Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në kërkesën e deputetëve socialistë kërkohet masë për deputetët Flamur Noka, Elda Hoti, Albana Vokshi, Gazment Bardhi, Edi Paloka dhe Sali Berisha.
TIRANË-Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar marrjen e masës disiplinore përjashtim për 6 deputetë të opozitës, përfshirë edhe ish-kryeminstrin Sali Berisha. Në kërkesën e deputetëve socialistë kërkohet masë për deputetët Flamur Noka, Elda Hoti, Albana Vokshi, Gazment Bardhi, Edi Paloka dhe Sali Berisha.
KËRKESA:
“Deputeti Flamur Noka ndezi disa flakadanë duke shkaktuar kaos dhe rrëmujë në sallë. Njërin prej flakadanëve deputeti Noka e hodhi në drejtim të Kryetares së Kuvendit. Edhe pse drejtuesja e seancës mori masë disiplinore ndaj deputetit, ai vijoi përsëri të cënojë mbarëvajtjen e seancës plenare. Situata agravoi edhe më tej në momentin kur deputeti Noka i vuri flakën disa herë letrave dhe i vendosi tek karriget që ishin vendosur për të bllokuar foltoren, duke rrezikuar kështu jetën e deputetëve dhe të stafit në sallë. Deputetet Elda Hoti dhe Albana Vokshi i dhanë disa herë deputetit Flamur Noka flakadanë. Gjithashtu deputetja Elda Hoti e ndihmuar edhe nga deputetja Vokshi ndezën disa flakadanë ku disa prej tyre i vendosën poshtë karrigeve mbi foltore.
Deputeti Gazmend Bardhi pengoi zhvillimin e rregullt të seancës plenare duke shkaktuar rrëmujë në sallë dhe përdori fjalë fyese ndaj deputetëve të Partisë Socialiste gjatë fjalës së tyre. Gjithashtu deputeti Bardhi tentoi t’i merrte kartën nga pajisja elektronike deputetit Petro Koçi gjatë kohës që po mbante fjalën. Gjithashtu pranë deputetit Koçi u afrua edhe deputeti Edi Paloka i cili tentoi ta godiste.
Deputeti Sali Berisha pengoi zhvillimin e rregullt të seancës plenare duke zaptuar foltoren e Kuvendit, duke shkaktuar kaos në sallë, fyer deputetët dhe drejtuesen e seancës, sjellje këto në kundërshtim të plotë me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Nisur nga këto situata të krijuara në seancën plenare të datës 04.12.2023, në mbështetje të nenit 63, pika 1 gërma d), dhe nenit 65/1 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të nenit 3, gërma dh) dhe ë), nenin 8. pika 2 gërma b) dhe nenin 33 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, paraqesim kërkesën si më poshtë: Marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve, Flamur Noka, Elda Hoti, Albana Vokshi Gazmend Bardhi, Edi Paloka dhe Sali Berisha sipas Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore.”, përfundon kërkesa.
Sali Berisha TIRANË- Ditën e sotme, Partia Demokratike e kryesuar nga Sali Berisha dhe grupi i vulës së Lulzim Bashës, dërgua...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se opozita nuk do të bllokonte kurrsesi seancat ku do të disk...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori në mbrojtje një projektligj për lejimin e aktivitetit ekonomik në zonat e mbrojt...
foto ilustruese TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka raportuar sot në Komisionin për Sigurinë Kombëtare për ma...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi homazhe sot për nder të aktorit të shquar Mirush Kabash...
Edi Rama dhe Erion Veliaj TIRANË- 'Lëvizja Bashkë' ka reaguar në lidhje me kullën me lartësi 192.8 metër që do t&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një prononcimi te Kryesia e Kuvendit, tha se nuk ka përqe...
Komisione TIRANË- Tensione në Komisionin e Sigurisë. Edhe ditën e sotme, deputetët e opozitës kanë bllokuar punimet n&eu...
Lindita Metaliaj TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, i përfaqësuar nga Gazment Bardhi, ka dorëzuar sot në Gjykat...
Edi Rama TIRANË- Mbrojtja e lumit Vjosa, për shumë kohë është bërë temë debati në vendin tonë, mes s...