Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas kallëzimit, Meta pretendon se gjatë mbi 14 muajve në paraburgimin “Jordan Misja”, ku ndodhet që prej 23 tetorit 2024 me masë sigurimi “arrest në burg”, i janë mohuar në mënyrë të qëllimshme dhe të vazhdueshme të drejta themelore dhe politike.
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka depozituar një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Posaçme ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Sipas kallëzimit, Meta pretendon se gjatë mbi 14 muajve në paraburgimin “Jordan Misja”, ku ndodhet që prej 23 tetorit 2024 me masë sigurimi “arrest në burg”, i janë mohuar në mënyrë të qëllimshme dhe të vazhdueshme të drejta themelore dhe politike.
Në kallëzimin e Metës, thuhet se i kanë ndaluar komunikimin me median dhe gazetarët, takimet me deputetë të Kuvendit, eurodeputetë dhe strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë, si edhe ushtrimin e aktiviteteve politike dhe publike. Në kallëzim thuhet se këto kufizime nuk janë mbështetur në vendime individuale të arsyetuara dhe nuk justifikohen nga ndonjë rrezik konkret për procesin penal, duke marrë karakter ndëshkues dhe diskriminues.
KALLËZIM PENAL
KALLEZUES: Ilir METAJ, i biri Rexhepit dhe Fiqiretes dtl 24 mars 1969, lindur në
Çepan, Skrapar, me adresë banimi Tiranë, Rr, “Vaso Pasha” Nd. 1817.
H.0, Ap.005 ose pranë Partisë Lirisë, Sheshi Willson. Përfaqësuar
me Akt-Përfaqësimi, të lëshuar më datë 22.05.2025 nga Studio
Ligjore CAKRANI, me NUIS M03525401G av. Kujtim Cakrani me nr
liçense 8315 regjistruar pranë Dhomës Avokatisë Fier. Email:
[email protected] nr.0699413001.
I KALLEZUAR: Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve (me cilësi funksionari publik)
OBJEKTI: Fillimin e procedimit penal ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve për
veprën penale të:“Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i
Kodit Penal, si dhe për vepra të tjera penale që mund të dalin gjatë hetimit,
për shkak të mosveprimit të qëllimshëm dhe të vazhdueshëm, në
kundërshtim me ligjin, duke sjellë cenimin e të drejtave kushtetuese dhe
konvencionale të shtetasit Ilir Metaj, person nën masën e sigurimit
personal arreti me burg.
BAZA LIGJORE: Nenet 248-250 dhe 253 Kodit penal
DREJTUAR: PROKUROISE POSACME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT
ORGANIZUAR
I nderuar Drejtues Prokuroisë Posacme!
Kallëzuesi ish Presidenti Republikës, z. Ilir METAJ, aktualisht Presidenti Partisë Lirisë, partisë dytë opozitare në Shqipëri, prej datës 21 tetor 2024 gjendet në ambjentet e paraburgimit “Jordan Misja” me masën e sigurimit personal të “arrestit me burg” vendosur kjo me vendimin nr. 125 datë 20.10.2024 nga Gjykata Posacme Shkallës Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar, lënë në fuqi me vendimin nr. 59 datë 19.11.2024 nga Gjykata e Posacme Apeli Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar.
Prej datës 23 tetor 2024, Presidenti z. Ilir METAJ, është akomoduar pranë institucionit ekzekutimit vendimeve penale ‘Jordan Misja” (IEVP) Tiranë. Rezulton se: që prej kësaj date ndaj tij autoritetet e këtij institucioni kanë përdorur mënyra nga më të ndryshme të ndalimit të ushtrimit aktiviteteve sportive, takimet e anëtarët e kryesisë Partisë Lirisë, deputetët e Kuvendit Shqipërisë, Eurodeputetë, takime apo komunikime me mediat, si dhe ndalimin e përdorimit të cdo forme argëtimi, pra Politikanit Presidentit Partise Lirisë, është përdorur persekutimi politikë. Në këtë mënyrë Presidenti Partisë Lirisë z. Ilir METAJ, janë shkelur liritë dhe të drejtat të cilat janë të garantuara në Kushtetutën e Shqipërisë, Konventën Europiane të Drejtave të Njeriut, gjithashtu edhe të drejtat e Komiteti Evropian Për Parandalimin e Torturës.
RRETHANAT E FAKTIT
Shtetasi Ilir Metaj, ish-President i Republikës dhe aktualisht President i Partisë së Lirisë, ndodhet në paraburgim në zbatim të një mase sigurimi personal “arrest në burg”. Gjatë periudhës mbi 14 mujore, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka mohuar atij:komunikimin me median dhe gazetarët;
takimet me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe eurodeputetë;
takimet me organet drejtuese të partisë lirisë;
ushtrimin e lirive personale dhe politike përtej kufizimeve të domosdoshme të paraburgimit.
Këto kufizime:nuk janë të bazuara në vendime individuale të arsyetuara;
nuk justifikohen me rrezik konkret për procesin penal;
kanë karakter të përgjithshëm, absolut dhe ndëshkues.
Pas ankesës së paraqitur, Avokati i Popullit, si organ kushtetues i pavarur, dhe hetimit të bërë nga ky institucion duke administruar jo vetëm provat shkresore por edhe pyetjen e të interesuarëve, me vendimin nr.K2-T1017 NR.Dok 205030230-17 datë 27.11.2025 doli në përfundimin dhe I rekomandoi Drejtorisë Përgjithshëm të Burgjeve se:konstatoi diskriminim, persekutim dhe shkelje të lirive personale e politike;
i adresoi Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve rekomandime të qarta për korrigjimin e shkeljeve.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve:nuk ka marrë asnjë masë korrigjuese;
nuk ka dhënë arsyetim ligjor bindës;
ka vijuar me të njëjtat shkelje, duke vepruar me dijeni të plotë.
VLERËSIMI JURIDIK (E DREJTA E BRENDSHME)
Ky mosveprim:
bie në kundërshtim me:nenin 15, 17, 22, 23 dhe 30 të Kushtetutës;
Ligji nr. 79/2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”
ligjin nr. 8454/1999 “Për Avokatin e Popullit”.
Sjellja përmbush elementët e nenit 248 të Kodit Penal, pasi:
subjekti është funksionar publik; presidenti Partisë Lirisë dhe Ish Presidenti Republikës Shqipërisë.
ekziston mosveprim i qëllimshëm;
ka cënim të drejtpërdrejtë të të drejtave themelore; Liria e shprehjes dhe veprimtarisë politike. Kallëzuesi nuk është lëjuar të ushtroj këtë të drejtë edhe kur ishte kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 11 majit 2025, ju mohua takimet dhe mesazhet për elektoratin, por edhe komunikimi me mediat dhe gazetarët.
pasojat janë reale dhe të vazhdueshme-edhe pse avokati popullit ka rekomanduar të kallëzuarëve Drejtorit Përgjithshëm Burgjeve të marë masa për rivendosjen e të drejtës shkelur Presidentit Partisë Lirisë z. Ilir METAJ, duke lejuar atë të ushtroj të drejtat e tij përfshi edhe ato politike duke komunikuar edhe me mediat dhe gazetarët.
PRAKTIKA E GJYKATËS SË STRASBURGUT (GJEDNJ)
Ilgar Mammadov kundër Azerbajxhanit
Gjykata ka theksuar se: përdorimi i masave të ndalimit për qëllime politike dhe kufizimi i veprimtarisë publike të opozitës përbën shkelje të nenit 5 dhe 18 të KEDNJ.
Analoge me rastin konkret, ku kufizimet nuk justifikohen me nevoja procedurale.
Selahattin Demirtaş kundër Turqisë (nr. 2)
Gjykata konstatoi:
ndalimi i komunikimit dhe veprimtarisë politike të një lideri opozitar në paraburgim cenon pluralizmin demokratik.
Rasti aktual përfshin kufizime të ngjashme ndaj një figure politike opozitare.
Mehmet Hasan Altan kundër Turqisë
GJEDNJ thekson se:
paraburgimi nuk mund të përdoret për të heshtur mendimin politik dhe lirinë e shprehjes.
Ndalimi i komunikimit me media bie drejtpërdrejt nën këtë praktikë.
Yankov kundër Bullgarisë
Gjykata ka sanksionuar:
censurimin dhe kufizimin disproporcional të komunikimit të personave të ndaluar.
Kufizimet absolute pa vendim individual përbëjnë shkelje të nenit 10 KEDNJ.
Kudła kundër Polonisë
GJEDNJ thekson:
shteti ka detyrim pozitiv të sigurojë kushte dhe trajtim në përputhje me dinjitetin njerëzor për personat në paraburgim.
Përfshin edhe respektimin e lirive themelore.
KONKLUZION
Mosveprimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve:
nuk është thjesht keqadministrim;
përbën sjellje të qëllimshme dhe të vazhdueshme;
bie ndesh me Kushtetutën, ligjin dhe jurisprudencën evropiane;
ekspozon shtetin shqiptar ndaj përgjegjësisë ndërkombëtare.
KËRKESË
Në përfundim, kërkojmë:
Regjistrimin e procedimit penal;
Hetimin e plotë të veprimeve dhe mosveprimeve;
Verifikimin e përgjegjësisë penale të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve;
Marrjen e masave për ndalimin e shkeljeve të vazhdueshme.
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se opozita do të fillojë protes...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur qytetarët e Vlorës, për protestë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se fondet nuk janë përdorur, por janë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar ditën e sotme dorëheqjen e Ramës. Gjatë një...
PD TIRANË- Partia Demokratike dhe opozita në tërësi ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve, të martën e...
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha garantoi se PD do të japë hapësira më të gjera për Brain Gain dhe të rinjtë p...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar qeverinë Rama për korrupsion, abuzim me fondet p...
Sali Berisha TIRANË- Lideri historik i PD, Sali Berisha tha se PD ka pasur mangësi në përfshirjen e diasporës dhe anëtarë...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë në prezantimin e ekipit të ri drejtues të departamentit ...
Edi Rama dhe Albin Kurti TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar homologun e tij në Kosovë Albin Kurti për fitoren historike të...