LIVE UPDATES
Politike

Komisioni “Xhafaj”, gjetjet e ekspertëve për administratën dhe shërbimet digjitale/ Propozohet rishikimi i ligjit për rregullat e etikës

Qëllimi i kësaj tryeze dhe rreth 11 të tjerave të ngjashme që do të zhvillohen në ditët e ardhshme, është për konsultimin e draftit dhe finalizimin e Dokumentit Analitik.

4 Nëntor 2024, 20:16 Nga ZH.LL
Komisioni “Xhafaj”, gjetjet e ekspertëve për
Tryeza për Dokumentin Analitik

TIRANË- U zhvillua sot në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, tryeza e hapur për debat publik për konsultimin e Dokumentit Analitik, me temë “Integriteti i Administratës Publike dhe Ofrimi i Shërbimeve Digjitale për parandalimin e Korrupsionit”. Qëllimi i kësaj tryeze dhe rreth 11 të tjerave të ngjashme që do të zhvillohen në ditët e ardhshme, është për konsultimin e draftit dhe finalizimin e Dokumentit Analitik.

Nën moderimin e Adrian Hackaj, drejtor i Kërkimeve në Institutin për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI), morën pjesë në këtë tryezë përfaqësues nga institucionet shtetërore, agjencitë ligjzbatuese, institucionet e pavarura, shoqëria civile, universitetet publike e jopublike, komuniteti i biznesit, si dhe disa anëtarë të Komisionit të Posaçëm. Të pranishëm ishin gjithashtu edhe ekspertë dhe përfaqësues të huaj të atashuar pranë Komisionit nga: Delegacioni i BE-së, Ambasada Amerikane në Tiranë, Prezenca e OSBE-së, UNDP etj.

Fokusi i tryezës ishte prezantimi i gjetjeve kryesore nga grupi i ekspertëve dhe çështje të nevojshme për konsultim dhe debat publik lidhur me integritetin në administratën publike, me qëllim parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe shërbimet digjitale të ofruara prej saj.

Prezantimin e gjetjeve kryesore e bëri Geron Kamberi, nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG) dhe Iris Aliaj, nga Qendra për Drejtësi Gjinore. Ndër të tjera, ekspertët vlerësojnë se analiza e situatës së etikës dhe integritetit të Administratës Publike në Shqipëri merr një vlerë të veçantë për të pasur një administratë në standardet europiane dhe e përkushtuar në shërbimin ndaj qytetarëve. Lidhur me gjetjet dhe problematikat për këtë çështje, ekspertët u shprehën për mungesën e një zinxhiri të qartë hapash, procedurash dhe afatesh kohore kur ka raste të shkeljeve të Kodit të Etikës dhe integritetit nga ana e zyrtarëve apo nëpunësve publikë, apo në rastet kur denoncohen nga qytetarë, media dhe grupe interesi.

Ekspertët rekomanduan rishikimin e ligjit për rregullat e etikës në administratën publike, rishikimin e ligjit për konfliktin e interesin, krijimin e një kulture tjetër për rrjetin e sinjalizuesve dhe mbrojtjes së sinjalizuesve, etj. Lidhur me gjetjet dhe problematikat për pjesën e korrupsionit, ekspertët nënvizuan rëndësinë e ndërmarrjes së mekanizmave më të përshtatshëm për të siguruar transparencë, por dhe integritetin e institucioneve, në sektorët me risk të lartë. Ekspertët propozuan harmonizimin dhe njehsimin e legjislacionit për parandalimin e korrupsionit dhe integritetin e zyrtarëve të lartë publikë, përmes njëtrajtësimit të procedurave dhe autoriteteve zbatuese, duke sugjeruar pasjen e një Kodi të Integritetit publik. Njëkohësisht, sipas ekspertëve, nevojitet plotësimi dhe rishikimi i kuadrit rregullator i veprimtarisë së administratës qëndrore dhe vendore për konfliktin e interesit, në përputhje me standardet e BE-së, krijimin e një regjistri për shkeljet e evidentuara nga nëpunësit publikë, etj.

