LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha: Vendim skandaloz për Rrogozhinën! “Mirupafshim” nëse gjeni një dokument për mua. Rama "luan" me Kosovën se po i afrohet dosja "Mcgonigal"

•Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot farsën elektorale. •Berisha foli për vendimin e Kolegjit Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë, ku u shpreh se votimi në këtë bashki nuk plotësonte asnjë kusht ligjor në të gjitha qendrat. •Kryedemokrati ka deklaruar se nëse paraqitet një dokument i cili vërteton akuzat për shpalljen e tij “non grata”, ai iu thotë “mirupafshim”. •Berisha u shpreh se nuk pranon asnjë akuzë e cila është ngritur mbi shpifje, e ato që i cilëson si trillime të ulta mafioze. •Në konferencën e tij të përjavshme për shtyp, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se anulimi i mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Kosovës në 13 qershor, lidhet me rrëmbimin e 3 policëve të rrëmbyer nga forcat serbe në veri në datën 14 qershor.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

“Do vijoj betejën për non-grata”, Berisha: Nëse paraqitet një dokument i vetëm, ju them mirupafshim

Berisha: Vendim skandaloz për Rrogozhinën! “Mirupafshim”
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se nëse paraqitet një dokument i cili vërteton akuzat për shpalljen e tij non grata “ju them mirupafshim”. Kryedemokrati Sali Berisha, në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët, tha se nuk pranon asnjë akuzë e cila është ngritur mbi shpifje, e ato që i cilëson si trillime të ulta mafioze.

“Po qëndroj me një motivacion maksimal kundër një padrejtësie që ka në bazë korrupsionin transnacional shqiptaro-ndërkombëtar. Po qëndroj më i motivuar se kurrë ndaj një përpjekje për të shkatërruar opozitën shqiptare. Asgjë nuk më impresionon mua, jo, fare. Nëse një dokument i vetëm paraqitet, ju them mirupafshim. Asgjë nuk pranoj unë mbi bazë shpifje, trillime të ulta mafioze, që kanë në bazë korrupsionin politik, monetar, korrupsionin erotik. Kemi të bëjmë me një vijë të kuqe që nuk e tejkaloj. Do të vazhdoj përpjekjen e kësaj beteje, derisa të bind shqiptarin e fundit se vendi do të ketë një opozitë të pavarur, se korrupsioni transnacional është një rrezik i madh kombëtar për demokracinë dhe ekzistencën e kombit shqiptar”, përfundoi Berisha.

3 VITE ME PARE

Orban në Tiranë, por s'e takoi/ Berisha: Është një mik i çmuar, nuk kam dhe nuk ka kërkuar takim

Berisha: Vendim skandaloz për Rrogozhinën! “Mirupafshim”
Sali Berisha

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për kryeministrin hungarez Viktor Orban, duke e cilësuar si një mik të çmuar. Në të njëjtën kohë zbulon se nuk ka kërkuar takim me të, dhe e njëjta gjë ka ndodhur dhe me palën tjetër. Ndër të tjera, Berisha e cilëson Hungarinë si një vend mik të shqiptarëve.

"Orban është një mik i çmuar, nuk kam kërkuar dhe nuk ka kërkuar takim. Viktor Orban është një mik i çmuar, ndaj të cilit unë ruaj marrëdhëniet dhe respektin tim.

Hungaria është një vend mik i shqiptarëve. Nuk kam kërkuar dhe nuk ka kërkuar të më takojë. Kjo nuk humb aspak marrëdhëniet tona me partinë e tij dhe me atë personalisht".

3 VITE ME PARE

Ribëhen zgjedhjet në Rrogozhinë, Berisha: Gjykata e kontrolluar, shpalli të gjithë zonën e pavlefshme për një qendër votimi

Berisha: Vendim skandaloz për Rrogozhinën! “Mirupafshim”
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha foli për vendimin e Kolegjit Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë. Në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët, Berisha u shpreh gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët se votimi në këtë bashki nuk plotësonte asnjë kusht ligjor në të gjitha qendrat.

"Çdo ditë që kalon, farsa elektorale nxin edhe më shumë, bëhet më e zezë. Hapjet e dokumenteve dëshmojnë se me 14 maj, shqiptarët përjetuan një farsë të tillë që mund të mbahet mend vetëm në kohërat e diktaturës. Në mënyrë antiligjore po sillen edhe organet e trajtimit të ankesave. Flamurin e lakejve të regjimit e mban si gjithnjë drejtuesi i KAS, por paralel ecin edhe institucionet e tjera. Dje, në Kolegjin Elektoral u shqyrtua dosja e Rrogozhinës, në të cilën kutia e burgut të Rrogozhinës nuk plotësonte asnjë kusht ligjor të një qendre të votimit. Pra, para çdo gjykatësi me minimumin e integritetit profesional, ajo shpallej e pavlefshme. Dhe tani gjykata, në një vendim të kontrolluar, shpalli të gjithë zonën të pavlefshme për një qendër votimi. A ka logjik njerëzore të dënosh 10 mijë, 15 mijë, sa mund të jenë zgjedhësit e Rrogozhinës, për manipulimin? Në vend që gjykata të kërkonte dënimin si kriminel elektoral të Ulsi Manjës, Erion Veliajt dhe drejtorit të burgut të Rrogozhinës, që stisën qendrën e votimit në burg për të ndryshuar rezultatin. Skandaloz është votimi i dokumentuar në Kuçovë. Ju do shihni aty të gjithë mekanizmat e manipulimit të votës brenda qendrës së votimit. Ju do shihni përpjekjet për të fshehur nga KAS këto mekanizma. Kështu janë pjesa dërrmuese e të gjitha bashkive për të cilat janë paraqitur ankesat. Pra, edhe njëherë me 14 maj nuk kishte zgjedhje, por farsë zgjedhore,"-tha Berisha. 

3 VITE ME PARE

Rrëmbimi i policëve në Serbi/ Berisha bën lidhjen: Mos u çudisni po të fluturojë Rama me "Ismailin" dhe t'i sjellë në Tiranë

Berisha: Vendim skandaloz për Rrogozhinën! “Mirupafshim”
Sali Berisha

TIRANË-  Kryedemokrati Sali Berisha ka mbajtur këtë të premte konferencën e tij të përjavshme me gazetarët, ku u ndal edhe tek 13 Qershori, datë që sipas tij shënon lidhjen mes dy ngjarjeve. Në fjalën e tij, Berisha tha se anulimi i mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri është e lidhur me rrëmbimin e 3 efektivëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe. Ai tha se nuk ka fakte për këtë konstatim, por shtoi se këto dy ngjarje në të njëjtën ditë nuk mund të jenë thjesht rastësi.

"Do rikthehem në një moment në ngjarjet e datës 14 qershor. Me 13 qershor, Edi Rama anuloi takimin e parashikuar në kuadrin e Lidhjes së Prizrenit, mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës në Gjakovë. Me 14 pasdite, Putini i vogël rrëmben në një praktikë që mund ta shihni vetëm në kufirin e Koresë së Veriut me Korenë e Jugut, edhe aty nuk guxon ta praktikojë Kim Jong-un të rrëmbejë njerëz me uniformë në mënyrën më kriminale. Siç e patë ju, Edi Rama tha se unë hesht se po pres. A ishin të lidhura këto veprime kundër Kosovës njëra me tjetrën? Koincidenca flet shumë. Unë fakte nuk kam për lidhjen konkrete mes dy ngjarjeve, por duke pasur parasysh se Edi Rama është publikisht i njohur si një argat i Vuçiçit, edhe mëkat t’i lidhësh nuk është. As të nesërmen, Edi Rama nuk shqipëron një fjalë as për rrëmbim, as për të dënuar aktin. Mos u çudisni kur të vrapojë në Beograd me ‘Ismailin’ dhe t’i sjellë në Tiranë se i duhet të tregojë një peshë për të lehtësuar veten përpara procesit McGonigal. Gjithçka po e bën për mbijetesën para një procesi që i qëndron si Shpata e Damokleut dhe nuk ka forcë në botë që mund ta shpëtojë. Pra, siç e shihni ky është një skenar i përkeqësimit të krizës, në një kohë kur kërkohet shpërshkallëzimi i saj, shtensionimi i saj. Rama dhe Vuçiç po e acarojnë atë. Rama dhe Vuçiç po koordinojnë gjithnjë në projektin e tyre të mëparshëm. Çdo ditë Vuçiç, njeriu që e ka vendin në Hagë, flet për luftë. Thotë se Albin Kurti do luftë, si mund të dojë një vend pa ushtri luftë? Luftë do ai me vëllain e tij në Tiranë, sepse duan ndarjen e Kosovës. Prandaj i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të jetë i vëmendshëm ndaj veprimeve të këtyre dy autokratëve famëzinj. Përsëris thirrjen time ndaj autoriteteve të Kosovës që të bashkëpunojnë për shtensionimin e situatës dhe rikthimin sa më parë te Marrëveshja e Ohrit si një marrëveshje e cila në vlerësimin tim, jep një përparim të madh në maarrëdhëniet mes dy vendeve,"-tha Berisha.

berisha 16 qershor 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet