LIVE UPDATES
Politike

Klodiana Lala: Ka një video të njerëzve shumë afër kryeministrit, me prokurorin Arjan Ndoji, të cilit i bënë atentat!

Gazetarja shpjegoi edhe përfshirjen e autoriteteve franceze në zbardhjen e atentatit në mbikalimin e Shkozetit. 

16 Mars 2023, 22:52 Nga k.m.
Klodiana Lala: Ka një video të njerëzve shumë afër
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se njerëz shumë afër me kryeministrin Edi Rama, shfaqen në një video me prokurorin Arjan Ndoji të cilit i bënë atentat, kur ndodhej në shoqërinë e Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi. Sonte, në fjalën e saj në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, gazetarja Klodiana Lala tha se Prokuroria nuk e ka sqaruar rolin e Arjan Ndojit. Ndërsa gazetarja shpjegoi edhe përfshirjen e autoriteteve franceze në zbardhjen e atentatit në mbikalimin e Shkozetit. 

"Prokuroria e Posaçme firmosi disa urdhër arreste në kuadër të operacionit “Komploti” që kishte të bënte me zbardhjen e atentatit mbi automjetin e prokurorit Arjan Ndoj, ku u plagos prokurori dhe Aleksandër Laho, Rrumi. Ndërroi jetë Andi Maloku, shoferi i prokurorit. Në atë kohë u arrestua Redjan Rraja, një ish dentist në burgun e Fushë Krujës, nipi i deputetit Rrahman Rraja, që dyshohej si njëri nga atentatorët. Sigurisht ai nuk ishte i vetëm, sepse pamjet filmike tregonin për një person të dytë dhe një të tretë. Gjatë hetimeve, autoritetet franceze që hetonin për një rrjet të trafikut të drogës, arritën të zbërdhejnë aplikacionin “Sky”, që përdoret nga grupet kriminale. Nga zbardhja e bisedave, rezultonte se Plarent Dervishaj kishte arritur që përmes anëtarëve të tij, të organizonte këtë atentat, sepse dyshonte se Aleksandër Laho, kishte realizuar një atentat ndaj tij në Shijak, para atentatit në mbikalimin e Shkozetit.

Problemi është se nëse çështja mbetet këtu është e paplotë. Duhet të sqarojë motivin Prokuroria. Ishte Arjan Ndoj një prokuror i goditur për shkak të detyrës? Apo u godit pasi këta persona kishin dyshime që ishte përfshirë në grupim kriminal? Kjo duhet të zbardhet. SPAK nuk jep motivin dhe mund të krijojë probleme.

Ka patur një hetim tjetër nga SPAK, që Aleksandër Laho ka tjetërsuar prona. Blinte zyrtarët dhe pastaj u merrte paratë mbrapsht me dhunë. Ke një moment tjetër, SPAK thotë ka zbardhur atentatin ndaj prokurorit, por nuk ka të dyshuar për atentatin ndaj Plarent Dervishajt. Këto grupe janë përplasur për pronat në Hamallaj dhe Gjirin e Lalzit, kjo është një luftë që nuk ka për të përfunduar këtu.

Nëse Prokuroria nuk do të zbardhë atentatin ndaj Plarent Dervishajt, nuk sqaron rolin e Arjan Ndojit, që ka lidhje shumë të forta me mazhorancën deri në nivelet më të larta të qeverisjes, është kapur edhe në video me eksponentë shumë të lartë të mazhorancës në këtë vend, njerëz shumë afër kryeministrit. Duhet të sqarohet,"- deklaroi Lala. 

klodiana lala

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet