15 Korrik 2022, 11:33
Nga k.m.
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka ngritur shqetësimin se edhe sot ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka munguar në Komisionin e ngritur për mandatin e saj. Në fjalën e tij, Alibeaj tha se do të donte që në sallë të ishte dhe ministrja në mënyrë që t'i drejtonin pyetje për çështjen që ajo akuzohet se ka shkelur ligjin.
"Seancën e kaluar, siç unë e kisha kërkuar duhet të operonim me dëgjesën e zonjës ministre. E thirrët zonjën Xhaçka, ka të drejtën e saj që të përfaqësohet nga një avokat. Kur jepet e drejat për të dëgjuar përfshihet e drejta për të bërë pyetje. Në mënyrë që të kuptojmë dhe ne nëse kemi të drejtë apo jo. Ju u ngritët ikët dhe kjo nuk iu bën nder. Së pari juve dhe më pas parlamentit. Të ikësh me bisht ndër shalë, nuk është pjesë e rregullores, nuk i shërben të vërtetës. E dëgjova me durim avokatin, por do të doja që t'i bëja disa pyetje. Të fshihesh nuk bëhet shërbim,"-tha ai në fjalën e tij.
Pse akuzohet ministrja?
Bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi do të ndërtojë përmes një kompanie të tretë, një resort turistikm në Dhërmi, pasi është shpallur edhe "investitor strategjik" nga qeveria Rama. Në skemën e dyshuar si klienteliste, kunata e ministres Xhaçka, Taëni Lin Grzych-Sutton, një shtetase 30-vjeçare nga Masaçusets i SHBA, e cila prej vitesh bashkëjeton në Tiranë me vëllain e Xhaçkës mori pronën në fjalë në përdorim në bregdet përmes një kompanie e cila u ngrit dhe u asistua nga administrata e kompanisë së Gaçit. Paralelisht Me firmën e Kryeministrit Rama, kompania "AG.Tç" SH.P.K në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka, shpallet investitor strategjik për ndërtimin e resortit në Dhërmi, i cili parashikon marrjen e tokës në bregdet në përdorim për 30 vite. Kryeministri Rama ndryshon vendimin e datës 22/02/2021 dhe shton kompaninë e kunatës si investitore strategjike. Vetë Gaçi i pyetur për mediat ka thënë më herët se është ai investitori por nuk ka deklaruar se shtetasja amerikane në fakt është njohje e tij dhe krushqi e të shoqes ministre. Me këtë vendim, familja Xhaçka përfiton marrjen e pronës publike në përdorim deri në 30 vjet dhe infrastrukturë falas nga shtetit. Por ministrja thotë se nuk ka asnjë konflikt interesi dhe se bashkëshorti i saj është një "emigrant ëndërrimtar".
enkelejd alibeaj komisioni per mandatin e xhackes
Politike
15 Korrik 2022, 11:24
f.g
Delina Ibrahimaj, ministre
TIRANE-Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka prezantuar sot nismën e qeverisë për aminist...
Politike
15 Korrik 2022, 11:23
e.k
Komisioni i ligjeve
TIRANË- Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut po zh...
Politike
15 Korrik 2022, 11:13
f.g
Belind Kellici, deputet
TIRANE- Partia Demokratike ka denoncuar sot se një tjetër kompani është e lidhur me çështje...
Politike
15 Korrik 2022, 10:17
e.k
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një vizitë në ekspozitën e hapur në ...
Politike
15 Korrik 2022, 08:29
e.k
Gjirokastër
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me qytetin e Gjirokastrës dhe dy muzetë e rinovuar, atë t&...
Politike
14 Korrik 2022, 23:02
F.M
Aleanca për Mbrotjen e Butrintit
TIRANË- Aleanca për Mbrotjen e Butrintit po proteston prej 12 orësh para Parlamentit. Ata protestojn&e...
Politike
14 Korrik 2022, 22:53
F.M
Rudina Hajdari
TIRANË- Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Rudina Hajdari, ka komentuar deklaratwn e kryedemokratit Sali Berisha,...
Politike
14 Korrik 2022, 22:43
F.M
Sali Berisha dhe Elisa Spiropali
TIRANË- Një debat i fortë me replika e ofendime ka sjellë përplasjen mes ministres Elisa Spiropal...
Politike
14 Korrik 2022, 22:02
F.M
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANË- Kuvendi ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për marrëveshjen e menaxhimit të Parkut...
Politike
14 Korrik 2022, 21:18
F.M
Merita Hajdari
TIRANË- Merita Hajdari, e cila prej vitesh mbledh kanaçe për të siguruar jetesën por së fundmi ka ...