Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vendimi për mosfillimin e një dosje penale është marrë pak kohë më parë nga prokuroria e Tiranës, e cila pasi kreu një seri veprimesh hetimore, si këqyrje të pamjeve filmike, pyetjen 3 herë të Daniel Shimës, pyetjes 3 herë të të fejuarës së tij avokate dhe pyetjen dy herë të nënës së tij. L.Shima, ka dalë në konkluzionin se Shima ishte larguar me dëshirën e tij nga banesa pa u ndikuar nga askush.
TIRANË- Është mbyllur me vendim mosfillimi, referimi penal i Komisariatit Nr.1, që u regjistrua në muajin Gusht 2025, për situatën e rrëmbimit të ish-drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima.
Vendimi për mosfillimin e një dosje penale është marrë pak kohë më parë nga prokuroria e Tiranës, e cila pasi kreu një seri veprimesh hetimore, si këqyrje të pamjeve filmike, pyetjen 3 herë të Daniel Shimës, pyetjes 3 herë të të fejuarës së tij avokate dhe pyetjen dy herë të nënës së tij. L.Shima, ka dalë në konkluzionin se Shima ishte larguar me dëshirën e tij nga banesa pa u ndikuar nga askush.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se SPAK nuk ka shfaqur asnjë interes për këtë çështje dhe as të marrë ndonjë deklarim të Daniel Shimës.
Madje në dosjen e mosfillimit të hetimeve, është dhe një kthim përgjigje e titullarit, Altin Dumani, i cili informonte grupin e hetimit në prokurorinë e Tiranës se ndaj Daniel Shimës, nuk kishte asnjë hetim në SPAK.
Mësohet se për këtë çështje, Daniel Shima, është marrë në pyetje një herë në ambientet e Komisariatit Nr.1 në Tiranë dhe dy herë në ambientet e prokurorisë së kryeqytetit.
Shima ka mbajtur të njëjtin qëndrim në deklarimet e tij, duke pohuar se “zhdukja” e tij dhe humbja e kontakteve me të fejuarën dhe nënën e tij, ka qenë me dëshirë dhe nuk është ndikuar nga rrethana të tjera të kryera forcërisht nga persona të tretë.
“...Mos më thërrisni më për të më pyetur...”, mësohet t’i ketë thënë Daniel Shima, oficerit të prokurorisë që po kryente veprime hetimore rreth rastit të tij për largimin nga banesa në datën 20 Gusht 2025.
Ndërkohë përmbajtjen e SMS-së me tekst: “...po më arrestojnë...” që ja ka dërguar të fejuarës së tij, Daniel Shima, e ka shpjeguar në prokurori se gjithçka ka ndodhur në kushtet e gjendjes emocionale për shkak të një konflikti të momentin që ka pasur me bashkëjetuesen.
Për këtë fakt është marrë në pyetje 3 herë dhe e fejuara e tij avokate, e cila ka dhënë të njëjtin shpjegim që ka mbajtur dhe Daniel Shima.
Deklarim ka dhënë dhe L.Shima, nëna e Danielit, e cila u ka thënë hetuesve në prokurorinë e Tiranës se gjithçka Danieli e kishte inskenuar vetë, për shkak të një konflikti në çift. Sipas dëshmisë së saj, tashmë çifti është pajtuar dhe jetojnë bashkë.
Ndërkohë nga këqyrjet e disa pamjeve filmike të sekuestruara në disa biznese, është parë që Daniel Shima, ndodhet i vetëm në makinën e tij. Një kamerë e instaluar tek zona e rreth-rrotullimit të Fakultetit Ekonomik në rrugën e Elbasanit, ka filmuar qartë se Shima ka qenë i vetëm dhe i pashoqëruar nga askush.
Ky moment është fiksuar disa minuta pasi Shima i kishte dërguar bashkëjetueses mesazhin: ”...po më arrestojnë...”, gjë e cila sipas prokurorisë së Tiranës, ai ka shkëputur vetë lidhjet dhe nuk është marrë forcërisht dhe pa dëshirën e tij nga persona të tjerë./Syri.net
KOSOVË- Pas publikimit të rezultateve finale nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje kryeson zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Media brita...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ndarë në rrjetet sociale denoncimin e një qytetari digjital lidhur...
TIRANË- Policia e Tiranës ka njoftuar se do të ketë sërish kufizime dhe bllokim të qarkullimit në disa rrugë t&eu...
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën skandaloze në Vlorë, ku qytetarët janë prej katër ditësh pa...
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka depozituar një kallëzim penal pranë Prokur...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se opozita do të fillojë protes...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur qytetarët e Vlorës, për protestë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se fondet nuk janë përdorur, por janë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar ditën e sotme dorëheqjen e Ramës. Gjatë një...