LIVE UPDATES
Politike

“Kam respekt për ju çuna”/ Suel Çela rekrutoi ‘gjyqtaren e TikTokut’, i ofroi makinë 40 mijë euroshe që t’i hapte rrugën Pajtime Fetahut

Nga përgjimet e zbardhura nga Dosja.al, Suel Çela ndërhyn për të bërë të mundur emërimin e gjyqtares Pajtime Fetahu në krye të Gjykatës së Elbasanit.

27 Nëntor 2024, 15:19 Nga I.A
“Kam respekt për ju çuna”/ Suel Çela rekrutoi
Enkeleda Kapedani

TIRANË- Dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme për grupin e Suel Çelës kanë dalë dhe shumë emra të drejtësisë në vend. Përveç gjyqtares Pajtime Fetahu, një tjetër gjyqtare e përmendur në përgjimet e SKY ECC është dhe Enkeleda Kapedani (gjyqtarja e Tiktok-ut). Nga përgjimet e zbardhura nga Dosja.al, Suel Çela ndërhyn për të bërë të mundur emërimin e gjyqtares Pajtime Fetahu në krye të Gjykatës së Elbasanit.

Madje, Suel Çela i ofron një makinë 40 mijë euro gjyqtares Kapedani, e shkarkuar nga Vetingu, në këmbim të tërheqjes së saj nga gara për kryetare të gjykatës, me qëllim që kryetare të zgjidhej Pajtime Fetahu.

Pjesë nga Dosja Hetimore:

Me datë 07.05.2020, Marjus Lulaj komunikon me përdoruesin e SkyECC ***780 poka nje jav...ta thash me duket...e paskam harru...e mbylla e pushova te parapraku...erdhi deshmoi ai sjan keto... ridvan sylkja i ceshtjes...e ka ushtar ky i rrethit kte ridvanit...mir shoku...I min sa te pys vllain... (dërgon mesazhet e shkëmbyera me Mario Çela) "s.s-ca ka kerku ridvani per mu ne givgi? - DD kaq ka fol prokurori ne givgi, dergimin e dosjen ne gjykim per arm pa leje dhe heqe te pa ligjshme te liris ne bashkpunim me deshmin e nei personi qe ka ngju ne qytet"... po...shoku ka hapsir per ta ba kte qe kerkojm...nese do e ban as ne tv ska dal te asnji portal qe u mbyll kjo...po ishalla shoku...dhe po e beri kete e paskemi deren hap me kte...".

Nga konteksti i bisedës dyshohet së Marjus Lulaj informon bashkëbiseduesin e tij në lidhje me çështjen penale në ngarkim të tij në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Lë të kuptohet që prokurori i çështjes Ritvan Sukaj ka dërguar për gjykim çështjen penale në ngarkim të shtetasit Marjus Lulaj dhe Endri Çopja për vepra penale të armëmbajtjes dhe heqjes së paligjshme të lirisë. Lidhur me kërkesën e prokurorit, gjykata ka vendosur pushimin e çështjes pasi Marjus Lulaj ka paraqitur të dëmtuarin dhe ai ka mohuar që të ketë qenë Marjus Lulaj dhe Endri Çopja. I dëmtuari dyshohet të jetë personi të cilit në bisedat më sipër Marjus Lulaj dhe Mario Çela i referohen si "Bled" me avokat "Altin" në bisedat e datës 02.03.2020. Persa më sipër, me qëllim verifikimin dhe identifikimin e çështjes penale të cilës i referohet Marjus Lulaj, u kryen kërkime në portalin zyrtar online te Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan ku u administrua vendimi nr 3-2020-1955, datë 30.04.2020, e regjistruar me datë 13.02.2020.

Në përmbledhje të vendimit rezulton se: Gjatë gjykimit zhvilluar në prani të përfaqësuesit të Prokurorisë Ritvan Suka, në mungesë të të pandehurit Marjus Lulaj alias Suel Çela dhe në prani të av Sokol Hazizaj të zgjedhur nga i pandehuri, në mungesë të të pandehurit Endri Çopja dhe në prani të av. Blerina Beqiri të zgjedhur nga i pandehuri, në prani të viktimës Bledar Karaj dhe të av. Altin Ago të zgjedhur nga viktima. Nisuar nga vendimi i mësipërm rezulton se ka përputhje të plotë të bisedave në lidhje me palët ndergjygjëse dhe vendimmarrjes së gjykatës në datën 30.04.2020 e cila ka vendosur: 1. Pushimin e çështjes për procedimin penal nr.627/1, viti 2013 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për të pandehurin Marjus Lulaj alias Suel Çela për veprën penale të "Mbajtjes pa leje tëarmëve të zjarrit" dhe "Heqjes sëpaligjshme të lirisë" e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 278/2dhe 110/2 të K.Penal dhe për të pandehurin Endri Çopja për veprën penale të "Heqjes së paligjshme të lirisë" e kryer në bashkëpunim parashikuarnga neni 110/2 te K.Penal. 2. Shuarjen e masës së sigurimit "Arrest me burg" për të pandehurin Marjus Lulaj alias Suel Çela dhënë me vendimin nr.475 dt 11.06.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

“Kam respekt për ju çuna”/ Suel Çela rekrutoi

Kapedani u shkarkua nga detyra, pas videove që i dolën në media, ku shfaqej duke bërë sfilandë në zyrat e gjykatës dhe duke dëgjuar muzikë “gangsta”. Gjyqtarja është justifikuar për sfilatat e saj në rrjetet sociale, duke thënë se videot dhe foto ia ka bërë vetes për të hequr stresin dhe lodhjen që kishte nga puna.

Dosja.al po publikon dosjen hetimore te SPAK për Suel Çelën, por nuk merr përsipër vërtetësinë e bisedave e përgjimeve dhe rrethanat në këtë dosje dhe as nuk komenton dosjen hetimore. Po e publikojmë dosjen për transparencë të publikut dhe në fund kur te zbardhet ngjarja e plotë do të kemi një shënim redaksional.

enkeleda kapedani suel Çela

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet