LIVE UPDATES
Politike

Kërkoi pamjet filmike për procesin e numërimit të votave, Etilda Gjonaj jashtë Parlamentit: Fitoret personale zvogëlohen para një fitoreje të madhe

Gjonaj shkruan se pavarësisht se këtë “betejë” në nivel personal nuk arriti ta kalojë me sukses kësaj here, falënderon të gjithë ata që e kanë përgëzuar për rezultatin dhe inkurajuar vazhdimësinë. 

20 Maj 2025, 19:07 Nga M.B
Kërkoi pamjet filmike për procesin e numërimit të votave,
Etilda Gjonaj

TIRANA- Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj ka reaguar në rrjetet sociale pas numërimit të të gjithë votave preferenciale nga të cilat nuk arriti të merrte një mandat. Gjonaj falënderon kryeministrin Edi Rama për besimin dhe të gjithë anëtarët e njësisë që i ishte besuar në Tiranë.

Ajo shprehet se asnjë fitore apo humbje persona nuk mund ta zvogëlojë fitoren e madhe të mazhorancës në këto zgjedhje. Gjithashtu Gjonaj shkruan se pavarësisht se këtë “betejë” në nivel personal nuk arriti ta kalojë me sukses kësaj here, falënderon të gjithë ata që e kanë përgëzuar për rezultatin dhe inkurajuar vazhdimësinë. 

Postimi i Etilda Gjonajt:

Dua ta nis këtë mesazh publik, me një falënderim për të gjithë qytetarët, mbështetësit, simpatizantët e njësisë 7 në Tiranë, që besuan fort në vizionin e Partisë Socialiste dhe të Edi Ramës dhe me votën e tyre na dhanë një fitore të fortë për vazhdimësinë e reformave dhe për të çuar përpara ëndrrën e Shqipërisë Europiane 2030.

Me një përgjegjësi të madhe si Drejtuese Politike e Njësisë 7, i ndihem mirënjohëse të gjithë anëtarësisë së PS në njësinë 7, për rezultatin që arritëm në këtë betejë elektorale për fitoren e Partisë Socialiste, për emocionet më të bukura të marra në çdo takim, çdo aktivitet elektoral dhe çdo derë ku kemi trokitur.

Një falënderim thellësisht mirënjohës për besimin që Kryeministri Edi Rama më dha për të drejtuar politikisht njësinë 7, ashtu si dhe mundësinë për të më bërë pjesë të skuadrës garuese të Partisë socialiste në këto zgjedhje. Ndihem e nderuar dhe shpreh përulësisht 5569 falënderime për të gjithë ata qytetarë të Qarkut të Tiranës, të njësisë 7 dhe të diasporës që më votuan dhe më besuan për të qenë përfaqësuesja e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Pavarësisht se këtë “betejë” në nivel personal nuk arrita ta kaloj me sukses kësaj here, falënderoj të gjithë ata që më kanë përgëzuar për rezultatin dhe inkurajuar vazhdimësinë. Fitoret apo humbjet personale zvogëlohen përpara një fitoreje të madhe, të të vetmes forcë politike të Partisë Socialiste, për të çuar përpara projektin e vetëm, atë të Shqipërisë europiane.

Do doja të falënderoja emër për emër të gjithë ata anëtarë të ekipit që besuan dhe luftuan fort krah meje pa hezituar asnjë moment, që u angazhuan dhe u përfshinë maksimalisht për muaj të tërë, për ditë dhe netë radhazi, deri në moment të fundit, për të arritur këtë fitore për Partinë Socialiste. Kemi ndarë shumë momente gjatë kësaj periudhe dhe kam marrë emocionet dhe ndjesitë më të bukura të të “luftuarit” bashkë, të bërit të një fushate elektorale me qytetari, integritet dhe etikë. Faleminderit dhe e lumtur që kam punuar me ju!

Një falënderim për anëtarët e KZAZ, numëruesit, komisionerët, të cilët për ditë dhe netë të tëra administruan në mënyrë perfekte këtë proces zgjedhor duke e përmbyllur në respekt të ligjit dhe procedurave zgjedhore. Shumë urime kolegëve të mi që luftuan për këtë rezultat të PS dhe shumë suksese kolegëve dhe veçanërisht kolegeve gra të Partisë Socialiste që do të përfaqësojnë qytetarët në Kuvendin e Shqipërisë. Një falënderim zemre për familjen time, bashkëshortin Irvelinin dhe birin Itienin, prindërit tanë dhe të gjithë familjarët dhe miqtë të cilët më mbështetën pa asnjë kusht në këtë garë elektorale.

Faleminderit të gjithëve nga zemra! 

etilda gjonaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet