LIVE UPDATES
Politike

Kulla në krah të selisë së Partisë Socialiste, "Lëvizja Bashkë": Përfshirja e BKT vendos në dyshim transparencën e procesit

Sipas tyre, përfshirja e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) në projekt përmes një kompanie satelite, vendos në dyshim transparencën e procesit dhe origjinën e financimit, duke lënë hapur, edhe këtë herë, alternativën e përfshirjes së parave të pista në industrinë e ndërtimit.

6 Dhjetor 2023, 11:45 Nga A.B
Kulla në krah të selisë së Partisë Socialiste,
Edi Rama dhe Erion Veliaj

TIRANË- 'Lëvizja Bashkë' ka reaguar në lidhje me kullën me lartësi 192.8 metër që do të ndërtohet në krah të selisë së Partisë Socialiste. Sipas tyre, përfshirja e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) në projekt përmes një kompanie satelite, vendos në dyshim transparencën e procesit dhe origjinën e financimit, duke lënë hapur, edhe këtë herë, alternativën e përfshirjes së parave të pista në industrinë e ndërtimit.

'Këto ndërtime pa kriter kanë ndikuar ndjeshëm edhe në cilësinë e ajrit në Tiranë. Densiteti i lartë i ndërtimeve dhe trafiku i rënduar rrisin nivelin e gazrave të dëmshëm për shëndetin. Qytetarët përballen me një mjedis, ku ajri i ndotur bëhet një sfidë e vazhdueshme për shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Nevoja për një planifikim urban të qëndrueshëm dhe një përqasje e përgjegjshme ndaj zhvillimit është e nevojshme për të përmirësuar cilësinë e jetës në kryeqytet dhe për të mbrojtur shëndetin publik'- shkruan 'Lëvizja Bashkë'.

REAGIMI i plotë:

Një kullë e re, në krah të selisë së Partisë Socialiste, do të ndërtohet në qendër të Tiranës, me lartësi prej 192.8 metrash dhe me 50 kate mbi tokë. Deri tani kjo është kulla më e lartë. Sipas të dhënave të pasqyruara në media, përfshirja e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) në projekt përmes një kompanie satelite, vendos në dyshim transparencën e procesit dhe origjinën e financimit, duke lënë hapur, edhe këtë herë, alternativën e përfshirjes së parave të pista në industrinë e ndërtimit.
Këto ndërtime pa kriter kanë ndikuar ndjeshëm edhe në cilësinë e ajrit në Tiranë. Densiteti i lartë i ndërtimeve dhe trafiku i rënduar rrisin nivelin e gazrave të dëmshëm për shëndetin. Qytetarët përballen me një mjedis, ku ajri i ndotur bëhet një sfidë e vazhdueshme për shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Nevoja për një planifikim urban të qëndrueshëm dhe një përqasje e përgjegjshme ndaj zhvillimit është e nevojshme për të përmirësuar cilësinë e jetës në kryeqytet dhe për të mbrojtur shëndetin publik.

Gazeta britanike "The Guardian", duke shkruar për paratë e pista në ndërtim në Tiranë, thekson një realitet shqetësues lidhur me burimin e financimit të disa projekteve ndërtimore në kryeqytetin shqiptar. Sipas raportit të "Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar", shuma prej 1.6 miliardë eurosh është "pastruar" në kantieret e betonit, për një periudhë kohore prej tre vitesh. Kjo shifër nxjerr në pah një lidhje të mundshme midis ndërtimit dhe krimit të organizuar, duke theksuar shqetësimet rreth origjinës së parave që financuan këto projekte të mëdha ndërtimi. Artikulli vë në dukje se pas kullave të larta dhe zhvillimeve urbane në kryeqytet, mund të ketë një përfshirje të thellë të strukturave kriminale dhe parave të pista në këtë sektor.
Qeveria dhe Bashkia e Tiranës, pas mbarimit të shfrytëzimit pa kriter të trojeve private, kanë lajmëruar edhe ndërtimin e një kulle te pallati i sportit "Asllan Rusi" dhe stadiumi "Selman Stermasi". Nën zë po flitet se edhe Pallati i Kongreseve do të prishet për t’i hapur rrugën ndërtimit të kullave të reja.
Logjika e fitimit në kurriz të jetës së banorëve të Tiranës dhe hapësirës publike ka shpërfillur nevojat dhe të drejtat e komunitetit në emër të interesave financiare të një grupi të vogël. Teksa paraja shkon e gjitha në ndërtim, sektorët e tjerë rrudhen. Ekonomia nuk krijon kapacitete të reja prodhuese, por vetëm struktura betoni parazitare, të cilat vrasin ambientin dhe keqshpërndajnë burimet. Një rreth vicioz që po vret qytetin, por potencialisht edhe ekonominë.
Duhet t’i themi sa më parë NDAL babëzisë së Erion Veliajt, Edi Ramës, oligarkëve, bankave dhe krimit të organizuar. Lëvizja BASHKË është e vetmja forcë politike që kundërshton këtë keqzhvillim dhe ka kapacitetet për të propozuar një alternativë të zhvillimit të qëndrueshëm. Ne refuzojmë të bëhemi pjesë e tavolinave të nëntokës, ku ndahet Tirana dhe Shqipëria midis një grupi të vogël njerëzish.

edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë