LIVE UPDATES
Politike

Koncesioni i sterilizimit, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Spahia: Qeveria ka qëllim përfitimin

Sipas deputetit të PD, Bardh Spahia, pas datës 20 të çdo muaji, në QSUT ndalohen analizat laboratorike, duke lënë pacientët pa shërbim dhe duke i detyruar të presin ose të paguajnë privatisht.

31 Mars 2026, 11:19 Nga I.A
Koncesioni i sterilizimit, PD kërkon interpelancë me ministren e
Bardh Spahia

TIRANË- Partia Demokratike denoncon publikisht skandalin më të fundit me koncesionin e Sterilizimit që tashmë prej disa javësh i ka kaluar shtetit, duke akuzuar se qytetarët nuk kanë mundësi të kryejnë analizat. Sipas deputetit të PD, Bardh Spahia, pas datës 20 të çdo muaji, në QSUT ndalohen analizat laboratorike, duke lënë pacientët pa shërbim dhe duke i detyruar të presin ose të paguajnë privatisht.

Spahia shtoi duke thënë se qytetarët përballen me vonesa, mungesë shërbimi dhe kosto shtesë. Ai akuzoi qeverinë se edhe në këtë rast, nëpërmjet koncesionit që tashmë është bërë shtetëror, kërkon përfitime, duke i bërë thirrje SPAK që të hetojë.

Sakaq demokrati kërkoi interpelancë me ministren e Shëndetësisë për të dhënë shpjegime mbi situatën dhe përdorimin e fondeve, si dhe bëri thirrje për reagim ndaj asaj që e cilësoi si krizë në sistemin shëndetësor.

“Sot jemi dëshmitarë të një akti kriminal dhe të paprecedentë që po konsumohet në kurriz të jetës së qytetarëve shqiptarë. Pas datës 20 të çdo muaji, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) ndërpret kryerjen e analizave laboratorike, duke lënë mijëra pacientë në mëshirë të fatit. ​Ky nuk është thjesht një dështim administrativ; ky është një krim i hapur kundër jetëve të bashkqytetarëve tanë. Kam pritur prej shumë kohësh që Ministria e Shëndetësisë, si autoritet përgjegjës, të marrë masa për të rikthyer normalitetin e analizave laboratorike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në të vërtetë, nuk kam pasur ndonjë iluzion se diçka do të ndryshonte shpejt nga ky realitet skandaloz gati 10-vjeçar.

Ajo që ndryshoi, për herë të parë, ishte pranimi i problemit: Ministrja e Shëndetësisë e tha vetë se sistemi ka probleme dhe premtoi se do ta rregullojë “brenda vitit”. Por që nga ai moment, qeveria, në vend që të merrej me zgjidhjen e problemit, është marrë me ndryshimin e së vërtetës. Një e vërtetë që, për vite me radhë, është mohuar nga Kryeministri dhe çdo ministër tjetër i shëndetësisë. Tani që kemi edhe pohimin e vetë Ministres së Shëndetësisë, nuk ka më asnjë dilemë nëse problemi ekziston apo jo. Tani mbetet vetëm një pyetje: Pse kjo ndodh çdo muaj? Dhe një tjetër po aq e rëndësishme: Kush mban përgjegjësi për këtë situatë që përsëritet rregullisht?

Për koncesionin e analizave laboratorike nuk ka dy të vërteta. Ka vetëm një: ky sistem është ndërtuar nga qeveria Rama për të mbrojtur koncesionarin, jo qytetarin. ​Ndërkohë që qytetarëve u thuhet se “nuk ka buxhet” për analizat bazë, ne shohim se si paratë e taksapaguesve derdhen lumë në projekte korruptive. ​Kanë para për të ndërtuar struktura hoteliere dhe parkingje fitimprurëse brenda territorit të QSUT-së, por nuk kanë para për analizat që shpëtojnë jetë pacientësh. Miliona euro vazhdojnë të paguhen për inceneratorë që nuk ekzistojnë, për aferën korruptive të sterilizimit dhe skemat e errëta të “Tigrit 1” dhe “Tigrit 2”. Si mund të justifikohen 50 milionë euro shtesë për një tunel dhe rrugë me kosto marramendëse, kur spitali më i madh në vend nuk ofron dot një analizë elementare? Shqiptarët e ndershëm paguajnë taksa por nuk marrin as minimunin e shërbimeve mbrapsht dhe përballen vetëm me vjedhje në cdo institucion dhe zyrë shteti. ​Lekët janë aty, por vidhen në kurriz të shëndetit të popullit!

Mënyra si është ndërtuar kjo kontratë e përcakton qartë: kur buxheti i parashikuar shkon drejt fundit, ndalet shërbimi normal për qytetarin dhe rrezikun e merr përsipër vetëm qytetari. Sepse është qytetari ai që: pret me javë, shtyn analizat ose detyrohet të paguajë nga xhepi. Ky nuk është thjesht një problem teknik. Ky është një model qeverisjeje që vendos në qendër përfitimin e koncesionarit, jo shërbimin cilësor për pacientët. ​Sipas të dhënave të Organizata Botërore e Shëndetësisë, mbi 60% e shpenzimeve për shëndetin në Shqipëri paguhen drejtpërdrejt nga xhepi i qytetarëve. Kjo do të thotë se shumica e shqiptarëve paguajnë vetë për analiza, vizita apo trajtime, sepse nuk i marrin dot në kohë nga sistemi publik. ​Përballë këtij kolapsi total, ne kërkojmë Interpelancë me Ministren e Shëndetësisë.

​Ministrja duhet të dalë menjëherë para shqiptarëve dhe të japë llogari: Pse janë ndalur analizat? Ku kanë shkuar fondet e dedikuara për laboratorët? Si mundet që luksi i hoteleve dhe rrugëve të florinjta të ketë prioritet para jetës së një pacienti që pret në radhë te QSUT? ​Çdo orë vonesë në dhënien e llogarisë është një dënim me vdekje për ata që nuk kanë mundësi t’i drejtohen spitaleve private. Nga ana tjetër e konsiderojmë të papranueshme edhe mungesën e hetimit dhe marrjen e masave për këtë kontratë nga ana e SPAK. Ndërkohë që askush nuk ka shkuar para drejtësisë, të vetmit që paguajnë koston e korrupsionit në shëndetësi dhe koston e zvarritjes sëhetimeve janë shqiptarët. ​Të nderuar bashkëqytetarë, mjekë dhe intelektualë, heshtja në këtë moment është bashkëfajësi. Kjo nuk është më çështje politike, është çështje mbijetese. Mos lejoni që paratë e djersës suaj të kthehen në vila dhe llogari bankare të pushtetarëve, ndërkohë që ju dhe të afërmit tuaj sorollateni dyerve të spitaleve pa marrë shërbimin minimal. ​Mjaft me vjedhjen e jetës! Të reagojmë sot për atë që njeriu ka më të shtrenjtë: SHËNDETIN DHE JETËN! Kur vjedhja vret shendetin mbetet vetem nje ilaç, guximi yne per te mbrojtur jeten,“ tha Spahia./Dosja.al

partia demokratike bardh spahia evis sala

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj