LIVE UPDATES
Politike

'Do kemi një garë të vërtetë'/ Kryetari i Grupimit 'Dhjetori ‘90': Kam vendosur të dorëhiqem, s'kandidoj më

Ai iu bëri thirrje anëtarëve që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë që të përfshihen në zgjedhjet për kryetar në qarqe, për në senat, kryesi dhe kreun e kësaj organizate dinjitoze.

13 Janar 2023, 10:45 Nga A.B
'Do kemi një garë të vërtetë'/ Kryetari i
Bislim Ahmetaj

TIRANË- Kryetari i grupimit 'Dhjetori 90', Bislim Ahmetaj ka dhënë dorëheqjen nga posti aktual. Në një dalje për mediat, nga selia blu, Ahmetaj deklaroi se nuk do kandidojë më për kryetar të Grupimit “Dhjetor 90”. Ai u shpreh se vendim nuk është marrë për ndonjë arsye personale, por mendon se tani është një kohë që ka nevojë për garë dhe sfidë të re. 

Ahmetaj u bëri thirrje miqve dhe bashkëpuntorëve që të futen në garë dhe të shpalosin vizionin për ta çuar më më tej veprimtarinë e Grupimit “Dhjetor 90”. Ai fton që të marrin pjesë në zgjedhjet për kryetar nëpër qarqe, për në senat, kryesi dhe kreun e organizatës.

DEKLARATA E PLOTË:

Në emër të Grupimit “DHJETOR ‘90” në këtë dalje të parë publike për 2023-in, gjej rastin t’ju uroj një vit të mbarë dhe të suksesshëm të gjithë shqiptarëve dhe në mënyrë të veçantë anëtarëve dhe përkrahësve të Grupimit tonë kudo ku ata ndodhen. Një vit ndryshimesh pozitive dhe fitoreje në zgjedhjet e 14 Majit i uroj anëtarëve të Partisë Demokratike dhe mbështetësve të saj. Urime dhe mbarësi për ju gazetarë dhe operatorë të përkushtuar e të palodhur të medias që përcillni lajmet nga kampi opozitar. Si organizatë partnere e Partisë Demokratike pranuar me këtë status në Kuvendin e 11 Dhjetorit të vitit 2021 kemi vendosur që të kalojmë në një proces zgjedhor të hapur dhe të ndershëm për të gjitha strukturat tona që nga kryetarët e qarqeve deri tek kryesia dhe Kryetari i Grupimit “Dhjetor ‘90” në përputhje me statutin dhe dokumentet që rregullojnë jetën organizative të Grupimit tonë.

Qëllimi i kësaj mbledhje kryesie në prani të mediave është pikërisht shpallja e fushatës zgjedhore në 12 qarqet e vendit për ta kurorëzuar këtë fushatë me 20 Shkurt 2023, ditë kur shumica jonë 32 vite më parë ishim të ngujuar në grevën e parë legale të urisë, me betimin sublim; Ta çlirojmë vendin nga mitet e diktaturës dhe bustet e diktatorit. Për kujtesë të brezit të sotëm; edhe pse ishte pranuar dhe miratuar formalisht pluralizmi politik qysh me 12 Dhjetor 1990, akoma ideologjia marksisto-enveriste dhe simbolet e saj nxinin cdo shesh dhe zyrë të shtetit shqiptar.

Fatkeqësisht edhe sot po jetojmë në të njëjtat kushte, 90% të pushteteve janë moniste dhe kontrollohen rreptësisht nga Edi Rama, njëlloj siç i kontrollonte diktatori i fundit komunist në janar të vitit 1991.
Njëlloj si atëherë edhe tani ka shpresë, është rritur besimi tek opozita e vendit, tashmë ajo ekziston, është rikthyer më demokratike se asnjëherë tjetër, ka institucionalizuar voten e lirë brenda vetës së saj, si kusht dhe garanci për ta mbrojtur votën e popullit në zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshme. Partia Demokratike sot është më e vendosur, më e qartë më demokratike se kurrë më parë në këtë dekadë të sundimit të sektit të rilindjes, është pikërisht ky besim që edhe tek ne qëndrestarët dhe idealistët e Grupimit “Dhjetor 90” ka shtuar optimizmin dhe shpresën që do të mund t’ja dalim. Unë e kam drejtuar me përkushtim dhe dinjitet prej vitesh këtë bashkësi idealistësh.

Së bashku kemi organizuar qindra aktivitete, protesta, takime përkujtimore, në të katër anët e vendit, në cdo cep të kombit, në kohë plumbash dhe në kohë paqeje. Kurrë s’kemi bërë kompromis me të keqen, kjo ka qënë forca jonë, ky ka qënë misioni ynë. Ky duhet dhe do të mbetet vizioni dhe aksioni ynë i përhershëm.
Deri sot ja kemi dalë t’i mbajmë të pastra kristal idealet e Lëvizjes Studentore, idealet për të cilat u vra Lideri i Lëvizjes Studentore Azem Hajdari, Arben Broci, Avdyl Matoshi dhe shumë e shumë të tjerë. Asnjë ditë s’kemi reshtur së luftuari dhe vepruari që liria, demokracia dhe shteti ligjor të jenë trinia e shenjtë e zhvillimit të vendit tonë. Është e vërtetë që s’ja kemi dalë, shpeshherë kemi rënë edhe në greminë, por është po kaq e vertetë që kurrë s’jemi dorëzuar aq më pak ndalur dhe kurrë s’do të tërhiqemi nga kjo trini e shenjtë.

Unë kam vendosur të dorëhiqem dhe të mos kandidoj më për Kryetar të Grupimit “Dhjetor 90”. Këtë vendim nuk e kam marrë për asnjë arsye personale, pasi kjo përiudhë është një prej kohëve të mia që më bën krenar, që më jep dinjitet dhe forcë, është një kohë që më ka njohur me njerëz dhe veprimtarë të jashtëzakonshëm për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë. Vendimi im është marrë që t’i hapë rrugën një gare dhe sfide të re. Dua që miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi ndër vite të shpalosin vizionin e tyre për ta cuar më tej veprimtarinë e Grupimit “Dhjetor 90” kësaj organizate që bën krenar këdo që ka kontribuar qoftë edhe një ditë të vetme për të.
Ndaj i ftoj të gjithë anëtarët e Grupimit Dhjetor 90 që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj të përfshihen në zgjedhjet për kryetar nëpër qarqe, për në senat, kryesi dhe kreun e kësaj organizate dinjitare. Jam besimplotë që do të kemi një garë të vërtetë dhe njerëzore. Ju faleminderit.

bislim ahmetaj grupimi dhjetori 90

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet