Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në kërkesë drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla për marrjen e masave disiplinore për 5 deputetë të opozitës, thuhet se ishte ligjvënësi i PD-së, Bledjon Nallbati i cili nxorri nga çanta e koleges së tij, Albana Vokshi një kuti, e cila sapo e ndezi mori menjëherë flakë.
TIRANË- Është zbardhur shkresa e nënshkruar nga disa deputetë të Partisë Socialiste, të cilët kërkojnë që komisioni i Etikës të marrë masë ndaj 6 deputetëve të Partisë Demokratike. Në kërkesë drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla për marrjen e masave disiplinore për 5 deputetë të opozitës, thuhet se ishte ligjvënësi i PD-së, Bledjon Nallbati i cili nxorri nga çanta e koleges së tij, Albana Vokshi një kuti, e cila sapo e ndezi mori menjëherë flakë.
Në kërkesë thuhet se Flamur Noka mori karriget të cilat ishin vendosur si barrikadë në një nga hyrjet e sallës plenare dhe i vendosi mbi foltore duke e bllokuar atë. Sipas tyre, Noka ka mbajtur dy flakadanë duke i drejtuar ato drejt Drejtueses se Seancës, Kryeministrit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave.
PS thekson se: Situata agravoi edhe më shumë në momentin kur deputeti Bledjon Nallbati nxjerr nga çanta e deputetes Albana Vokshi një kuti të cilën sapo e ndezi mori menjëherë flakë, gjithashtu i ndihmuar edhe nga deputeti Flamur Hoxha këtë kuti e vendosi në tavolinën përpara, duke dëmtuar pajisjen elektronike të votimit dhe rrezikuar që flakët të përhapeshin në sallë.
KËRKESA:
E nderuar zonja Kryetare e Kuvendit. Përsëritja e situatave të vazhdueshme të bllokimit të seancave plenare nga deputetë të opozitës është e pa tolerueshme. Kaosi i krijuar nga deputetë të caktuar të opozitës në seancën plenare të datës 20.11.2023. seancë dedikuar diskutimeve dhe votimit në parim të Buxhetit 2024 dhe Paketës Fiskale, pengoi zhvillimin normal të kësaj seance të rëndësishme duke mos lejuar të mbanin fjalën deputetët e Grupit Parlamentar: të Partisë Socialiste të cilët ishin regjistruar për të diskutuar. Ky skenar i përsëritur për të disatën herë nga deputetë të opozitës është në kundërshtim flagrant me Rregulloren e Kuvendit dhe Kodit e sjelljes Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.
Deputetë të opozitës që në nisje të seancës plenare bllokuan foltoren duke vendosur si barrikadë para saj karriget e deputetëve. Deputeti Gazment Bardhi mori karriget e deputetëve dhe i vendosi mbi foltore duke e bllokuar atë. Deputeti Bardhi konfliktohet me punonjësit e sigurisë në sallën plenare dhe në një moment ai hedh një karrige në drejtim të tyre duke dëmtuar rëndë njërin prej gardistëve në dorë.
Deputeti Flamur Noka gjithashtu mori karriget të cilat ishin vendosur si barrikadë në një nga hyrjet e sallës plenare dhe i vendosi mbi foltore duke e bllokuar atë. Deputeti Noka mban dy flakadanë duke i drejtuar ato drejt Drejtueses se Seancës. Kryeministrit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Në mbyllje te seancës deputeti Flamur Noka hedh një flakadan të ndezur drejt Kryeministrit. Situata agravoi edhe më shumë në momentin kur deputeti Bledjon Nallbati nxjerr nga çanta e deputetes Albana Vokshi një kuti të cilën sapo e ndezi mori menjëherë flakë, gjithashtu i ndihmuar edhe nga deputeti Flamur Hoxha këtë kuti e vendosi në tavolinën përpara, duke dëmtuar pajisjen elektronike të votimit dhe rrezikuar që flakët të përhapeshin në sallë. Kjo situatë shkaktoi panik dhe tek vetë deputetët e opozitës.
Nisur nga këto situata të krijuara në seancën plenare 15 datës 20.11.2023, në mbështetje të nenit 63. pika 1 gërma d), dhe nenit 65/1 të Rregullores Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të nenit 3. gërma da) dhe ë), nenin 8 pika 2 göra h) dhe nenin 33 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, paraqesim kërkesën si më poshtë:
-Marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledjon Nallbati, Sorina Koti, Albana Vokshi dhe Flamur Hoxha sipes Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
– Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat Vetimet dhe Etikëa për vlerësimin e masës disiplinore.
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se ende nuk kanë vendosur nëse do të miratojnë n&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar edhe ditën e sotme konferencën për mediat, nga ku vi...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaraur se s’ka forcë që do e pengojë në aksionin...
edi rama SHKUP- Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët në Shkup me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg dhe liderët e...
edi rama SHKUP- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën që po mbahet pas takimit me liderët e vendeve anëtare...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza se Kushtetuta po shkruhet në tavolinë sipas...
edi rama SHKUP-Në Shkup po zhvillohet mbahet konferencë e përbashkët për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm t&...
komisioni i ligjeve TIRANË- Në seancën e sotme të Komisionit të Ligjeve po diskutohet projektbuxheti i vitit 2024. Kryebashkiaku i...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi do mbledhë nesër grupin Parlamentar të Part...
Erion Brace TIRANË- Deputeti socialist Erion Barçe është përfshirë në debat me deputetin e Partisë Demokratike, E...