Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Kërcënoi punonjësit për bindjet politike, PD kallëzon në SPAK kryebashkiaken Majlinda Bufi: Njerëzit përballen me presione (DOKUMENTET)
Qëllimi i kryebashkiakes sipas Nokës ka qenë t'i pengojë ata të votojnë lirisht. Noka fle dhe për kërcënime, presione dhe shantazhe.
9 Maj 2023, 17:20Nga F.M
Majlinda Bufi
TIRANË- Partia Demokratike, e përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, ka kallëzuar kryetaren e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi. Noka e kallëzuar Bufin për dy vepra penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Në kallëzimin, në të cilin, Noka i është drejtuar kreut të SPAK, Altin Dumani, shkruhet se Bufi i ka kryer këto shkelje me dashje dhe personalisht gjatë fushatës zgjedhore kundër punonjësve të administratës publike. Qëllimi i kryebashkiakes sipas Nokës ka qenë t'i pengojë ata të votojnë lirisht. Noka fle dhe për kërcënime, presione dhe shantazhe.
“Përfundimisht nga SPAK kërkojmë regjistrimin dhe fillimin e procedimit penal ndaj shtetases së kallëzuar, kryetares në detyrë të bashkisë Roskovec, znj. Majlinda Bufi si dhe kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore të nevojshme për marrjen në pyetje të të gjithë personave të përmendur në kallëzim për sqarimin sa më të saktë e më të plotë të rrethanave të parashtruara më sipër,"- thuhet në shkresën drejtuar SPAK.
Denoncimi ndaj Bufit u bë fillimisht nga emisioni investigativ Piranjat në SYRI TV. Kryebashkiakja që kandidon për një mandat të dytë në drejtimin e Roskovecit, diskriminon arsimtaren Dhurata Malka për shkak të bindjeve politike dhe intimidon sanitaren në shkollën e fshatit Suk.