Përfaqësuesi i Delegacionit të OSBE-së, z.Aleksandar Maskovic, ofroi mbështetje me ekspertizën e nevojshme për rishikimin legjislacionit, në rast se lind nevoja. Më pas pjesëmarrësit ngritën pyetje lidhur me problematikat që shfaq metodologjia e zbatimit, nevojën për një analizë postlegjislative, etj.
Paneli i dytë me temë “Ofrimi i shërbimeve digjitale” u drejtua nga Prof. Dr. Migena Leskoviku, Instituti i Studimeve Evropiane (ISE), Universiteti i Tiranës. Gjatë prezantimit znj.Leskoviku paraqiti një analizë të reformës së thellë që ka ndërmarrë vendi për modernizimin e ofrimit të shërbimeve publike për qytetarët dhe biznesin përmes e-Albania, ndryshimin që ka sjellë në perceptimin e qytetarëve në lidhje me komunikimin me institucionet shtetërore, si dhe vlerësimin që ka marrë kjo qasje ndaj digjitalizimit të shërbimeve nga organizatat ndërkombëtare si: OKB, BE, OECD/SIGMA.

Pavarësisht përpjekjeve për të përmirësuar kapacitetet e burimeve njerëzore, ekspertët vlerësojnë se mbetet një hendek në përgatitjen e plotë të administratës për të përdorur teknologjinë e re dhe rekomanduan disa zgjidhje dhe drejtimet ku mund të ndërhyhet.

Ndër të tjera ekspertja sugjeroi konsolidimin e kuadrit ligjor për shërbimet digjitale, sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e të dhënave dhe harmonizimi i tij i plotë me legjislacionin e BE-së; garantimin e aksesit të barabartë në shërbimet digjitale dhe trajtim të barabartë për të gjithë, rritje të aksesit në shërbimet digjitale në tërësi dhe posaçërisht në zonat rurale; zgjerimin e ndërveprimit mes institucioneve publike dhe sektorit privat; Rritjen e investimeve në infrastrukturën digjitale dhe forcimi i kapaciteteve administrative; rritjen e ndërgjegjësimit për shërbimet online dhe edukimi digjital, etj.

Ekspertët iu përgjigjën pyetjeve për përfshirjen e inteligjencës artificiale në ofrimin e shërbimeve publike, aftësitë digjitale në administratën publike, referimet në vakumet institucionale dhe administrative të konstatuara për përafrimin me legjislacionin e BE-së, etj.

Në përfundim të takimit, deputetja dhe anëtarja e Komisionit të Posaçëm, Milva Ekonomi tha se puna do të vijojë me tryeza të tjera dhe forumet e dialogut nëpër Shqipëri. Sipas saj në finale të këtij procesi do të kemi një Dokument Analitik më të përditësuar dhe një Plan Pune, i cili ka një kornizë monitorimi. Ekonomi iu bëri ftesë edhe organizatave të tjera të shoqërisë civile për të kontribuar në pasurimin dhe finalizimin e Dokumentit Analitik.

Ekspertët do të reflektojnë në këtë dokument edhe gjetje të Progres Raportit të fundit, i cili nuk ishte ende publik në kohën kur është punuar për draftin e parë. Faqja web e Komisionit të Posaçëm, ku janë publikuar tashmë përmbledhjet ekzekutive për shtyllën e parë, Mirëqeverisjen, është gjithashtu një hapësirë për gjithëpërfshirje të kujtdo që kërkon të kontribuojë në këtë proces. Diskutimin e plotë të kësaj tryeze e gjeni në galerinë e videove të publikuara në faqen e komisionit.

Tryeza e radhës me temë “Parandalimi i korrupsionit në sektorin privat dhe ndërtimi i një shoqërie me integritet përmes rolit të shoqërisë civile”, do të zhvillohet nesër, datë 5 nëntor, në orën 16:00 në Kuvend.

dokumenti analitik tyreza e hapur gjetja e eksperteve

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë