LIVE UPDATES
Politike

Kërkuan mbledhjen e Këshillit për imunitetin e Belinda Ballukut/ Kuvendi i kthen përgjigje grupit të PD-së: Zv. kryeministrja do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen

Kuvendi thekson gjithashtu se shqyrtimi i kërkesave të Prokurorisë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin ose heqjen e lirisë së një deputeti zhvillohet mbi bazën e një procedure që garanton të drejtën e mbrojtjes dhe një shqyrtim të plotë të dokumentacionit përkatës.

29 Dhjetor 2025, 17:56 Nga D.S
Kërkuan mbledhjen e Këshillit për imunitetin e Belinda Ballukut/
foto ilustruese

TIRANË-  Kuvendi i Shqipërisë i është përgjigjur grupit parlamentar të Partisë Demokratike, lidhur me kërkesën e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për zv.kryeministren dhe njëherësh ministre e energjisë dhe infrastrukturës, Belinda Balluku. Në përgjigje Kuvendi thekson se Balluku ka të drejtë të marrë kohën e kërkuar për të shqyrtuar dosjen dhe si pasojë kërkesa për thirrjen e mbledhjes së Këshillit, nuk pranohet.

Kuvendi thekson gjithashtu se shqyrtimi i kërkesave të Prokurorisë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin ose heqjen e lirisë së një deputeti zhvillohet mbi bazën e një procedure që garanton të drejtën e mbrojtjes dhe një shqyrtim të plotë të dokumentacionit përkatës.

Ndër të tjera në përgjigje thuhet se për sa kohë ky proces nuk është përmbyllur dhe palët nuk janë pajisur realisht me kohën e nevojshme për ushtrimin e kësaj të drejte, nuk plotësohen kushtet procedurale për caktimin e një date të re mbledhjeje. Në fund, Kuvendi nënvizon se mbledhja e radhës e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të thirret në momentin kur të jenë përmbushur plotësisht kushtet procedurale të parashikuara në Rregulloren e Kuvendit.

Përgjigja nga Kuvendi

"Në përgjigje të kërkesës suaj për thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ju bëj me dije se vijon, Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/zëvendëskryeministrit ,është thirrur dhe është zhvilluar në datën 19 dhjetor 2025, në përputhje me nenin 13 të Rregullores së Kuvendit.

Me thirrjen dhe zhvillimin e kësaj mbledhjeje, kompetenca proceduriale për thirrjen e Këshillit lidhur me këtë çështje është ezauruar, pasi çështja është vendosur në rend dite dhe është hapur për shqyrtim që nga data 19.12.2025. Sipas nenit 13, pika 6, të Rregullores së Kuvendit, caktimi i rendit të ditës, së mbledhjes, përbën kompetencë të Kryetarit të Kuvendit dhe ushtrohet në funksion të ecurisë proceduriale të çështjes së hapur.

Për sa kohë mbledhja e datës 19 dhjetor 2025 është shtyrë për arsye proceduriale dhe shqyrtimi i çështjes vijon të jetë i hapur, nuk ekziston bazë proceduriale për thirrjen e një mbledhjeje tjetër me rend dite të paracaktuar, sipas kërkesës së paraqitur. Në mbledhjen e Këshillit të datës 19 dhjetor 2025, gjatë shqyrtimit të çështjes në fjalë, u konstatua
mungesa e një dakordësie ndërmjet anëtarëve të Këshillit lidhur me afatin kohor që duhej t’i lihej palës mbrojtëse për ushtrimin efektiv të së drejtës për njohje me aktet dhe provat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme.

Përfaqësuesi ligjor i znj. Belinda Balluku, duke iu referuar ligjit, kërkoi 3 javë kohë për t’u përgatitur për mbrojtjen ligjore në kuadrin e garantimit të një procesi të rregullt ligjor, diskutimet u përqendruan në përcaktimin e një date për zhvillimin e mbledhjes pasuese të Këshillit, me qëllim dëgjimin e palëve. Deputetët e opozitës kërkuan një afat prej 3 ditësh, ndërsa deputetët e mazhorancës e lidhën kërkesën e tyre me, shqyrtimin e çështjes nga Gjykata Kushtetuese dhe të drejtën e deputetes znj. Belinda Balluku për të marrë kohën e kërkuar nëpërmjet përfaqësuesit ligjor, z. Ardian Kalia.

Në këto kushte, dhe në respekt të nenit 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të parimit të procesit të rregullt ligjor, Kryetari i Kuvendit njoftoi shtyrjen e mbledhjes, pa përcaktuarnjë datë të menjëhershme tjetër. Po ashtu, sipas nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, shqyrtimi i kërkesave të Prokurorisë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin ose heqjen e lirisë së një deputeti zhvillohet mbi bazën e një procedure që garanton të drejtën e mbrojtjes dhe një shqyrtim të plotë të dokumentacionit përkatës.

Për sa kohë ky proces nuk është përmbyllur dhe palët nuk janë pajisur realisht me kohën e nevojshme për ushtrimin e kësaj të drejte, nuk plotësohen kushtet procedurale për caktimin e një date të re mbledhjeje. Gjithashtu Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, si përfaqësues i sovranitetit të popullit, ka detyrimin kushtetues të garantojë zbatimin e Kushtetutës dhe të ligjit, veçanërisht në rastet kur Gjykatës Kushtetuese i është kërkuar shprehimisht të japë një vendim mbi një çështje që lidhet drejtpërdrejt me shqyrtimin parlamentar, si në rastin konkret.

Në këto rrethana, kërkesa për thirrjen e mbledhjes së Këshillit, nuk pranohet. Mbledhja e radhës e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të thirret në momentin kur të jenë përmbushur plotësisht kushtet procedurale të parashikuara në Rregulloren e Kuvendit."/Dosja.al 

spak ministrja e infrastrukturës dhe energjisë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj