LIVE UPDATES
Politike

Kim:Udhëheqësit politikë nuk duhet të kenë nevojë për dikë nga jashtë që të bashkëpunojnë

Sipas saj, palët politike në Shqipëri duhet të gjejnë vetë gjuhën e marrëveshjeve politike, pa patur nevojën e ndërhyrjeve të ndërkombëtarëve, qofte dhe të ambasadores së SHBA.

29 Shtator 2022, 21:58 Nga e.k
Kim:Udhëheqësit politikë nuk duhet të kenë nevojë
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim duke folur për proceset zgjedhore në vend por dhe për komunikimin e partive politike ndërmjet njëra-tjetres tha se Shqipëria ka ende punë për të bërë për plotësimin e rekomandimeve të ODIHR, por që sipas saj, këto rekomandime plotësohen në momentin që palët politike arrijnë marrëveshje në interes të qytetarëve.

Duke folur në emisionin "Opinion", Ambasadorja tha se në Shqipëri ka patur raste kur një palë politike ka refuzuar të ulet në tryezën e bisedimeve dhe në fund kanë qenë qytetarët ata që kanë humbur. Sipas saj, palët politike në Shqipëri duhet të gjejnë vetë gjuhën e marrëveshjeve politike, pa patur nevojën e ndërhyrjeve të ndërkombëtarëve, qofte dhe të ambasadores së SHBA.

Pjesë nga intervista

Blendi FevziuPo ju pyes gjithashtu edhe mbi dy probleme. Janë problem i ligjit zgjedhor dhe problemi i reformës zgjedhore. A keni koment mbi këto të dyja?

Ambasadorja Kim: Raporti i ODIHR-it i cili u publikua pas zgjedhjeve në prill vitin e kaluar, doli me rekomandime shumë të qarta, ashtu si edhe raportet mbi zjedhjet përpara tyre. Prandaj ne do donim t’i shihnim të gjithë, udhëheqësit politikë dhe deputetët që të veprojnë mbi këto rekomandime.

Blendi Fevziu: Çfarë mund të bëjmë mbi to, Zonja Ambasadore, kemi pasur gjithnjë probleme në 30 vjet. Një palë nuk pranon zgjedhjet, më së shumti, ndonjëherë po, por më së shumti nuk i pranojnë. Çfarë mund të bëjmë që të votojmë dhe të kemi besim në votë?

Ambasadorja Kim: Së pari, mendoj se kjo lidhet me problemin fillestar për të cilin folëm, mbi përpjekjet e Rusisë për të minuar demokracinë. Prandaj, ju duhet të merrni masa që sjellin transparencë më të madhe në sistem. Pjesa tjetër është kjo:  pas 31 vitesh, ka ardhur koha që të jemi më të pjekur në mënyrën sesi sillemi me njëri-tjetrin. Po ju jap një shembull. Amerika…

Blendi Fevziu: Por kjo është çmenduri, pas 31 vitesh, gjithnjë

Ambasadorja Kim: Kërkon kohë…

Blendi Fevziu: Gjithnjë njëra anë nuk pranon…

Ambasadorja Kim: Pra, kemi… Shqipëria nuk është e vetmja.

Blendi Fevziu: Ndodh vetëm me ne, jo në Maqedoni, jo në Kosovë, jo në vendet e tjera.

Ambasadorja Kim: Mendoj se njerëzit si juve, kanë gjithashtu përgjegjësi, për të edukuar publikun dhe për t’u treguar atyre se kjo nuk është mënyra se si Shqipëria duhet të jetë e veçantë. Në zgjedhjet këtu, disa herë ka pasur probleme.  E kuptoj se ka pasur probleme në 1996, për shembull, por më së shumti, zgjedhjet e vitit të kaluar u konfirmuan nga ODIHR-i si të besueshme. Pra është koha të pranojmë se kur zgjedhjet mbahen duke zbatuar të gjitha standardet ndërkombëtare, rezultatet duhen respektuar. Përtej zgjedhjeve në sjelljen e politikës, është shumë e rëndësishme për drejtuesit politikë, pavarësisht përkatësisë partiake, që të jenë të aftë të flasin me njëri-tjetrin dhe që të arrijnë marrëveshje të cilat janë në interesin publik. Përse e them këtë? Mendoj se në intervistën tonë të parë Blendi, ne folëm mbi habinë time kur erdha këtu dhe zbulova se fjala kompromis ishte një fjalë e pistë në Shqipëri dhe në botën politike këtu. Dhe nuk duhet të jetë ashtu. Dikush që i përket një partie tjetër, apo ka një këndvështrim të ndryshëm, mund të jetë kundërshtari yt në atë çështje por nuk janë armiqtë tuaj.

Blendi Fevziu: Po, një armik, ky është…

Ambasadorja Kim: Duhet të jeni në gjendje që të uleni dhe të arrini në një marrëveshje. Ju e mbani mend që ka pasur aq shumë periudha në historinë moderne të Shqipërisë ku një palë thjesht vendos: nuk do të flas me palën tjetër dhe largohen. E di kush humbet në fund?

Blendi Fevziu: Po, absolutisht.

Ambasadorja Kim: Janë njerëzit.

Blendi Fevziu: Kjo është 100% e vërtetë.

Ambasadorja Kim: Janë njerëzit që humbasin, dhe nuk duhet që udhëheqësit politikë shqiptarë të kenë nevojë për dikë nga jashtë, përfshirë edhe ambasadoren amerikane, ju nuk duhet të keni nevojë për dikë nga jashtë për t’ju ulur në të njëjtën tavolinë, në mënyrë që të flisni për të mirën e popullit shqiptar. Kur partitë flasin, nuk do të thotë se njëra palë është blerë nga pala tjetër. Nuk do të thotë se njëra palë është peng dhe tjetra është pengmarrëse. Nuk do të thotë se ka ndonjë komplot të çmendur. Do të thotë se këta janë drejtues politikë, të cilët janë të pjekur, dhe të cilët bëhen bashkë me qëllimin për t’i shërbyer publikut shqiptar që i ka zgjedhur në atë detyrë. Këtë do të thotë.

yuri kim

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj