LIVE UPDATES
Politike

Fjalimi i Ramës në KiE! Mediat pranë Vuçiç 'injorojnë' deklaratat, 0 koment edhe nga Vuçiç: Tani të ankohemi te Shën Pjetri

Këto deklarata nuk janë transmentuar në mediat e Vuçiç. E vetmja ishte agjencia Tanjug e cila ka bërë vetëm një shkrim të shkurtër.

12 Tetor 2022, 20:56 Nga A.B
Fjalimi i Ramës në KiE! Mediat pranë Vuçiç
Edi Rama

SERBI- Me shumë kritika u prit fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Europës. Edhe pse Rama deklaroi se Serbia nuk i mbijeton dot sanksioneve, duhet të njohë Kosovën si shtet, mbrojti luftën e UÇK-së dhe i konsideroi të pavërteta raportet për krime lufte... nuk u bë asnjë jehonë në mediat serbe. Si për t'i vënë kapakun, Rama tha për gazetarët shqiptarë pas fjalimit, se nuk e shqetëson shumë se si do komentohet nga Serbia pasi ato që tha janë të vërteta. 

Mirëpo, këto deklarata nuk janë transmentuar në mediat e Vuçiç. E vetmja ishte agjencia Tanjug,e cila ka bërë vetëm një shkrim të shkurtër.

Duke iu drejtuar sot Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Rama kritikoi rezolutën e vitit 2011 për tregtinë ilegale të organeve të personave të rrëmbyer në Kosovë. Ai vlerësoi se pretendimet e Del Ponte për përfshirjen e pjesëtarëve të UÇK-së në tregtinë e organeve bazohen në burime të dyshimta.Kjo akuzë bëri bujë nga Evropa deri në Australi. Pavarësisht se akuzat në Kosovë u mohuan kategorikisht. Pyetja më misterioze ishte se çfarë e pengoi prokuroren e fuqishme të hetonte më tej” – citon Tanjug kryeministrin e Shqipërisë.

Fjalimi i Ramës në KiE! Mediat pranë Vuçiç

Lajmi i Tanjug është marrë copy paste edhe nga “Blic” që i ka dhënë zë në të njëtin vend edhe deputetit dhe zëdhënësit të Partisë Popullore të Serbisë, Stefan Jovanoviç. 

“Në vend që të përballet me krimet ndaj serbëve, të cilëve u janë hequr organet në “shtëpinë e verdhë” gjatë luftës dhe që autorët të dënohen, sot kryeministri i Shqipërisë u përpoq t’i paraqesë të gjitha si gënjeshtër” – tha Jovanoviq në një deklaratë me shkrim.

Ndërsa presidenti Aleksandër Vuçiç nuk bëri asnjë koment për Ramën edhe pse pati një konferencë për mediat, por u ndal tek Kosova. Në një konferencë për shtyp, Vuçiç tha se Serbia është vetë fajtore që ka lejuar që bisedimet të zhvendosen në Bruksel.

‘Sa i përket Kosovës, ne vetës ia bëmë çorbën kur morëm vendimin për t’i zhvendosur bisedimet në BE. Dhe tani mund të ankohemi te Shën Pjetri, ata e shohin Kosovën si shtet të pavarur ose duan të na çojnë drejt kësaj’, tha fillimisht i pari i shtetit serb. Ajo që tha Giofre se ne duhet te shikojmë pamjen më të gjerë. Ndonjëherë kërkohen sanksione, herën tjetër Kosovën. Neve na takon të punojmë për hir të qytetarëve, të marrim parasysh gjithçka që Giofre foli, por unë nuk kam shpresa të mëdha për këtë,’- tha Vuçiç.

Ç'tha sot Rama për Serbinë dhe Vuçiç?

“Presidenti serb është miku im ashtu sikurse kam thënë, por nuk duhet të ushtrojmë trysni të skajshme mbi Serbinë kur vjen puna mbi sanksionet sepse nuk u mbijeton dot sanksionet. As nuk duam që të përfundojmë në një situatë ku Serbia shkon në krahët e Rusisë sepse ka shumë që e duan Rusinë në Serbi. Unë jam kryeministri i Shqipërisë dhe jam 198 cm dhe kryeministër i një vendi të vogël, e nuk mendoj se Shqipëria ka kapacitetin për t’i thënë botës se çfarë bën. Prandaj në rrugëtimin tonë jemi shumë të angazhuar në aleancat perëndimore dhe jemi vendi më pro evropian e amerikanë dhe jemi dakord me të mëdhenjtë me çfarë bëjnë në panoramën evropiane. Prandaj nëse doni ta përjashtoni Rusisë, ta përjashtojmë”.

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës që të rrëzonin akuzat kundër Kosovës dhe të pranojnë kërkesën e Shqipërisë, për një raport vijues ndaj atij të Dick Marty-t. Kreu i Qeverisë kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, për t'i shpallur të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë. Rama e cilësoi raportin si një lajm të rremë që u shndërrua në rezolutë dhe që po dëmton Kosovën. Por kërkesat e kryeministrit shqiptar shkaktuan debate në seancën plenare, ku disa prej të pranishmëve i cilësuan “akuza të pashembullta”.

edi rama aleksander vucic

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet