LIVE UPDATES
Politike

Komisioni i Integrimit, Kryemadhi: Reforma elektorale ka shkatërruar përfaqësinë e votës qytetare

Kryemadhi shtoi se përjashtimi nga Këshilli i një partie politike ka udhehequr më shumë se çdo parti tjetër procesin e integrimit europian.

27 Shkurt 2023, 14:08 Nga A.B
Komisioni i Integrimit, Kryemadhi: Reforma elektorale ka shkatërruar
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi mori pjesë në Komisionin e Integrimit. Ajo u shpreh se reforma elektorale ka shkatërruar përfaqësinë e votës qytetare. Më tej, Kryemadhi shtoi se Këshilli i Integrimit është kthyer në një portë të mbyllur vetëm për dy parti politike. 

Kryemadhi shtoi se përjashtimi nga Këshilli i një partie politike ka udhehequr më shumë se çdo parti tjetër procesin e integrimit europian. Sipas saj, ky vendim është i padrejtë por është edhe një mungesë respekti ndaj memories institucionale, profesionistëve dhe profesionalizmit të saj që mund të ndajnë eksperiencën dhe ekspertizën e tyre me anëtarë të tjerë në këshill.

FJALA E KRYEMADHIT:

Kush janë sponsorizuesit kryesorë të tyre, të organizatave të shoqërisë civile dhe sa është ndikimi jashtë i procesit të integrimit europian në këto shoqëri civile. Pra, ne jemi han pa porta po ta quajmë në një aspekt, ku ndërkohë ne kemi parti politike të cilat përfaqësohen 107 mijë vota por vetëm se nuk kanë grup parlamentar nuk duhet t’i diskriminojmë në një process të tillë. Sigurisht që reforma elektorale ka shkatërruar përfaqësimin e votës qytetare dhe ka sjellë pabarazi dhe padrejtësi në tablonë politike të përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë dhe kjo nuk ka pse të mos pasqyrohet në gjithëpërfshirjen e procesit të integrimit europian.

Çdo anëtar i parlamentit ka të drejtën të zgjedh për t’u bërë pjesë e komisioneve parlamentare, përse Këshilli i Integrimit duhet të jetë një portë e mbyllur vetëm për dy parti politike?

Përjashtimi nga Këshilli i një partie politike që ka udhehequr më shumë se çdo parti tjetër procesin e integrimit europian jo vetëm që është i padrejtë, por është edhe një mungesë respekti ndaj memories institucionale, profesionistëve dhe profesionalizmit të saj që mund të ndajnë eksperiencën dhe ekspertizen e tyre me anëtarë të tjerë në këshill.

Do t’ju kujtoja fjalën eElisabet Santos në datë 27.01.2023 në Këshillin e Integrimit Europian kur tha se integrimi evropian duhet të jetë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës.

"Ky format gjithëpërfshirës tregon që integrimi evropian nuk është vetëm qeveria, maxhoranca dhe nuk është procesi vetëm teknik. Duhet të jetë një proces i thellë shoqëror që përfshin shoqërinë civile dhe të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Dhe vetëm kur e gjithë Shqipëria të bëhet bashkë atëherë procesi i integrimit do të jetë i suksesshëm”.

9. Dokumenti i miratimit të Këshillit Kombëtar të Integrimit e ka të theksuar qartë:

Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian (KKIE) është krijuar me Ligjin Nr. 15/2015, datë 05/03/2015, “Për rolin e Kuvendit në procesin e Integrimit Europian të Republikës së Shqipërisë ne BE” , si struktura më e lartë këshillimore kombëtare për integrimin evropian që ngrihet pranë Kuvendit, me qëllim nxitjen dhe garantimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës ndërmjet forcave politike, institucioneve publikë dhe shoqërisë civile, si dhe rritjen e transparencës në vendimmarrjen për çështjet e integrimit.

Pra thjesht për t’ju vënë në vëmendje që duhet dhe fjala bashkepunimin midis grupeve parlamentare se partitë parlamentare është në ligj ndërsa grupet parlamentare nuk e keni në ligj. Meqenëse është argumenti nga ekspertët e parlamentit, jo nga ekspertët por nga administrata e parlamentit që nuk ekziston forca politike.

Pra, nuk do të thotë do të thotë bashkëpunim midis grupeve parlamentare por ndërmjet forcave politike. Për ta përmbyllur dhe për të dhënë një konkluzion të shkurtër. Do t’ju sugjeroja që nuk ka të bëjë thjesht me pozicionim e Partisë së Lirisë në Këshillin e Integrimit por ka të bëjë me atë dëshirë për të përfshirë dhe për të rikthyer në normalitet të paktën jetën parlamentare përsa i përket procesit të integrimit europian. Mendoj që procesi i integrimit europian është një nga proceset më të rëndësishme në Shqipëri duke pasur parasysh dhe të gjitha mangësitë që kemi në jetën politike, sociale dhe ekonomike të vendit.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet