën më aktive dhe nuk ka nevojë t’ia bëjë verifikimin Beni i komunizmit. Merru me inceneratorët Beni dhe mëso të ecësh vetë, jo me hapat e Taos dhe Edvinit që i ndërron gjeneralitetet dhe kartelat sipas volisë”, shkruan Caka.
Çfarë ndodhi sot? (Lexo këtu)
Prokuroria e Posaçme SPAK njoftoi se ka nisur hetimin për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta, sot kryetar i ish-LSI, e ndryshuar në emrin Partia e Lirisë pas kallëzimit të disa muajve më parë që iu bë nga Valteri. SPAK kërkon informacion nga disa institucione përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilit i kërkoi formularin e dekriminalizimit. Disa javë më parë, Meta u akuzua nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit, por hetimi i sotëm lidhet me një tjetër çështje. Kallëzimi i Valterit lidhet me një artikull të gazetës austriake, "Kronen Zeitung", e cila e akuzonte Metën se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore qipriote. Lobimi lidhej me një foto që Meta bëri në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump.
TIRANE- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim është rreshtuar krah drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, i cili u sulmua më herët nga kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, që e quajti "një spurdhjak partie që i shërben mafies". Në një qëndrim zyrtar në Twitter, Kim thotë se kërcënimet për të prishur reformën nuk duhet të pranohen, ndërsa flet për të "paprekshëm që sot janë të shqetësuar". "Askush nuk është mbi ligjin",-thekson dhe mbyll ajo reagimin e saj.
REAGIMI I YURI KIM:
Kërcënimet dhe nxitjet për prokurorët dhe gjyqtarët - dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi - nuk duhet të pranohen më si "normale". Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, ka hapur negociatat për anëtarësim dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. ër një kohë të gjatë, të pasurit dhe/ose të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm. Tani ata janë të shqetësuar, mosndëshkueshmërisë së tyre mund t'i vijë fundi. Ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë se askush - ASKUSH - nuk është mbi ligjin.
Reagimi i ambasadores vjen fill pasi SPAK njoftoi se ka nisur hetimet për Metën, ndërsa ky i fundit akuzon se SPAK dhe Arben Kraja janë shërbëtorë partie. Çfarë ndodhi sot?Prokuroria e Posaçme SPAK njoftoi se ka nisur hetimin për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta, sot kryetar i ish-LSI, e ndryshuar në emrin Partia e Lirisë pas kallëzimit të disa muajve më parë që iu bë nga Valteri. SPAK kërkon informacion nga disa institucione përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilit i kërkoi formularin e dekriminalizimit. Disa javë më parë, Meta u akuzua nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit, por hetimi i sotëm lidhet me një tjetër çështje. Kallëzimi i Valterit lidhet me një artikull të gazetës austriake, "Kronen Zeitung", e cila e akuzonte Metën se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore qipriote. Lobimi lidhej me një foto që Meta bëri në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump.
TIRANË- Ish-deputeti Halit Valteri ka reaguar pas nisjes së hetimeve për kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta. Për 'News24', Valteri u shpreh se ka besim tek drejtësia e kërkoi që t'i lihej kohë SPAK në mënyrë që të kryejë hetimet për zbardhjen e plotë të çështjes.
'Të lëmë SPAK të kryejë hetimet, kam besim se drejtësia do triumfojë'- deklaron Valteri.
Çfarë ndodhi sot?
Prokuroria e Posaçme SPAK njoftoi se ka nisur hetimin për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta, sot kryetar i ish-LSI, e ndryshuar në emrin Partia e Lirisë pas kallëzimit të disa muajve më parë që iu bë nga Valteri. SPAK kërkon informacion nga disa institucione përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilit i kërkoi formularin e dekriminalizimit. Disa javë më parë, Meta u akuzua nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit, por hetimi i sotëm lidhet me një tjetër çështje. Kallëzimi i Valterit lidhet me një artikull të gazetës austriake, "Kronen Zeitung", e cila e akuzonte Metën se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore qipriote. Lobimi lidhej me një foto që Meta bëri në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump.
TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur sot hetimin për të, pas kallëzimit të ish-deputetit të opozitës Halit Valteri, që e akuzonte për lobim me para që sipas tij i kishte përfituar përmes korrupsionit. Në një reagim në rrjetet sociale, Meta ka ndarë shkresën që drejtuesi i SPAK, Arben Kraja i ka dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, ku i kërkon informacion mbi gjeneralitetet e ish-presidentit të Republikës. Në reagimin e tij, Meta sulmon Krajën dhe e akuzon si partiak, ndërsa paralajmëron se drejtësia po vjen.
REAGIMI I PLOTE:
Meqënëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t'i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më!
Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më!

Çfarë ndodhi sot? Prokuroria e Posaçme SPAK njoftoi se ka nisur hetimin për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta, sot kryetar i ish-LSI, e ndryshuar në emrin Partia e Lirisë pas kallëzimit të disa muajve më parë që iu bë nga Valteri. SPAK kërkon informacion nga disa institucione përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilit i kërkoi formularin e dekriminalizimit. Disa javë më parë, Meta u akuzua nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit, por hetimi i sotëm lidhet me një tjetër çështje. Kallëzimi i Valterit lidhet me një artikull të gazetës austriake, "Kronen Zeitung", e cila e akuzonte Metën se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore qipriote. Lobimi lidhej me një foto që Meta bëri në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump.
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sqaruar arsyen se përse kanë nisur hetimet për ish-presidentin e Republikës, aktualisht kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Kreu i SPAK, Arben Kraja sqaron se hetimi ka nisur pas kallëzimit që është ngritur nga ish-deputeti Halit Valteri.
REAGIMI I SPAK:
Nisur nga interesimi i shumë gazetarëve pranë SPAK, lidhur me një kërkesë që SPAK i ka drejtuar KQZ, sqarojmë se ajo kërkesë është pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Halit Valteri. Nuk kemi ndonjë informacion tjetër për të dhënë. Hetimet vazhdojnë.
Çfarë ndodhi sot?
Prokuroria e Posaçme SPAK njoftoi se ka nisur hetimin për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta, sot kryetar i ish-LSI, e ndryshuar në emrin Partia e Lirisë pas kallëzimit të disa muajve më parë që iu bë nga Valteri. SPAK kërkon informacion nga disa institucione përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilit i kërkoi formularin e dekriminalizimit. Disa javë më parë, Meta u akuzua nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit, por hetimi i sotëm lidhet me një tjetër çështje. Kallëzimi i Valterit lidhet me një artikull të gazetës austriake, "Kronen Zeitung", e cila e akuzonte Metën se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore qipriote. Lobimi lidhej me një foto që Meta bëri në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump.

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka nisur hetimet për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ka qënë kreu i SPAK, Arben Kraja i është drejtuar me një letër Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. SPAK ka kërkuar formularin e dekriminalizimit për Metën, pas një padie në strukturën e posaçme.
SPAK kërkon kështu nga KQZ vënien në dispozicion të formularit në funksion të hetimit për kryetarin e Partisë së Lirisë. Ende nuk është bërë e ditur se cila është padia e cila është ngritur për Metën.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar po kryen hetime në funksion të procedimit penal nr. 122 të vitit 2022. Për nevoja të hetimit të këtij procedimi penal kërkojmë kopje të formularit të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” të dorëzuar nga ish-Deputeti i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Metaj (Meta)” thuhet në kërkesën e firmosur nga Arben Kraja.