All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Koncensioni për Amfiteatrin/ Zhupa nga Durrësi: S’ka transparencë për prishjen godinave të banorëve

Ajo shton se të gjithë banorët e zonës do të largohen nga shtëpitë e tyre.

9 Tetor 2022, 23:16 Nga F.M
Koncensioni për Amfiteatrin/ Zhupa nga Durrësi: S’ka
Ina Zhupa
All - Paragraf - 1

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar shkatërrimin e Durrësit, që sipas saj po ‘zhvishet’ nga vlerat e trashëgimisë kulturore. E ndodhur në Durrës, Zhupa thotë se Amfiteatri i Durrësit, banjat romake, forumi bizantin parashikohen në planin e ri të Ministrisë së Kulturës që të jepen me koncesion. Ajo shton se të gjithë banorët e zonës do të largohen nga shtëpitë e tyre.

Postimi i plotë

Durrësi është simboli i qytetit në të cilën është shkatërruar trashëgimia kulturore dhe nuk ka pasur asnjë sens për ta mbrojtur identitetin dhe historinë tonë të përbashkët. Dhe pikërisht në Durrës ndodhem në Amfitetarin e Durrësit, ne kemi bërë një betejë për trashëgiminë kulturore duke u nisur që nga koncesioni i Butrintit. Por mesa duket ai nuk do të jetë koncesioni i vetëm. Kjo perlë, Amfiteatri i Durrësit banjat romake, forumi bizantin parashikohen në planin e ri të menaxhimit të Ministrisë së Kulturës bashkë më ADF-n të jepen më koncesion. Me siguri përfituesi do të jetë i njëjtë më Butrintin por, edhe në qoftë i ndryshëm parimi është i njëllojtë, do ti jepet një privati.

Do ti jepet një privati pikërisht zona historike, zona arkeologjike, zona me bileta aty ku prodhohen të ardhurat dhe aty ku vijnë paratë. Kjo strategji e Ministrisë së Kulturës e ka rrugën e hapur nga ligji i trashëgimisë kulturore i vitit 2018. Ligj ky që parashikon që çdo fondacion privat mund të marrë me koncesion pasurinë tonë kombëtare trashëgiminë tonë kulturore. Pikërisht për këtë unë kam kërkuar ndryshimin e neneve që i hapin rrugë privatit për ta marrë, dhe administrimin e pasurive kulturore vetëm nga shteti ose nga fondacione publike ku shteti ka rolin mazhoritar. Kjo është ndarja që në kemi në mënyrën e menaxhimit të trashëgimisë kulturore, duam ta ruajmë identitetin, duam ta ruajmë historinë, duam ti përgjigjemi brezave të ardhshëm apo duan ta trajtojmë si mall tregtar, që ja japin një privati për interesat e pasurimit.

Këto janë rrugët dhe ne kemi mundësinë që ti tregojmë çdo shqiptari që beteja jonë është e vërtet dhe që beteja jonë do të vazhdojë. Koncesioni i Durrësit është koncesioni i radhës ku ne do të bëjmë betejë, ashtu siç nuk do ta lëmë pa e dërguar në Gjykatën Kushtetuese koncesionin e Butrintit. Ne besojmë se shqiptarët meritojnë të kenë një histori të përbashkët, meritojnë të kenë identitet të mbrojtur dhe të ruajtur nga shteti. Projekti i Durrësit bëhet edhe më tragjik kur mendon fatin edhe të banorëve të cilët kanë një jetë që jetojnë rreth e qark kësaj zone dhe parashikohet që do të largohen nga shtëpitë e tyre, por pa transparencë pa u thënë se ku do të shkojnë, pa u thënë se si do të realizohet transferimi i tyre, kur kanë prona me vlera të tjera në mes të qytetit parashikohen për ti çuar në Spitallë apo në zonat të tjera. Ky projekt ka shumë pikëpyetje, jo vetëm për trashëgiminë kulturore, por edhe për interesin e drejtpërdrejtë të qytetarëve të Durrësit. Ndaj edhe ne do ta ndjekim hap pas hapi beteja jonë për trashëgiminë kulturore është betejë për Shqipërinë.

Çfarë është planifikuar për Durrësin?

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Fondacioni që mori në dorë Parkun e Butrintit ka një plan edhe për Durrësin. Dosja.al publikoi dokumentin në korrik të këtij viti dhe shkruante se qyteti bregdetar me një trashëgimi kulturore 3 mijë vjeçare do të jetë në duart e privatit me ‘lejen’ e Ministrisë së Kulturës Elva Margariti dhe të gjithë stafit të ministrisë. Këtu përfshihen Arta Dollani, drejtoresha e IKTK-së, Kozeta Angjeliu dhe Rudina Zoto. Plani i Menaxhimit të Integruar të Zonave Arkeologjike Durrës nis me falenderime të mëdha për Institucion Shqiptar të Arkeologjisë si dhe drejtorit të Përgjithshëm, Luan Përzhita, kryetares së bashkisë Emirjana Sako e nënkryetarit të bashkisë Florian Tahiri. Pikat më kryesore janë Amfiteatri, Vollga dhe lagjet me shtëpiza të vjetra në veri të godinës së Bashkisë. PMI parashikon përdorimin e amfiteatrit si një vend kryesor për eventet muzikore dhe artistike. Një pozicionim i tillë do të lejojë Durrësin të diferencohet nga destinacionet e afërta mesdhetare. Në shkresë thuhet se do të përqëndrohen në rrugën e mureve në pjesët e tyre jugore dhe perëndimore, duke përfshirë strukturat imponuese të ruajtura nën kullën mbi Portik. Në planet e Fondacionit është edhe zona në veri të Sheshit të Bashkisë, struktura e vjetër urbane e së cilës është ruajtur, por janë ndërtuar disa ndërtesa moderne.

ina zhupa aadf per durresin

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë