LIVE UPDATES
Politike

“Kushtetuta po shkruhet në tavolinë sipas porosisë së Ramës”/ Berisha: Jam zotuar që do vazhdoj gjyqin kundër tij

Gjatë konferencës për mediat, Berisha tha se Rama është i tronditur dhe i tmerruar nga krimet e tij.

22 Nëntor 2023, 12:25 Nga A.B
“Kushtetuta po shkruhet në tavolinë sipas porosisë së
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza se Kushtetuta po shkruhet në tavolinë sipas porosisë së Edi Ramës. Gjatë konferencës për mediat, Berisha tha se Rama është i tronditur dhe i tmerruar nga krimet e tij.

Sali Berisha: “Edi Rama, i tronditur, i tmerruar nga krimet e tij, ka urdhëruar grupi e organizuar kriminal brenda SKAP-it dhe në Gjykatën Speciale të shkruajë Kushtetutën në tavolinë sipas porosisë së tij. Shkruarja e Kushtetutës në tavolinë sipas porosisë së Edi Ramës, përbën aktin më të rëndë antikushtetues të 32 viteve të fundit. Akt të cilin, nuk e ka lejuar vetes ta bëjë gjer sot asnjë gjykatës, asnjë prokuror, në asnjë qeveri dhe cilido të ketë qenë ai. Pas kësaj, fshihen të gjitha veprimet tjera, të grupit të strukturuar kriminal Kraja-Millonai-Gjoka. Unë jam zotuar të vazhdoj me ju, gjyqin publik kundër Edi Ramës për një mungesë të një dokumenti në seancën e parë, jam i detyruar të rikthehem prape, me një plotësim të asaj seance. Siç e patë, Edi Rama për ndryshimin e destinacionit, në kundërshtim flagrant me ligjin, të klubit sportiv Partizani nga terren sportiv në zonë urbane, u fsheh duke mashtruar pas ndryshimit të ligjit. E vërteta është se ai vetë pohoi se para ndryshimit të ligjit, Edi Rama ka firmosur në shkelje flagrante dhe të dënueshme të ligjit të urbanistikës, kalimin nga zonë sportive në zonë urbane dhe ka firmosur lejen e tij, të asaj pjese territori. Kjo është firma e Edi Ramës. Leja e ndërtimit! Kjo është leja e sheshit të ndërtimit dhe këtu është firma, në dhunim flagrant të ligjit, e Edi Ramës. Ndryshimi prapa të cilit u fsheh Rama, e dënon Ramën. Rama dënohet sepse neni 31, ky nen ka kusht, terrenet sportive privatizohen nga pronari ose jepen me koncesion, me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni.

Ky është plani i rregullimit të territorit për Tiranën, i hartuar direkt nga Edi Rama me kompaninë zvicerane UrboPlan, nën drejtimin e Artan Agollit dhe Majlinda Dhulit. Udhëheqës Edi Rama, asistent Ed Shalsi. Zona këtu 12-12 është zona e klubit Partizani, të cilën Edi Rama e ka shndërruar totalisht në zonë urbane. Pjesa tjetër, Edi Rama në kundërshtim me ligjin e urbanistikës, në kundërshtim me ligjin për sportet të amenduar, e shndërron kundrejt një valixhe, supozohet me euro apo dollarë, e shndërron në zonë urbane tërësisht. Pra, nëse për të parën tha se aty kishte disa baraka, magazina, këto ishin fusha. Fusha futbolli, volejbolli, basketbolli, etj. Pra, është Edi Rama, ai që ka shkelur ligjet e vendit. Është Edi Rama ai që duhet të gozhdohet nga një drejtësi e vërtetë dhe jo Sali Berisha. Sali Berisha përkundrazi u ka dhënë garanci terreneve sportive që nuk mund të ndryshojnë destinacionin. Kjo është e vërteta. Dhe nëse ka një fajtor të vetëm në të gjithë çështjen, ky është Edi Rama, shkelësi i ligjit mbi bazë korrupsionin. Ai mashtroi shqiptarët kur tha se këto të tjerat erdhën pas ndryshimit të ligjit për sportin. Por ja që ligji i sprtit u ndryshua për pronësinë e pronarit, por nuk u ndryshua kurrë për destinacionin. Kjo u bë në kundërshtim me përcaktimet e ligjit të sportit që destinacioni nuk ndryshon.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet