LIVE UPDATES
Politike

Këlliçi: Personit që iu kërkua financim për inceneratorin e Tiranës, është arrestuar në SHBA për mashtrim financiar

Ai deklaroi se hetuesit federale që kanë bërë ndjekjen dhe me pas arrestimin e personit në fjalë, kanë deklaruar se ky individ, vetëm 29-vjeç, është personi që ka ngritur një skemë mashtrimi ndërkombëtare në bashkëpunim dhe me individë të tjerë.

26 Janar 2024, 11:57 Nga M.B
Këlliçi: Personit që iu kërkua financim për
Belind Këlliçi

TIRANA- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në një deklaratë për mediat iu referuar sërish çështje së inceneratorëve. Këlliçi tha se personit, të cilit i ishte kërkuar financim për inceneratorin e Tiranës është arrestuar në SHBA për mashtrim financiar. Ai deklaroi se hetuesit federale që kanë bërë ndjekjen dhe me pas arrestimin e personit në fjalë, kanë deklaruar se ky individ, vetëm 29-vjeç, është personi që ka ngritur një skemë mashtrimi ndërkombëtare në bashkëpunim dhe me individë të tjerë.

Këlliçi i bëri thirrje drejtuesit të SPAK të shfrytezojë të gjitha marrëveshjet që ka me Agjencitë Ligjzbatuese në SHBA e më gjerë, të nisë disa Letër Porosi, në shtete si Çeki, Turqi dhe Qipro, në lidhje me këto fakte të reja, sipas tij, për hetimin e thelluar të kësaj skeme financiare.

 

DEKLARATA E ANETARIT TE KRYESISE SE PD, BELIND KELLIÇI:

Të nderuar qytetarë,

Më datë 21 mars të vitit 2023, kam bërë publike disa dokumente në lidhje me mungesën e fondeve për financimin e ndërtimit të Inceneratorit të Tiranes. Kur u miratua kjo kontrate koncensionare, sipas propozuesve përfitimi kryesor i shtetit ishte se kjo kompani, zotëronte me kapitale të sajat 140 milionë euro, mjaftueshëm për të ndërtuar inceneratorin të cilin shteti me fondet e tij, nuk mundej dot ta realizonte këtë vepër. Me këtë argument u përzgjodh skema e PPP. Por çfarë thonë dokumentet e publikuara nga ne? Ne një dokument të datës 9 dhjetor të vitit 2022, kompania mëmë në Hollandë ‘Geogenix BV’, i drejtohet Ethos Asset Management INC, me adrese San Diego Kalifornia, përfaqësuar nga Carlos Manuel da Silva Santos, të quajtur “Project summary”, ku specifikon se totali i investimit për ndërtimin e Inceneratorit në Landfillin e Sharrës është 141 milionë euro. Faza e pare është 28 milionë euro, nga te cilat janë financuar 22 milionë euro dhe nevojiten të financohen me borxh edhe 113 milionë euro të tjera. Kur kam bërë këtë denoncim, i jam drejtuar jo vetëm organeve ligjzbatuese, por edhe qeverisë shqiptare për të prishur këtë kontrate, pasi ishte e miratuar mbi fakte të rreme dhe dokumente te falsifikuara. Por çfarë ka ndodhur 8 muaj pas denoncimit tonë publik për këtë skemë mashtrimi? Ju do të shihni këtë publikim zyrtar të Departamentit të Drejtesisë Amerikane, konkretisht zyra e Prokurorit te SHBA-ve, Distrikti Jugor i Kalifornisë, në të cilin bëhet i ditur arrestimi me datë 13 nëntor 2023, i shtetasit Carlos Manuel da Silva Santos, me funksion CEO i kompanisë Ethos Asset Management Inc., me akuzën e mashtrimit financiar dhe krimeve të tjera në bashkëpunim.  Hetuesit federale që kanë bërë ndjekjen dhe me pas arrestimin e këtij shtetasi, kanë deklaruar se ky individ, vetëm 29 vjeç, është personi që ka ngritur një skemë mashtrimi ndërkombëtare në bashkëpunim dhe me individë të tjerë. Kjo çështje ende vijon të jetë nën hetim në SHBA nga Agjencia e Homeland Security Investigations.

Te nderuar qytetare,

Që ta shpjegojmë me fjalë fare të thjeshta. Kompania mëmë në Holande e Inceneratorit fantazme, “Geogenix”, tashmë në pronësi të ICARE Holding dhe Franco Tossi Mecanica, i janë drejtuar këtij 29 vjeçari, tashmë me akuza zyrtare federale për mashtrim ndërkombëtar në SHBA, për të përfituar 100 milionë euro financim për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Grupi i Eksperteve pranë PD, po vazhdon të analizojë shumë dokumente të reja për këtë çështje. Në ditët në vijim, ne do të bëjmë transparencë për fakte dhe dokumente të reja. SPAK nuk mundet më të fshihet dhe të bëjë sehir për këtë aferë. Askush nuk do të kishte guximin të hynte në marrëdhënie te tilla financiare, pa garancinë e pagesave mujore, të cilën mund ta jepte fillimisht Edi Rama, e ndërkohe sot e jep këtë garanci i vetëm, Erion Veliaj. Të mos harrojmë se vetëm para 1 muaji, në Buxhetin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj miratoi 12 milionë euro pagesë për Inceneratorin vetëm për vitin 2024.  I bej thirrje urgjente sot Drejtuesit te SPAK z. Altin Dumani, të shfrytezojë të gjitha marrëveshjet që ka me Agjencitë Ligjzbatuese në SHBA e më gjerë, të nisë disa Letër Porosi, në shtete si Çeki, Turqi dhe Qipro, në lidhje me këto fakte të reja, për hetimin e thelluar të kësaj skeme financiare piramidale, e cila tashme është e faktuar përtej çdo dyshimi, që i kalon kufijtë e Shqipërisë dhe kërkon të fusë në territorin shqiptar fonde, burimi i të cilave nuk dihet.

Ju faleminderit.

 

 

belind kellici inceneratoret

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet