LIVE UPDATES
Politike

Këlliçi merr pjesë në tryezën e Profesionistëve të Lirë: 5 prioritetet përmirësojnë jetën e qytetarëve

Këlliçi, shprehu keqardhjen që rivali i tij në këtë garë, Erion Veliaj refuzon prej tre javësh përballjen me të, duke theksuar se edhe në këtë takim kryebashkiaku aktual i Tiranës la karrigen bosh.

6 Maj 2023, 11:38 Nga A.B
Këlliçi merr pjesë në tryezën e Profesionistëve
Takimi

TIRANË- Belind Kelliçi ishte i vetmi nga 6 kandidatët në garën për bashkinë e kryeqytetit, që iu përgjigj pozitivisht ftesës për të diskutuar rreth programit për drejtimin e qytetit në katër vitet e ardhshme. Drejtuesi i panelit të “Profesionistëve të Lirë për Shqipërinë”, Fation Softa, u shpreh se Tirana ka akumuluar shumë probleme të pazgjidhura, të cilat kanë vështirësuar jetën e qytetarëve.

“Sepse ne kemi kaluar tridhjetë e sa vite, dhe sot kemi ende probleme, që jo vetëm janë akumuluar por janë të pazgjidhura. Probleme të cilat e kanë bërë më të vështirë dhe më të paaksesueshëm këtë qytet që në sot banojmë”-tha Softa.
 
Belind Këlliçi, shprehu keqardhjen që rivali i tij në këtë garë, Erion Veliaj refuzon prej tre javësh përballjen me të, duke theksuar se edhe në këtë takim kryebashkiaku aktual i Tiranës la karrigen bosh.

“Unë duke ju falenderuar për ftesën që më keni drejtuar, dhe që në momentin e parë që më keni drejtuar një ftesë për të marrë pjesë në një takim të tillë, kam qenë i hapur. Sigurisht nuk mund të rri pa shprehur keqardhjen që kryetari aktual i bashkisë sot e ka karrigen bosh, për të ardhur për t’u ballafaqur jo me mua, por në një debat, por në një diskutim të hapur, në një temë të lirë me profesionistë të të gjitha fushave si puna juaj. Për të folur për një bilanc për qytetin e Tiranës: çfarë punësh janë bërë në këto 8 vite, çfarë janë lënë pa bërë dhe çfarë do të bëhet”-tha Këlliçi.
 
Por teksa kundërshtari i tij, komenton vetëm në media programin e Belind Këlliçit, ky i fundit u shpreh para profesionistëve se për premtimin e urbanit falas, Veliaj nuk ka dhënë asnjë argument pse është i pa realizueshëm. Nga ana tjetër, Këlliçi tha se ky angazhim do të ofrojë shërbim pa kosto për qytetarët, duke sjellë si shembull Maltën.

“Kam dëgjuar një mijë e një arsye se pse ky premtim nuk bëhet, por në asnjë moment nuk kam dëgjuar asnjë arsyetim logjik apo rracional, se ku bazohet kundërshtari politikë, le të themi, në këtë garë, për këtë qëndrim që mban. Dhe nga ana tjetër, unë kam dal me një qëndrim që nuk e kam shpikur unë. Eshtë një praktikë që ndiqet në 250 qytete të botës, në disa kryeqytete. Zonja Kepi ka qenë para një jave në Maltë, në La Valeta, ku keni bërë një reportazh shumë interesant mbi benefitet që ka sjellë transporti publik falas në Maltë. Mbi faktin që është ulur trafiku në qytet, mbi faktin që është ulur në mënyrë të ndjeshme ndotja e ajrit në qytet, ka një barazi sociale dhe nga ky shërbim falas vetëm kanë përfituar qytetarët”.

Në të njëjtën logjikë, Belind Këlliçi foli edhe për angazhimin tjetër, nënkalimin që do të zgjidh problemin e trafikut në qendër të Tiranës. Këlliçi tha se edhe për këtë projekt, Veliaj nuk ka argumenta kundër. “Prioriteti numër dy që kam përmendur, ka qenë nënkalimi te “Sheshi Skënderbej”.

 Duke folur për pikën tjetër të programit, uljen e taksave për biznesin, Belind Këlliçi tha se ky angazhim është i ngjashëm me modelin që aplikoi PD në vitin 2005, kur aplikoi taksën e sheshtë, dhe formalizoi biznesin duke zgjeruar bazën e tatimpaguesve.

“Ne kemi dhënë një logjikë fare të thjeshtë të një modeli që është implemetuar pas vitit 2005 në Shqipëri, kur Partia Demokratike ka pasur mundësinë të qeverisë dhe kur prezantoi taksën e sheshtë. Në fakt u dyfishua buxheti, u dyfishuan pagat dhe pensionset, sepse u formalizua ekonomia dhe u zgjerua gama e kontribuesve në skemë. Ne sikur me 20% ta ulim informalitetin dhe korrupsionin, ne do të gjeneronim rreth 60 milionë euro më shumë të ardhura në arkën e Bashkisë Tiranë”
 

Duke prezantuar edhe pikat e tjera të programit, si ndërtimi i çerdheve, kopshteve dhe shkollave si dhe të 500 oazeve të gjelbra në lagjet e Tiranës, Belind Këlliçi tha para profesionistëve të lirë, se programi i tij ka në thelb uljen e kostove të jetesës.

Në thelb targetojmë uljen e kostos së jetesës në qytet, sepse vetëm autobusi falas i kursen të paktën 52 mijë lekë në muaj familjeve në nevojë, pensionistëve dhe atyre që e përdorin këtë shërbim për të shkuar në punë. Mos harroni një biletë nuk kushton vetëm 400 lekë, kushton vetëm në kryeqytet në vijën e verdhë 400 lekë, po kushton 800 lekë në Bërzhitë, kushton 1000 lekë në Vishnje, kushton 1500 lekë në Shkallë dhe kushton 2000 lekë në Shëngjergj”-u shpreh Këlliçi.

belind kellici

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet