Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Në kuadër të vizitës, Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim dypalësh me homologun e tij, Kryeministrin e Estonisë Kristen Michal në Shtëpinë Stenbock, i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve, si dhe do të mikpritet nga Presidenti i Estonisë Alar Karis, në zyrën e tij.
ESTONI- Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë pune në Tallinn, Estoni, me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën Lennart Meri 2026, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të debatit mbi politikën e jashtme, sigurinë dhe sfidat gjeopolitike globale, e organizuar këtë vit nën moton “Fati i favorizon të guximshmit”.
Kryeministri është i ftuar në panelin hapës “Një Urë mbi Ujëra të Trazuara: Kapitulli i Ardhshëm i Bashkëpunimit Transatlantik”, përkrah liderëve dhe përfaqësuesve të lartë euroatlantikë ku diskutimi do të fokusohet në të ardhmen e partneritetit transatlantik, forcimin e shtyllës europiane të NATO-s, sfidat e sigurisë globale dhe rolin e Ukrainës në arkitekturën e re të sigurisë europiane.
Në kuadër të vizitës, Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim dypalësh me homologun e tij, Kryeministrin e Estonisë Kristen Michal në Shtëpinë Stenbock, i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve, si dhe do të mikpritet nga Presidenti i Estonisë Alar Karis, në zyrën e tij.
Gjatë qëndrimit në Tallin, Rama dhe delegacioni shqiptar do të vizitojnë Qendrën e Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike Bashkëpunuese të NATO-s, ku do të takohen me drejtuesit e qendrës dhe do të njihen me veprimtarinë dhe rolin e saj në forcimin e mbrojtjes kibernetike në kuadër të NATO-s.
Pjesë e agjendës është edhe vizita në Memorialin e Viktimave të Komunizmit në Maarjamäe, si dhe ndalesa në e-Estonia Briefing Centre, një nga qendrat më të njohura ndërkombëtare të inovacionit dhe qeverisjes digjitale. Gjithashtu Rama do të japë një intervistë për të përditshmen estoneze Postimees, mbi perspektivën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kuvendi miratoi dje një rezolutë për Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ku edhe opozi...
Hashim Thaçi HAGË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se demokracia në Kosovë po përballet me sfid...
Hashim Thaçi HAGË- Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar nga Haga për fëmijërinë e tij, kohën ...
Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale (ish-Tribunali i Hagës) ia ka hedhur poshtë përsëri kërkesën Ratko Mll...
TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj gjatë një interpelance me zv. kryeministren Albana Koçiu në Parlament ka k...
Mirlinda Karçanaj TIRANË- Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka deklaruar se nuk pret që ta besojë njeri, pas...
Mirlinda Karçanaj TIRANË- Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka folur për jetën personale, pasurit&...
Mirlinda Karçanaj TIRANË- Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, ka folur lidhur me akuzat për abuzime me tendera dhe ndryshi...
Mirlinda Karçanaj TIRANË- Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka komentuar për herë të parë publikish...
Mirlinda Karçanaj TIRANË- Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila është nën hetim nga SPAK&nb...